Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar

By: fra nc

Plani për fitoren i Volodymyr Zelenskyt nuk e ka bindur administratën amerikane. Kështu shrkuan e përditshmja “Wall Street Journal”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas gazetës prestigjioze, administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji globale dhe nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë për më shumë armatime dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Nuk kam mbetur i impresionuar. Ky plan nuk ka asgjë të re”, ka deklaruar një funksionar i lartë i administratës amerikane.

Zelensky pritet t’ia prezantojë planin personalisht presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.

Por me ish-presidentin, lideri ukrainas pritet të mos e ketë të lehtë. Së pari, burime të afërta me Trump kanë deklaruar se ai mund të mos e presë në takim Zelenskyn.

Së dyti, në një miting të mbajtur në Karolinën e Veriut, vetë Trump ka vlerësuar lidershipin e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se është një mik i ngushtë i tij.

Gjithashtu, Trump nuk e ka fshehur kurrë antipatinë e tij për Zelenskyn për marrjen e fondeve amerikane, por edhe ndaj Evropës, të cilën e akuzon se nuk bën sa duhet për zgjidhjen e konfliktit.

“Zelensky është përfituesi më i madh në histori. Sa herë që vjen këtu largohet me 60 miliardë dollarë në xhep”, ka deklaruar ish-presidenti, duke shtuar se, për më tepër, presidenti ukrainas preferon fitoren e Harris në zgjedhjet e nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar appeared first on Euronews Albania.

Zelensky pranon negociatat me Putin: Rrugëdalje diplomatike, për të ndaluar luftën

By: M C

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për ABC News tha me bindje të plotë se lufta me Rusinë mund të përfundojë më shpejt sesa mendohet.

“Unë mendoj se ne jemi më afër paqes sesa mendojmë. Ne vetëm duhet të jemi shumë të fortë, shumë të fortë,” tha ai për ABC News.

Volodymy Zelensky ka treguar më shumë detaje rreth planit ku sqaron që nuk ka të bëjë më negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë por për të gjetur një rrugë tjeter diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia po tregohej e kujdesshme në lidhje me raportet e mediave për një plan ukrainas dhe shtoi se konflikti do të përfundonte vetëm kur të arriheshin synimet e Rusisë.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave Zelensky do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA Joe Biden ku do ti paraqesë një plan për fitoren e luftës kundër Rusisë. Një tjetër kërkesë pritet ti drejtohet Biden nga Presidenti i Ukrainës për të lehtësuar kufizimet në përdorimin e raketave me rreze të gjatë, të cilat mund të përdoren për të goditur thellë në Rusi.

The post Zelensky pranon negociatat me Putin: Rrugëdalje diplomatike, për të ndaluar luftën appeared first on Albeu.com.

❌