Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”  

By: fra nc

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

The post Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”   appeared first on Euronews Albania.

“Naim Frashëri, agjent i Soros apo i blerë nga Vuçiç?!”- Batutat e Ramës për krijimin e ‘Shtetit Bektashi”! A do të shkohet në Referendum? Ja si përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga qytetarët gjatë takimit në New Yok nëse propozimi për krijimin e Shtetit Sovran të Bektashinjve do të hidhet në referendum apo do votohet vetëm në Parlament. Për kreun e qeverisë tha se miratimi i kësaj nisme do të kalojë në një sërë procesesh, të cilat duhet të jenë konform
❌