Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas atentatit, tjetër kërcënim për kryeministrin sllovak: I dërgojnë një plumb

By: fra nc

Kryeministri sllovak Robert Fico ka marrë një tjetër kërcënim me vdekje pas përpjekjes për ta eliminuar fizikisht në muajin maj.

Mediat e huaja shkruajnë se në adresë të kryeministrit sllovak ka mbërritur një zarf me një plumb brenda.

Policia vendase vijon punën për të bërë të mundur identifikimin e personave që kanë dërguar mesazhin kërcënues në drejtim të kryeministrit.

Kërcënimi vjen pas atentatit ndaj Ficos, që tronditi Sllovakinë dhe Evropën. Autori i sulmit, një 71-vjeçar i quajtur Juraj Cintula, pretendoi se veprimi i tij erdhi si pasojë e kundërshtisë që ai kishte me politikat e qeverisë aktuale. Fico pësoi lëndime serioze dhe iu nënshtrua disa operacioneve për të shpëtuar jetën e tij.

Pas atentatit, Fico fajësoi opozitën për ngjarjen, ndërsa sulmi nxori në pah përçarjet e thella në shoqërinë sllovake. Autori i atentatit, Cintula, është arrestuar dhe përballet me akuza për terrorizëm, për të cilat rrezikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pas atentatit, tjetër kërcënim për kryeministrin sllovak: I dërgojnë një plumb appeared first on Euronews Albania.

Pas tentimvrasjes në maj, kryeministri sllovak tani merr një zarf me plumb brenda

Kryeministri sllovak Robert Fico ka pranuar një zarf që përmbante një plumb.

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb, që është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, u tha nga zyra për informim e kryeministrit sllovak, transmeton Telegrafi.

Zarfi aktualisht po ekzaminohet nga stafi i zyrës sllovake për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.

Në maj, Fico ishte qëlluar në qytetin Handlova, pasi një takimi që pati me zyrtarë të kabinetit të tij.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se Ficos iu afruan disa persona që e përshëndesnin – dhe ishte ai momenti kur disa të shtëna armësh u dëgjuan. Kryeministri përfundoi i rrëzuar në tokë.

Ai ishte plagosur në gjoks dhe abdomen, kurse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë për javë të tëra.

Tentimvrasja ishte kryer nga 71-vjeçari Juraj Cintula që mund të ketë lidhje me grupin paramilitar pro-rus Slovenski Branci. /Telegrafi/

The post Pas tentimvrasjes në maj, kryeministri sllovak tani merr një zarf me plumb brenda appeared first on Telegrafi.

❌