Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kraja: Diktatura po instalohet përmes gjyqeve, degradim total i një sistemi drejtësie

By: Oldi

Drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, Akil Kraja teksa iu referua vendimit të dënimit me një vit burg të ligjvënësit demokrat, Ervin Salainji tha se tashmë në Shqipëri po instalohet diktatura përmes gjyqeve. E ngjashme me gjyqet poltike të diktaturës, Kraja tha se vendimi për dënimin e Salianjit tregon se është prekur maja e […]

The post Kraja: Diktatura po instalohet përmes gjyqeve, degradim total i një sistemi drejtësie appeared first on BoldNews.al.

Qëndrimi i Ramës ndaj dënimit të Salianjit, i përgjigjet Bardhi: Keqpërdor gjykatat!

By: rom ario

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Bardhi shprehet se Rama është i pafytyrë dhe frikacak që përdor gjykatat për të dënuar pa ligje e prova eksponentët e opozitës.

Po ashtu Bardhi shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që bëri deputetë e kryebashkiakë trafikantët e drogës, vrasësit e përdhunuesit.

Reagimi i Bardhit:

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëndrimi i Ramës ndaj dënimit të Salianjit, i përgjigjet Bardhi: Keqpërdor gjykatat! appeared first on Euronews Albania.

❌