Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rreziku nga lufta hibride| NATO, stërvitje për të përballuar sulmet kibernetike ruse

By: rom ario

Burimet e energjisë së rinovueshme janë të kërcënuara nga lufta hibride. Një pjesë e kësaj teknologjie është relativisht e re, ndaj është më e cenueshme, kanë deklaruar zyrtarë të NATO-s, sipas të cilëve kjo formë energjie shënon shkëputjen nga karburantet ruse.

“Jon Koping Energi” ofron mbi 40% të të gjithë energjisë për qytetin jugor të Suedisë, përmes formave hidrike, diellore dhe asaj të erës për rreth 186 mijë banorë.

Grupi në fjalë po punon përkrah NATO-s në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët, për të ndihmuar vendet anëtare të parandalojnë sulmet kibernetike dhe ato hibride.

“Agresori është shumë më i avancuar. Mendoj se disa vite më parë njerëzit mund të thoshin, “jo, ne jemi të vegjël dhe askush nuk do të na sulmojë”. Por gjërat kanë ndryshuar. Nëse e lë sistemin të hapur pa ndonjë barrierë, atëherë mund të duhen pak sekonda përpara se të sulmohesh pasi të kanë gjetur”, tha Anders Ahlgren, ekspert sigurie.

Sulmet kibernetike, që variojnë nga zhvatja tek keqinformimi e që bëhen si nga grupe shtetërore e joshtetërore, po përdoren si mjet për të dëmtuar armikun, duke shmangur dhunën në fushën e betejës.

“Sulmet kibernetike në vitin 2015 në Ukrainë dhe kudo në botë ishin një kambanë alarmi për sektorin e energjisë së rinovueshme. Sot, NATO dhe aleatët janë fokusuar tek kërcënimi nga lufta hibride dhe impakti i saj tek shoqëria”, tha Shona Murray, Euronews.

“Zhvatja kibernetike është biznes. Një tjetër aspekt është vartësia energjetike, pa të cilën nuk bëjmë dot. Në çdo rast, ju mund të shqetësoni një popull duke prekur sistemin e tij elektrik. Dhe nëse arrin të shqetësosh një shoqëri, mundet edhe ta frikësosh. Çfarë do të ndodhë? Do të shqetësohemi se kur do të rikthehet energjia. Ndaj mendoj se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të krijuar kaos”, tha Anders Ahlgren, ekspert sigurie.

Stërvitja e përbashkët mes NATO-s dhe vendit nordik është në shërbim të sektorit publik dhe atij privat. Ajo ka çuar në përfundimin se sfida që vjen nga lufta hibride përmes sulmeve kibernetike përballet më mirë me parandalim dhe parapërgatitje. Çelësi është komunikimi mes qeverive, ushtrive, sektorit privat dhe publikut në tërësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rreziku nga lufta hibride| NATO, stërvitje për të përballuar sulmet kibernetike ruse appeared first on Euronews Albania.

Rama në OKB: Shqipëria ishte viktimë e sulmeve kibernetike nga Irani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin për sulmet kibernetike që kanë prekur vendin, duke theksuar se Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të ashpër nga Irani.

Rama deklaroi se sulmi tregoi qartë sa e rrezikshme mund të jetë teknologjia e avancuar nëse përdoret për qëllime të këqija.

“Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të ndërtojë një sistem ku përfitimet e teknologjisë digjitale të maksimizohen, ndërsa ndikimet negative të përdorimit të saj dashakeq të frenohen.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare theksoi përparimet teknologjike të vendit, duke nënvizuar se Shqipëria po përdor Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai vuri në dukje se 95% e shërbimeve publike në Shqipëri ofrohen online, duke eliminuar nevojën për radhët e gjata në sportele.

“Ne po shfrytëzojmë përparësitë e Inteligjencës Artificiale për të çuar përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” tha Rama, duke shtuar se vendi po shqyrton ndërtimin e një modeli të ri për prokurimet publike, ku 95% e procesit do të bazohet në Inteligjencën Artificiale, duke garantuar transparencë të plotë./Telegrafi/

The post Rama në OKB: Shqipëria ishte viktimë e sulmeve kibernetike nga Irani appeared first on Telegrafi.

❌