Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Formula 1| Notat më të larta në Singapor dhe pas tij

By: rom ario

Rrugët e Marina Bay në Singapor ishin skena për një tjetër paraqitje spektakolare në bazë të së cilës është hartuar “Power Rankings” i rradhës në Formula 1…

-Pas eleminimit në Sesionin e 1-rë kualifikues në Azerbaixhan, Lando Norris i shndërroi rrugët e Singaporit në habitatin e tij ku pasi vendosi “pole position” ndaj rivalit Max Verstappen, kreu startin perfekt, kryesoi në përfundim të xhiros së parë dhe pas dominimit, fitoi një garë të tërën të tijën.

-Verstappen e filloi fundjavën në Marina Bay duke menduar më të keqen pasi holandezi dhe Sergio Perez u ankuan për mungesën e balancës së RB20s. Por nëse Perez vazhdoi kështu tërë fundjavën, Verstappen e ktheu garën në drejtimin e duhur me rradhën e parë të nisjes dhe limitimin e dëmeve në garën qe përfundoi në vendin e 2.

-Ashtu si këtë sezon por edhe shpesh në karrierën e tij, Nico Hulkenberg shkëlqeu në Provat Zyrtare. Ruajti të njëjtën paraqitje në garë duke ua vështirësuar jetën Fernando Alonso’s dhe rivalëve te Ferrar. Në fund ndihmoi skuadrën e Ayao Komatsu’t të arrijë vendin e 6 në klasifikimin e konstruktorëve.

-Ashtu si në Baku, Alonso mori gjithçka mundej nga Aston Martin në Marina Bay, duke u renditur në top 10 të shtunën dhe duke marrë pikë në ditën e Garës. Edhe për shkak të asaj që bëri Ferrari, spanjolli nuk arriti më shumë se vendi i 8 që nuk është keq në kushtet aktuale të makinës.

-Leclerc e nisi mirë në Singapor duke kryesuar Sesionin e 1-rë në Provat e Lira dhe një vend më poshtë në Sesionin e 2-të. Por në Provat Zyrtare pati vështirësi për shkak të tempreturave të gomave. I nisur nga vendi i 9-të, Leclerc dueloi me Hulkenberg dhe Alonso të cilët i parakaloi në pistë përpara se të merrte dhuratën nga Carlos Sainz dhe falë gomave të parakalonte Lewis Hamilton.

-Piastri u shfaq i frustruar pas të shtunës kur fajësoi veten për vendin e 5-të, më shumë se 4 të dhjetat nga “pole position” ku mbërriti Norris. Megjithatë australiani shkundi pluhurin dhe të dielën shfaqi përkushtim dhe grintë duke lënë pas Hamilton dhe Russell përpara se të renditej i 3-ti.

-Në mes të nxehtësisë, lagështisë dhe sektorëve të ngushtë në Marina Bay, Franco Colapinto bëri një tjetër paraqitje për tu vlerësuar në bordin e Williams. I barabartë me Alex Albon në Provat Zyrtare ai tregoi muskujt në parakalim në startin e Garës. Për një pjesë të mirë të saj ishte në zonën e pikëve por një parakalim nga Perez e zbriti në vendin e P11.

-Mercedes u bë e gjallë në sekuencat e fundit të së shtunës duke u renditur në vendet 3 dhe 4 por Hamilton u nis me goma të buta dhe Russell me të mesmet. Ndërkohë që 7 herë kampioni nuk mbajti dot mbrapa Piastri’n, Russell i rezistoi sulmit të Leclerc për vendin e 4.

-Hamilton la pas problemet në Provat Zyrtare duke iu bashkuar Norris dhe Verstappen në top3 në Singapor – pasi makina bëri gjithcka ai donte në një xhiro. Të dielën provoi të mbante pas rivalët e McLaren dhe Red Bull duke zgjedhur goma të buta. Por mbeti jashtë podiumit për shkak të hyrjes së shpejtë në bokse. Në fund u kënaq me vendin e 6, përpara Sainz dhe Ferrari’t.

-Fundjava e Sainz mori të tatëpjetën kur ai humbi kontrollin e Ferrari’t në fillim të sesionit të 3 kualifikues. Një ditë më pas rekuperoi ndjeshëm pas nisjes nga vendi i 10 duke e mbyllur garën 3 vende më lart.

-E mundi Valtteri Bottas por Zhou Guanyu mungon në top 10 të “Power Rankings”. Ai gjithashtu la pas rivalët Pierre Gasly dhe Daniel Ricciardo’n. Paraqitje të njëjtë bënë edhe Esteban Ocon me Yuki Tsunoda’n.

Ndërkohë në klasifikimin “Power Rankings” pas 18 garave, Leclerc, Russell dhe Hulkenberg rekuperuan nga dy vende. Colapinto ruajti vendin e 5 ndërsa u rikthye Albon. 5 të tjerët rekuperuan nga një pozicion, përfshi këtu edhe 3 vendet e para.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Formula 1| Notat më të larta në Singapor dhe pas tij appeared first on Euronews Albania.

❌