Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas tentimvrasjes në maj, kryeministri sllovak tani merr një zarf me plumb brenda

Kryeministri sllovak Robert Fico ka pranuar një zarf që përmbante një plumb.

“Mund të konfirmojnë se zarfi përmbante një plumb, që është dërguar në adresën e kryeministrit të Sllovakisë”, u tha nga zyra për informim e kryeministrit sllovak, transmeton Telegrafi.

Zarfi aktualisht po ekzaminohet nga stafi i zyrës sllovake për mbrojtjen e zyrtarëve publikë dhe misioneve diplomatike.

Në maj, Fico ishte qëlluar në qytetin Handlova, pasi një takimi që pati me zyrtarë të kabinetit të tij.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se Ficos iu afruan disa persona që e përshëndesnin – dhe ishte ai momenti kur disa të shtëna armësh u dëgjuan. Kryeministri përfundoi i rrëzuar në tokë.

Ai ishte plagosur në gjoks dhe abdomen, kurse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë për javë të tëra.

Tentimvrasja ishte kryer nga 71-vjeçari Juraj Cintula që mund të ketë lidhje me grupin paramilitar pro-rus Slovenski Branci. /Telegrafi/

The post Pas tentimvrasjes në maj, kryeministri sllovak tani merr një zarf me plumb brenda appeared first on Telegrafi.

❌