❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Rama duhet ta dĂ«nojĂ« Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumĂ« hetimi i SPAK

By: rom ario

Juristi Ylli Manjani është shprehur se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij pas dënimit të deputetit Ervin Salianji nga Apeli për kallëzim të rremë, ka nxjerrë mllefin e tij personal për dosjen që sipas tij është duke u hetuar në SPAK për vëllain e tij, Olsi Ramën.

Komentet Manjani i bĂ«ri nĂ« emisionin ‘Now me Erla MĂ«hillin’ nĂ« Euronews Albania, ku tha se Rama kĂ«rkon qĂ« hetimi i SPAK ndaj vĂ«llait tĂ« tij tĂ« mbetet me çdo kusht me Gazment Bardhin si denoncues.

Ai shtoi gjithashtu se Rama nuk ka nevojë të presë që Bardhi të bëjë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, pasi sipas tij, kryeministri me pushtetin që ka mund edhe ta dënojë vetëm për deklaratat që ka bërë.

“Tani Rama Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e hedhjes sĂ« truve tĂ« gomarit. Kjo Ă«shtĂ« taktika qĂ« ky njeri e ka bĂ«rĂ« me sukses pĂ«r disa vite. Hedh tru gomari, hedh farĂ« pĂ«rçarjeje, hedh fjalĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r kundĂ«rshtarin dhe kur mbarojnĂ« zgjedhjet nuk ka mĂ« fjalĂ« tĂ« tilla. Kam idenĂ« qĂ« ka nxjerrĂ« helm personal.

I ka djegur shumĂ« qĂ« ka njĂ« hetim nĂ« SPAK pĂ«r çështjen e tĂ« vĂ«llait, por qĂ« do tĂ« lihet me çdo kusht me Gaz Bardhin si denoncues tĂ« saj. Tani problemi Ă«shtĂ« unĂ« kam njĂ« kĂ«shillĂ« pĂ«r RamĂ«n. NĂ«se e ka kuptuar rastin Salianji, duhet ta dĂ«nojĂ« Gaz Bardhin njĂ«soj, nuk ka nevojĂ« tĂ« presi tĂ« çojĂ« Gazi kallĂ«zim. Do ta dĂ«nosh? DĂ«noje kĂ«shtu siç Ă«shtĂ«, sepse ai e ka bĂ«rĂ« kallĂ«zimin publik njĂ«soj si Salianji”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rama duhet ta dĂ«nojĂ« Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumĂ« hetimi i SPAK appeared first on Euronews Albania.

Formula 1| Notat më të larta në Singapor dhe pas tij

By: rom ario

RrugĂ«t e Marina Bay nĂ« Singapor ishin skena pĂ«r njĂ« tjetĂ«r paraqitje spektakolare nĂ« bazĂ« tĂ« sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« hartuar “Power Rankings” i rradhĂ«s nĂ« Formula 1


-Pas eleminimit nĂ« Sesionin e 1-rĂ« kualifikues nĂ« Azerbaixhan, Lando Norris i shndĂ«rroi rrugĂ«t e Singaporit nĂ« habitatin e tij ku pasi vendosi “pole position” ndaj rivalit Max Verstappen, kreu startin perfekt, kryesoi nĂ« pĂ«rfundim tĂ« xhiros sĂ« parĂ« dhe pas dominimit, fitoi njĂ« garĂ« tĂ« tĂ«rĂ«n tĂ« tijĂ«n.

-Verstappen e filloi fundjavën në Marina Bay duke menduar më të keqen pasi holandezi dhe Sergio Perez u ankuan për mungesën e balancës së RB20s. Por nëse Perez vazhdoi kështu tërë fundjavën, Verstappen e ktheu garën në drejtimin e duhur me rradhën e parë të nisjes dhe limitimin e dëmeve në garën qe përfundoi në vendin e 2.

-Ashtu si kĂ«tĂ« sezon por edhe shpesh nĂ« karrierĂ«n e tij, Nico Hulkenberg shkĂ«lqeu nĂ« Provat Zyrtare. Ruajti tĂ« njĂ«jtĂ«n paraqitje nĂ« garĂ« duke ua vĂ«shtirĂ«suar jetĂ«n Fernando Alonso’s dhe rivalĂ«ve te Ferrar. NĂ« fund ndihmoi skuadrĂ«n e Ayao Komatsu’t tĂ« arrijĂ« vendin e 6 nĂ« klasifikimin e konstruktorĂ«ve.

-Ashtu si në Baku, Alonso mori gjithçka mundej nga Aston Martin në Marina Bay, duke u renditur në top 10 të shtunën dhe duke marrë pikë në ditën e Garës. Edhe për shkak të asaj që bëri Ferrari, spanjolli nuk arriti më shumë se vendi i 8 që nuk është keq në kushtet aktuale të makinës.

-Leclerc e nisi mirë në Singapor duke kryesuar Sesionin e 1-rë në Provat e Lira dhe një vend më poshtë në Sesionin e 2-të. Por në Provat Zyrtare pati vështirësi për shkak të tempreturave të gomave. I nisur nga vendi i 9-të, Leclerc dueloi me Hulkenberg dhe Alonso të cilët i parakaloi në pistë përpara se të merrte dhuratën nga Carlos Sainz dhe falë gomave të parakalonte Lewis Hamilton.

-Piastri u shfaq i frustruar pas tĂ« shtunĂ«s kur fajĂ«soi veten pĂ«r vendin e 5-tĂ«, mĂ« shumĂ« se 4 tĂ« dhjetat nga “pole position” ku mbĂ«rriti Norris. MegjithatĂ« australiani shkundi pluhurin dhe tĂ« dielĂ«n shfaqi pĂ«rkushtim dhe grintĂ« duke lĂ«nĂ« pas Hamilton dhe Russell pĂ«rpara se tĂ« renditej i 3-ti.

-Në mes të nxehtësisë, lagështisë dhe sektorëve të ngushtë në Marina Bay, Franco Colapinto bëri një tjetër paraqitje për tu vlerësuar në bordin e Williams. I barabartë me Alex Albon në Provat Zyrtare ai tregoi muskujt në parakalim në startin e Garës. Për një pjesë të mirë të saj ishte në zonën e pikëve por një parakalim nga Perez e zbriti në vendin e P11.

-Mercedes u bĂ« e gjallĂ« nĂ« sekuencat e fundit tĂ« sĂ« shtunĂ«s duke u renditur nĂ« vendet 3 dhe 4 por Hamilton u nis me goma tĂ« buta dhe Russell me tĂ« mesmet. NdĂ«rkohĂ« qĂ« 7 herĂ« kampioni nuk mbajti dot mbrapa Piastri’n, Russell i rezistoi sulmit tĂ« Leclerc pĂ«r vendin e 4.

-Hamilton la pas problemet nĂ« Provat Zyrtare duke iu bashkuar Norris dhe Verstappen nĂ« top3 nĂ« Singapor – pasi makina bĂ«ri gjithcka ai donte nĂ« njĂ« xhiro. TĂ« dielĂ«n provoi tĂ« mbante pas rivalĂ«t e McLaren dhe Red Bull duke zgjedhur goma tĂ« buta. Por mbeti jashtĂ« podiumit pĂ«r shkak tĂ« hyrjes sĂ« shpejtĂ« nĂ« bokse. NĂ« fund u kĂ«naq me vendin e 6, pĂ«rpara Sainz dhe Ferrari’t.

-Fundjava e Sainz mori tĂ« tatĂ«pjetĂ«n kur ai humbi kontrollin e Ferrari’t nĂ« fillim tĂ« sesionit tĂ« 3 kualifikues. NjĂ« ditĂ« mĂ« pas rekuperoi ndjeshĂ«m pas nisjes nga vendi i 10 duke e mbyllur garĂ«n 3 vende mĂ« lart.

-E mundi Valtteri Bottas por Zhou Guanyu mungon nĂ« top 10 tĂ« “Power Rankings”. Ai gjithashtu la pas rivalĂ«t Pierre Gasly dhe Daniel Ricciardo’n. Paraqitje tĂ« njĂ«jtĂ« bĂ«nĂ« edhe Esteban Ocon me Yuki Tsunoda’n.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« klasifikimin “Power Rankings” pas 18 garave, Leclerc, Russell dhe Hulkenberg rekuperuan nga dy vende. Colapinto ruajti vendin e 5 ndĂ«rsa u rikthye Albon. 5 tĂ« tjerĂ«t rekuperuan nga njĂ« pozicion, pĂ«rfshi kĂ«tu edhe 3 vendet e para.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Formula 1| Notat më të larta në Singapor dhe pas tij appeared first on Euronews Albania.

EMRI| Ishte larguar nga banesa, Policia shpëton nga mbytja në lumë të moshuarin

By: rom ario

Një denoncim i bërë rreth orë më parë në Policinë e Beratit për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në këmbë efektivët e Policisë së qytetit.

Grupe të sektorit të qarkullimit rrugor dhe Patrullave të Përgjithshme, kanë kontrolluar të gjithë territorin ku mendohej se 92-vjeçari Qemal Grëmshi ishte parë për herë të fundit dhe e kanë gjetur atë në ujërat e lumit Osum, duke u mbytur.

Menjëherë janë organizuar në grupe efektivët e policisë, të cilët të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur të moshuarin që ishte në mes të rrymës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjes nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht i moshuari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ekzaminohet në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat. Sipas familjarëve, 92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza.

Njoftimi i Policisë:

Berat-Rreth orës 19:00, në Policinë e Beratit është paraqitur shtetasi F. G., i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Q. G., 92 vjeç, banues në Berat, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë informacionin, janë organizuar dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 92-vjeçarit. Pas 30 minutash, e kanë gjetur të moshuarin në ujërat e lumit Osum.

Shërbimet e Policisë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shtetasit Q. G. dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji. Më pas, ai është transportuar në spital me autoambulancë, për ndihmë mjeksore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI| Ishte larguar nga banesa, Policia shpëton nga mbytja në lumë të moshuarin appeared first on Euronews Albania.

Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin

By: rom ario

Kremlini tha se doktrina e pĂ«rditĂ«suar bĂ«rthamore, qĂ« do t’i lejojĂ« MoskĂ«s qĂ« tĂ« pĂ«rdorĂ« armĂ« bĂ«rthamore kundĂ«r shteteve qĂ« nuk kanĂ« armĂ« bĂ«rthamore, duhet tĂ« shihet si njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r PerĂ«ndimin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për zgjerimin e rregullave në Rusi sa i përket përdorimit të armëve bërthamore.

Propozimi do t’i lejojĂ« MoskĂ«s qĂ« tĂ« pĂ«rgjigjet me armĂ« bĂ«rthamore kundĂ«r shteteve jobĂ«rthamore, nĂ«se ato mbĂ«shteten nga fuqi bĂ«rthamore, qĂ« duket se Ă«shtĂ« njĂ« referencĂ« pĂ«r UkrainĂ«n dhe mbĂ«shtetĂ«sit e saj perĂ«ndimor.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ndryshimet “duhet tĂ« shihen si sinjal specifik”.

“NjĂ« sinjal qĂ« paralajmĂ«ron kĂ«to shtete pĂ«r pasoja nĂ«se ato marrin pjesĂ« nĂ« njĂ« sulm ndaj shtetit tonĂ« me mjete tĂ« ndryshme, jo domosdo bĂ«rthamore”, tha Peskov pĂ«r gazetarĂ«t.

Pa e pĂ«rmendur UkrainĂ«n, Peskov tha se “parandalimi bĂ«rthamor i RusisĂ« po ndryshohet duke marrĂ« pĂ«r bazĂ« elementet e tensionit qĂ« po zhvillohen pĂ«rgjatĂ« perimetrit tĂ« kufijve tanĂ«â€.

Ai po ashtu tha se “nuk ka dyshim” qĂ« Rusia po forcon arsenali e saj bĂ«rthamor.

Njoftimet për përditësimin e doktrinës bërthamore të Rusisë vijnë në kohën kur Ukraina po kërkon që të marrë leje nga Perëndimi që të përdorë armët perëndimore për të kryer sulme me rreze të gjatë thellë brenda Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar kundër dhënies së lejes për sulme të tilla, shkruan REL.

Perëndimi e ka akuzuar Putinin për retorikë të papërgjegjshme bërthamore përgjatë gjithë luftës në Ukrainë, që Moska e nisi në shkurt të vitit 2022. Moska ka kërcënuar disa herë se është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin appeared first on Euronews Albania.

“Salianji”- Berisha flet pĂ«r Euronews: OpozitĂ«s ju shpall luftĂ«, do hidhemi nĂ« sulm

By: rom ario

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka dhĂ«nĂ« njĂ« intervistĂ« ekskluzive pĂ«r emisionin ‘Now me Erla MĂ«hillin’ nĂ« Euronews Albania, pĂ«r dĂ«nimin me 1 vit burg tĂ« deputetit Ervin Salianji pĂ«r dosjen ‘Babale’.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, që sipas tij drejtohet prej Ramës, opozitës iu shpall luftë.

Ai shtoi gjithashtu se është radha dhe e drejta e PD që të hidhen në sulm, në një betejë për ekzistencën e opozitës.

“KĂ«tĂ« vendim e konsideroj njĂ« vendim politik me tĂ« cilin Rama i shpalli publikisht dhe haptas luftĂ« opozitĂ«s shqiptare.

E konsideroj një vendim politik me të cilin Geron Xhafa, vëllai i tij Fatzi Xhafa, superministri aktual i Drejtësisë dhe Edi Rama triumfuan në sallën e gjyqit kundër denoncimit me prova e fakte të deputetit Salianji për implikimin direkt të Geron Xhafës në drejtimin e trafikut në qarkun e Vlorës, ndërkohë që vëllai i tij ishte ministër.

Ky akt dĂ«shmon se Edi Rama Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« ndĂ«rmarrĂ« çdo veprim pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri pa opozitĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«. TĂ« hidhemi nĂ« sulm sa mĂ« shpejt, Ă«shtĂ« radha jonĂ«, Ă«shtĂ« e drejta jonĂ«, nĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r ekzistencĂ«n e opozitĂ«s kundĂ«r diktaturĂ«s mĂ« tĂ« shpĂ«rfytyruar, diktaturĂ«s sĂ« bandave”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji”- Berisha flet pĂ«r Euronews: OpozitĂ«s ju shpall luftĂ«, do hidhemi nĂ« sulm appeared first on Euronews Albania.

I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin

By: rom ario

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar për një indiano-norvegjez në lidhje me shitjen e pagerëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyenë javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

Sipas mediave të huaja, Rinson Jose, 39 vjeç, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.

TĂ« enjten, policia e Oslos tha: “Dje, distrikti policor i Oslos mori njĂ« raport pĂ«r personin e zhdukur nĂ« lidhje me rastin e pagerave. ËshtĂ« hapur njĂ« rast pĂ«r persona tĂ« zhdukur dhe ne kemi lĂ«shuar njĂ« fletarrest ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r personin”.

Jose nuk pranoi të komentonte mbi faqet kur u kontaktua nga Reuters në 18 shtator dhe e mbylli telefonin pasi u pyet për biznesin bullgar. Më pas ai nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të shumta.

Punëdhënësi i tij, DN Media Group, tha se Jose, i cili punon në departamentin e shitjeve të kompanisë norvegjeze të medias, u nis për një konferencë në Boston më 17 shtator dhe që nga e nesërmja kompania nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të.

Sipas regjistrit të korporatave të Bullgarisë, Jose themeloi Norta Global Ltd, me qendër në kryeqytetin, Sofje, në vitin 2022.

Autoritetet bullgare kanë hetuar rolin e kompanisë në furnizimin e pagerëve, por nuk gjetën prova se ato ishin prodhuar ose eksportuar nga Bullgaria.

Jose është një shtetas norvegjez dhe ka lindur në një vend tjetër, njoftoi transmetuesi NRK.

Sulmet e paprecedentë të pager-it, për të cilat është fajësuar Izraeli, çuan në vdekjen e 12 personave, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosën deri në 2,800 të tjerëve.

Një ditë më pas, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiot shpërthyen në supermarketet libaneze, në funerale dhe në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I shiti Hezbollahut biperat që shpërthyen, Norvegjia shpall në kërkim 39-vjeçarin appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit, Kaso: Durim Bamit nuk i hyri gjemb në këmbë për kallëzim e rremë

By: rom ario

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se audio-përgjimi që është publikuar nga deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi për implikimin e Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, në trafik droge.

Komentet Kaso i bëri në Euronews Albania, ku tha se dënimi i Salianjit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg ditën e sotme, i shërben kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama e sheh Salianjin si një kundërshtar të fortë që e ka përballë, i cili ka rezultuar edhe fitues në zgjedhjet e kaluara.

Kaso shtoi se pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« nuk Ă«shtĂ« dĂ«nuar askush nĂ« ShqipĂ«ri, madje as eksponenti i krimit, Durim Bami, pĂ«r ‘aferĂ«n pĂ«r tentativĂ« vrasje qĂ« pĂ«rfshinte emra tĂ« lartĂ« tĂ« politikĂ«s’.

“Kryeministri dhe Ministri i BrendshĂ«m i asaj kohe u zotuan se do tĂ« provonin pafajĂ«sinĂ« e tyre le tĂ« themi dhe gjithĂ« montazhin e kĂ«saj historie, sipas tyre kanĂ« kthyer pĂ«rgjigje qĂ« provat e zĂ«rit qĂ« shkoi tĂ« vuante dĂ«nimin nĂ« Itali nuk ishin tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«rfundimtare dhe zĂ«ri i paraqitur, i dhĂ«nĂ« nĂ« Polici ishte shumĂ« i ngjashĂ«m me zĂ«rin nĂ« audio-pĂ«rgjim.

Pra nuk kanë dhënë një provë përfundimtare që ajo që është publikuar nga gazetari dhe Salianji janë të montuara dhe falsifikuara. Të falsifikuara janë për Edi Ramën dhe këdo tjetër që një opozitar që e ka shënjestruar si kundërshtar të hapur politik, i cili edhe në zgjedhje ka marrë rezultat fitues. Mjafton edhe kjo lloj drejtësie që gatuhet në zyrat e Ramës për të çuar sot në burg një opozitar për një vepër penale që sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të dënuar.

Ne kemi raste tĂ« eksponentĂ«ve tĂ« maxhorancĂ«s qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« kallĂ«zime tĂ« rreme tĂ« provuara me vendime gjykate, por edhe tĂ« eksponentĂ«ve tĂ« krimit tĂ« organizuar, kujtoj rastin e Durim Bamit, kallĂ«zimi publik i tĂ« cilit pĂ«r njĂ« aferĂ« tentative vrasjeje qĂ« pĂ«rziente krerĂ«t mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shtetit. Atij nuk i ka hyrĂ« njĂ« gjĂ«mb nĂ« kĂ«mbĂ«. Nuk Ă«shtĂ« dĂ«nuar as Durim Bami pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ«, dĂ«nohet Salianji qĂ« tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t e panĂ« qĂ« kallĂ«zimi i tij ishte i vĂ«rtetĂ«â€, tha Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit, Kaso: Durim Bamit nuk i hyri gjemb në këmbë për kallëzim e rremë appeared first on Euronews Albania.

Osmani dhe O’Brien takim nĂ« SHBA, bisedojnĂ« pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajon

By: rom ario

Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, Ă«shtĂ« takuar nĂ« Shtetet e Bashkuara me ndihmĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r EvropĂ«n dhe EuroazinĂ«, James O’Brien, me tĂ« cilin ka diskutuar pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor.

Osmani tha po ashtu se gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në.

“Takimi i radhĂ«s me ndihmĂ«ssekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, pĂ«r tĂ« diskutuar pĂ«r thellimin mĂ« tutje tĂ« bashkĂ«punimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndĂ«rmarrjen e hapave qĂ« janĂ« nĂ« interes tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, integrimit euroatlantik tĂ« vendit tonĂ«, si dhe paqes dhe sigurisĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin”, shkroi ajo nĂ« Facebook.

Osmani po qëndron në SHBA dhe po merr pjesë në disa ngjarje, teksa liderët botërorë janë mbledhur për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi mes Osmanit dhe O’Brien pasi kohĂ«ve tĂ« fundit SHBA-ja ka kritikuar QeverinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r disa veprime tĂ« ndĂ«rmarra nĂ« veri tĂ« vendit – tĂ« banuar me shumicĂ« serbe – qĂ« i ka cilĂ«suar si veprime tĂ« njĂ«anshme dhe tĂ« pakoordinuara.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

Ai ka thĂ«nĂ« se cilĂ«sia e partneritetit mes SHBA-sĂ« dhe KosovĂ«s “nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« do tĂ« shpresonim tĂ« ishte nĂ« disa nga kĂ«to çështje qĂ« lidhen me mĂ«nyrĂ«n se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

SHBA-ja po ashtu i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta që nga viti i kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë.

Së fundi, Kosova ka ngritur aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë kundër 45 personave.

NĂ« aktakuzĂ«n e ngritur nga Prokuroria Speciale e KosovĂ«s, Radoiçiq cilĂ«sohet si “kreu i grupit terrorist”.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, shkruan REL.

Në paraburgim në Kosovë ndodhen vetëm tre persona që u arrestuan gjatë sulmit në Banjskë: Vladimir Toliç, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç.

Shumica dërrmuese e të akuzurave ndodhen në arrati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani dhe O’Brien takim nĂ« SHBA, bisedojnĂ« pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajon appeared first on Euronews Albania.

Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Ke pasion burgosjen e deputetëve të opozitës

By: rom ario

Kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, ka vijuar replikat nĂ« distancĂ« me kryeministrin Edi Rama, pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Apelit pĂ«r tĂ« dĂ«nuar me 1 vit burg deputetin e PD Ervin Salianji, pĂ«r dosjen ‘Babale’.

Përmes një postimi Bardhi shkruan se një nga pasionet e Ramës është burgosja e deputetëve të opozitës.

Po ashtu Bardhi shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që bëri ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti droge të dënuar nga një vend i BE-së.

Reagimi i Bardhit:

E kuptoj qĂ« njĂ« nga pasionet e fundit tĂ« Edi RamĂ«s Ă«shtĂ« burgosja e deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s. ËshtĂ« tundimi i çdo politikani, pushteti i tĂ« cilit nuk vjen nga vota, por nga krimi dhe korrupsioni.

E kuptoj pse nuk pĂ«rmbahet edhe kur e ngjyen penĂ«n nĂ« llumin e tij personal dhe politik. Edi RamĂ«n e shqetĂ«son e vĂ«rteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshĂ« me fjalorin e tij tĂ« pĂ«shtirĂ«.

Faktet janë se:

  1. Edi Rama është Kryeministri i vetëm në botë që bëri Ministër të Brendshëm vëllanë e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!
  2. Edi Rama është i vetmi Kryministër në botë që akuzohet nga zëvendësi i tij se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emërojë Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të SHISH.
  3. Edi Rama Ă«shtĂ« i vetmi KryeministĂ«r nĂ« botĂ« qĂ« ka vĂ«llanĂ« tĂ« dyshuar si trafikant droge. (KallĂ«zimi im nĂ« SPAK, nĂ« çdo formĂ« qĂ« ti e quan, nuk e ndryshon dot faktin se Olsi Rama pĂ«rdori makinĂ«n e trafikantĂ«ve tĂ« drogĂ«s nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« qĂ« ata ngritĂ«n laboratorin e drogĂ«s nĂ« vitin e parĂ« tĂ« qeverisjes sĂ« vĂ«llait kryeministĂ«r – Procedimi 84, viti 2024).
  4. Edi Rama është i vetmi Kryeministër në Europë që trafikantët e drogës, vrasësit dhe përdhunuesit i bëre deputetë dhe kryebashkiakë.

Kurdo që ta ngjyejë bojën ose të fusë kokën në llumin e vet të pështirë Edi Rama nuk duhet të harrojë një mësim të vyer të historisë së njerëzimit:

Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë!

P.s: Ka Geroni vĂ«lla; por ka edhe Olsi! Madje ka njĂ« vĂ«lla jo vetĂ«m frikacak e tĂ« paftyrĂ«, por edhe tĂ«rĂ«sisht vulgar e me nervat jashtĂ« kontrollit! Fatmir Xhafaj e kreu detyrĂ«n me shumĂ« “dinjitet”, aq sa pĂ«r karrigen e pushtetit e dorĂ«zoi nĂ« burg tĂ« vĂ«llain me duart e tij, vetĂ«m qĂ« tĂ« mos ballafaqohej me Ervin Salianjin nĂ« gjykatĂ«! Taksirat e ke, si vĂ«lla i mirĂ« qĂ« je, dhe si zyrtar po me aq “dinjitet”, bĂ«j edhe ti tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«! Por kujtohu, Fatmir Xhafajt nuk i mjaftoi pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« pushtet dhe as ty nuk do tĂ« mjaftojĂ«!

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Ke pasion burgosjen e deputetëve të opozitës appeared first on Euronews Albania.

U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin

By: rom ario

Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg.

NesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit tĂ« ekzekutimeve dhe mĂ« pas ai do tĂ« bĂ«jĂ« procedurĂ«n sipas afateve ligjore.

Gjykata e Apelit ditĂ«n e sotme la nĂ« fuqi vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r dĂ«nimin e Salianjit me 1 vit burg pĂ«r dosjen ‘Babale’.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

PranverĂ«n e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, nĂ« tĂ« cilat dĂ«gjohej se vĂ«llai i ministrit tĂ« BrendshĂ«m, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikimin e lĂ«ndĂ«ve narkotike. Çështja u emĂ«rua “Babalja”, pasi dĂ«shmitari X i PartisĂ« Demokratike, i cili ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« audioregjistrime, thirrej nĂ« to me pseudonimin “Babale”.

NĂ« pĂ«rgjimet e publikuara, por edhe nĂ« tĂ« tjera qĂ« Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e PolisisĂ« sĂ« Fierit, Albert Nushin pĂ«r shpĂ«rblime qĂ« duhet tĂ« merrte, e gjithashtu flitej edhe pĂ«r njĂ« “shef tĂ« madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, Salianji: Prokurori e gjykatësi ishte Rama

By: rom ario

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sĂ«rish pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Apelit, e cila la nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r dĂ«nimin e tij me 1 vit burg pĂ«r dosjen ‘Babale’.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se prokurori e gjykatësi i dosjes së tij ishte kryeministri Edi Rama.

Ai tha gjithashtu se ka dënuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis dhe frikë nga ajo që ai e quan segmenti i mafias.

Salianji shkruan gjithashtu se vendimi i sotëm ishte burg për shpifje ndaj opozitës, në një kohë që sipas tij, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, ka qenë dhe mbetet trafikant droge.

Reagimi i Salianjit:

I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.

I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!

Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!

Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.

Ky është Edi Rama.

Edhe mĂ« heret si nĂ« seancen e fundit nĂ« Kuvend, ai kĂ«rcenoi kolegĂ« me vendimin qē kishtĂ« marrĂ« ndaj meje. Fare hapur.

NĂ«se nuk Ă«shtĂ« ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javĂ« mĂ« parē se çfarĂ« do tĂ« shpallej sot.

Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.

Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e shiti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!

NĂ«se ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!

Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.

1 mijĂ« herĂ« do ta beja prapĂ« denoncimin qĂ« kam bĂ«rĂ«. Se kjo ĂȘshtĂ« korsia qĂ« kam ndjekur e do tĂ« ndjek deri nĂ« fund tĂ« aktivizimit tim publik e politik, kundĂ«r krimit e korrupsionit.

Kurse ti qĂ« ke gjithe institucionet e zyrat nĂȘ dorĂ«, sa mĂ« shumĂ« e shton kĂ«tĂ« sundim, aq mĂ« larg je tĂ« qenit burrĂ« shteti. Dhe ke pĂ«r tĂ« ikur shpejt nga kĂ«to ndere e privilegje pa pikĂ«n e lavdisĂȘ, dhe askush nuk do tĂ« gjendet pĂ«r tĂ« treguar njĂ« grimcĂ« respekt pĂ«r ty.

Kurse unĂ« do tĂ« jem aty pĂ«r tĂ« treguar tĂ« vertat e lidhjeve tĂ« tua me krimin, me trafikantĂȘt e drogĂ«s, me bandat, qĂ« janĂ« shemtitĂ« e dĂ«met mĂ« tĂ« medha qĂ« dikush i ka bĂ«rĂ« ndonjĂȘherĂȘ ketij vendi. Ora Ă«shtĂ« kthyer pĂ«rmbys e pĂ«r ty ka nisur numĂ«rimi mbrapsht. PĂ«r mua, thjesht njĂ« pengesĂȘ nĂȘ rrugen e gjatĂ« qĂ« kam perpara, qĂ« kam pĂ«r ta kapercyer dhe kĂ«tē si shumĂ« kurthe e leqe tĂ« tjera qĂ« ti je mĂ«suar tĂȘ ngresh pĂ«r ata qĂ« nuk mendojnĂ« si ti.

Në luftë ka dhe sakrifica!

Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.

Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.

Pis nuk me bejne dot te pistet!

Nuk kam pasur kurrĂ« asnjĂ« post, asnjĂ« tender, nuk kam mbi shpinĂ« as shitjen e miqve as shitjen e shokve, e vĂ«llezĂ«rve. Madje as jashteqitja s’mĂ« bie  erĂ« korrupsioni e droge.

Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it,  Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo  prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!

Opozitës i dhanë burg për  shpifje!

Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!

E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar  atyre e mijëra demokratëve,  i detyrohem!

Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!

Ne do ja dalim âœŒđŸ»

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, Salianji: Prokurori e gjykatësi ishte Rama appeared first on Euronews Albania.

Rreziku nga lufta hibride| NATO, stërvitje për të përballuar sulmet kibernetike ruse

By: rom ario

Burimet e energjisë së rinovueshme janë të kërcënuara nga lufta hibride. Një pjesë e kësaj teknologjie është relativisht e re, ndaj është më e cenueshme, kanë deklaruar zyrtarë të NATO-s, sipas të cilëve kjo formë energjie shënon shkëputjen nga karburantet ruse.

“Jon Koping Energi” ofron mbi 40% tĂ« tĂ« gjithĂ« energjisĂ« pĂ«r qytetin jugor tĂ« SuedisĂ«, pĂ«rmes formave hidrike, diellore dhe asaj tĂ« erĂ«s pĂ«r rreth 186 mijĂ« banorĂ«.

Grupi në fjalë po punon përkrah NATO-s në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët, për të ndihmuar vendet anëtare të parandalojnë sulmet kibernetike dhe ato hibride.

“Agresori Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i avancuar. Mendoj se disa vite mĂ« parĂ« njerĂ«zit mund tĂ« thoshin, “jo, ne jemi tĂ« vegjĂ«l dhe askush nuk do tĂ« na sulmojĂ«â€. Por gjĂ«rat kanĂ« ndryshuar. NĂ«se e lĂ« sistemin tĂ« hapur pa ndonjĂ« barrierĂ«, atĂ«herĂ« mund tĂ« duhen pak sekonda pĂ«rpara se tĂ« sulmohesh pasi tĂ« kanĂ« gjetur”, tha Anders Ahlgren, ekspert sigurie.

Sulmet kibernetike, që variojnë nga zhvatja tek keqinformimi e që bëhen si nga grupe shtetërore e joshtetërore, po përdoren si mjet për të dëmtuar armikun, duke shmangur dhunën në fushën e betejës.

“Sulmet kibernetike nĂ« vitin 2015 nĂ« UkrainĂ« dhe kudo nĂ« botĂ« ishin njĂ« kambanĂ« alarmi pĂ«r sektorin e energjisĂ« sĂ« rinovueshme. Sot, NATO dhe aleatĂ«t janĂ« fokusuar tek kĂ«rcĂ«nimi nga lufta hibride dhe impakti i saj tek shoqĂ«ria”, tha Shona Murray, Euronews.

“Zhvatja kibernetike Ă«shtĂ« biznes. NjĂ« tjetĂ«r aspekt Ă«shtĂ« vartĂ«sia energjetike, pa tĂ« cilĂ«n nuk bĂ«jmĂ« dot. NĂ« çdo rast, ju mund tĂ« shqetĂ«soni njĂ« popull duke prekur sistemin e tij elektrik. Dhe nĂ«se arrin tĂ« shqetĂ«sosh njĂ« shoqĂ«ri, mundet edhe ta frikĂ«sosh. ÇfarĂ« do tĂ« ndodhĂ«? Do tĂ« shqetĂ«sohemi se kur do tĂ« rikthehet energjia. Ndaj mendoj se kjo Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« krijuar kaos”, tha Anders Ahlgren, ekspert sigurie.

StĂ«rvitja e pĂ«rbashkĂ«t mes NATO-s dhe vendit nordik Ă«shtĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« sektorit publik dhe atij privat. Ajo ka çuar nĂ« pĂ«rfundimin se sfida qĂ« vjen nga lufta hibride pĂ«rmes sulmeve kibernetike pĂ«rballet mĂ« mirĂ« me parandalim dhe parapĂ«rgatitje. ÇelĂ«si Ă«shtĂ« komunikimi mes qeverive, ushtrive, sektorit privat dhe publikut nĂ« tĂ«rĂ«si.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rreziku nga lufta hibride| NATO, stërvitje për të përballuar sulmet kibernetike ruse appeared first on Euronews Albania.

Analiza: Maqedonia e Veriut mbetet prapa në rrugën europiane

By: rom ario

Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar. Për kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se ky është mesazh i keq për shtetasit maqedonas, ndërkaq partia opozitare, Lidhja Social Demokrate (LSDM) tha se kjo është humbje e madhe sa i përket politikave të Qeverisë.

Në ditën kur Viktor Orban, kryeministri hungarez shteti i të cilit ka kryesimin e presidencës së BE-së, nisi vizitën në Maqedoninën e Veriut, doli lajmi nga Brukseli se Shqipëria do të hapë kapitujt e parë të negociatave të pranimit me BE-në, duke u ndarë zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut, edhe pse të dyja shtetet ishin në proces të përbashkët kur nisën negociatat para dy vjetësh.

NjĂ« vendim i tillĂ« u mor nga ambasadorĂ«t e shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« mĂ« 25 shtator. NĂ« njĂ« dokument tĂ« Brukselit, nĂ« tĂ« cilin ka pasur qasje Radio Evropa e LirĂ«, thuhet se ShqipĂ«ria â€œĂ«shtĂ« mjaftueshĂ«m e pĂ«rgatitur nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« pĂ«r hapjen e kapitullit tĂ« parĂ«â€.

Arsyeja Ă«shtĂ« se Maqedonia e Veriut nuk e ka pĂ«rmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, qĂ« tĂ« pĂ«rfshijĂ« nĂ« preambulĂ«n e KushtetutĂ«s minoritetin bullgar. Ky kusht Ă«shtĂ« futur nĂ« kornizĂ«n negociuese qĂ« Parlamenti maqedonas votoi nĂ« korrik tĂ« vitit 2022, propozim qĂ« njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, qĂ« atĂ«botĂ« udhĂ«hiqej nga VMRO-DPME ishte kundĂ«r ndryshimeve kushtetuese.

NĂ« zgjedhjet e majit tĂ« kĂ«tij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhĂ«heqjen e QeverisĂ« dhe kryeministri Mickoski e ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se ai dĂ«shiron ta rinegociojĂ« “propozimin francez”.

Më herët gjatë këtij muaji, ai tha se ndryshimet kushtetuese nuk ofrojnë garanci të qartë për anëtarësim të BE-së.

Pas vendimit të BE-së për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Micoski tha se ky është mesazh i keq për qytetarët maqedonas.

“Si shtet kemi bĂ«rĂ« shumĂ« nĂ« dy dekada e gjysmĂ«, qĂ« kur kemi nisur rrugĂ«n tonĂ« drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE. Mendoj se shumĂ« gjĂ«ra qĂ« askush nuk i ka bĂ«rĂ«, qĂ« tani ose janĂ« shtet kandidat apo anĂ«tar, ne i kemi bĂ«rĂ« dhe kĂ«to nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« aspak me kriterin e KopenhagĂ«s. Ne jemi rasti i vetĂ«m kur marrĂ«veshjet dypalĂ«she janĂ« kushte nĂ« kornizĂ«n negociuese”, tha ai.

Kryeministri maqedonas tha se ndan mendimin “sikurse shumica e qytetarĂ«ve maqedonas se ne nuk duhet tĂ« pranojmĂ« mĂ« kushte, pa garanci, nĂ« kurriz tĂ« koncesioneve kombĂ«tare apo tĂ« identitetit”.

“Ne jemi gati dhe duam tĂ« nisim negociatat. Negociatat nĂ«nkuptojnĂ« forcim tĂ« institucioneve, pĂ«rmirĂ«sim tĂ« kapaciteteve dhe nuk nĂ«nkuptojnĂ« anĂ«tarĂ«sim. Prandaj, Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« pranohet propozimi ynĂ« se kĂ«to ndryshime [kushtetuese] do tĂ« jenĂ« efektive vetĂ«m kur Parlamenti bullgar tĂ« ratifikojĂ« protokollin e pranimit tonĂ« si shtet nĂ« BE. Por, Ă«shtĂ« e qartĂ« se dikush nuk ka qĂ«llime tĂ« sinqerta”, tha Mickoski.

Ai po ashtu foli pĂ«r qasjen qĂ« kishte ofruar nĂ« takimin e mbajtur nĂ« Bruksel mĂ« 19 shtator me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me udhĂ«heqĂ«sit e shteteve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor. Mickoski tha se ka ofruar njĂ« “qasje evropiane”, tĂ« bisedimeve pa diktate dhe kushte.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, tha se koalicioni qeverisës është i përkushtuar për rrugën evropiane.

Por, LSDM-ja opozita tha se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është dështim i madh për politikat e Qeverisë maqedonase sa i përket integrimit evropian të vendit.

“PikĂ« sĂ« pari, kjo Ă«shtĂ« njĂ« katastrofĂ« e madhe pĂ«r tĂ« ardhmen e qytetarĂ«ve. FatkeqĂ«sisht, Ă«shtĂ« njĂ« shans i humbur qĂ« do tĂ« prekĂ« shumĂ« familje dhe njĂ« gjeneratĂ« tĂ« tĂ«rĂ«. Kjo vret shpresĂ«n qĂ« shteti ynĂ« tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rparim dhe tĂ« zhvillohet”, tha kryetari i LSDM-sĂ«, Venko Filipçe.

Sipas tij, tragjedia më e madhe është që VMRO-ja do që mospajtimet me Bullgarinë të negociohen sërish.

“Duhet tĂ« jetĂ« e qartĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« se mospajtimet me BullgarinĂ« mĂ« nuk janĂ« çështje dypalĂ«she. Nuk ka mĂ« negociata me BullgarinĂ«, por me BE-nĂ« dhe VMRO-ja dĂ«shiron qĂ« tĂ« bĂ«hen sĂ«rish dypalĂ«she”, tha Filipçe.

Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politika Evropiane në Shkup (EPI), tha për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut ka mbetur në vendnumëro, teksa Shqipëria po lëvizë në rrugën evropiane.

“Ne mbesim nĂ« vendin e njĂ«jtĂ« qĂ« kemi qenĂ«. ShqipĂ«ria zyrtarisht do tĂ« jetĂ« mĂ« pĂ«rpara nĂ« proces sesa shumĂ« shtete tĂ« rajonit. Ne nuk do tĂ« kemi pĂ«rparim nĂ« procesin e pranimit dhe mbesim nĂ« ‘status quo’, aty ku kishim qenĂ« nĂ« korrik tĂ« vitit 2022”, tha Kacarska.

Sipas saj, negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk pritet të vazhdojnë pa përfunduar procesi i ndryshimeve kushtetuese. Por, Kacarska tha se kjo nuk nënkupton se duhet të neglizhohen proceset e tjera, sikurse është Plani i Rritjes dhe reformat e tjera.

Komisioni Evropian pret nisjen e hapjes së kapitujve negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur, tha më 26 shtator zëdhënësja për zgjerim e KE-së, Ana Pisonero.

Ajo tha se presin nga Shkupi qĂ« tĂ« “pĂ«rmbushĂ« kritere tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”, qĂ« sipas saj pĂ«rfshijnĂ« ndryshimet kushtetuese.

KE-ja i bën thirrje Shkupit që të përshpejtojë zbatimin e këtyre ndryshimeve, tha Pisonero, duke shtuar se vendimet në hapat e radhës të procesit të pranimit janë përgjegjësi e shteteve anëtare të BE-së, e jo e Komisionit Evropian./REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Analiza: Maqedonia e Veriut mbetet prapa në rrugën europiane appeared first on Euronews Albania.

Qëndrimi i Ramës ndaj dënimit të Salianjit, i përgjigjet Bardhi: Keqpërdor gjykatat!

By: rom ario

Kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qĂ«ndrimit tĂ« kryeministrit Edi Rama pĂ«r dĂ«nimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg pĂ«r dosjen ‘Babale’.

Bardhi shprehet se Rama është i pafytyrë dhe frikacak që përdor gjykatat për të dënuar pa ligje e prova eksponentët e opozitës.

Po ashtu Bardhi shprehet se Rama është i vetmi kryeministër në botë që bëri deputetë e kryebashkiakë trafikantët e drogës, vrasësit e përdhunuesit.

Reagimi i Bardhit:

I paftyrĂ« dhe frikacak! TĂ« gĂ«njen mendja se do trimĂ«rohesh duke keqpĂ«rdorur gjykatat pĂ«r tĂ« “frikĂ«suar” e dĂ«nuar pa ligj e prova opozitĂ«n.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëndrimi i Ramës ndaj dënimit të Salianjit, i përgjigjet Bardhi: Keqpërdor gjykatat! appeared first on Euronews Albania.

“Tirana dje dhe sot”- Hapet ekspozita fotografike e Roland Tashos nĂ« QKLL

By: rom ario

Ekspozita fotografike “Tirana dje dhe sot” hapi dyert kĂ«tĂ« tĂ« enjte nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Librit dhe Leximit.

Kjo ekspozitë tregon kryeqytetin në dy kohë, ku përmes fotove shihet Tirana e paurbanizuar dhe Tirana e urbanizuar.

Roland Tasho, i cili ka realizuar këto fotografi tregon se cilat janë pikat në të cilat është fokusuar.

“Kjo Ă«shtĂ« e mira e fotografisĂ«, sidomos kur punon me arkivin. MĂ« ka shĂ«rbyer shumĂ« arkivi. Jam ndalur te disa pika kryesore tĂ« TiranĂ«s, tĂ« LanĂ«s, tĂ« Pazarit tĂ« rid he tĂ« PiramidĂ«s”, tha fotografi Roland Tasho.

Përmes fotografisë, Tasho na dhuron fjalën ndërsa shihet qartë kontrasti brenda metropolit shqiptar, mes së shkuarësh dhe të tashmes.

Gjithashtu, u bë dhe promovimi u librit me të njëjtën titull.

Roland Tasho Ă«shtĂ« fotoreporter shqiptar i njohur pĂ«r fotografitĂ« e tij nĂ« protestat e dhjetorit tĂ« viteve ’90 dhe njĂ« sĂ«rĂ« albumesh qĂ« kanĂ« nĂ« qendĂ«r komunitetet shqiptare jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tirana dje dhe sot”- Hapet ekspozita fotografike e Roland Tashos nĂ« QKLL appeared first on Euronews Albania.

FBI bastis shtëpinë e kryebashkiakut të New Yorkut, Eric Adams

By: rom ario

Hetuesit kanë kontrolluar Gracie Mansion, rezidencën zyrtare të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, disa orë përpara se prokurorët të priten të zbulojnë detajet e aktakuzës.

Adams, i zgjedhur tre vjet më parë, dhe një varg zyrtarësh të lartë rreth tij janë përballur me një kontroll në rritje si pjesë e hetimeve të shumta federale të korrupsionit, duke përfshirë nëse fushata e tij ka marrë donacione të huaja të paligjshme nga Turqia.

Kryebashkiaku, i cili është zotuar se do të luftojë akuzat dhe do të qëndrojë në detyrë, do të dalë gjithashtu në gjykatë së shpejti.

Avokati i Adams, Alex Spiro i tha BBC këtë mëngjes se agjentët federalë kontrolluan rezidencën e tij zyrtare në Gracie Mansion dhe sekuestruan telefonin e tij.

Pamje nga bastisja e shtëpisë së Eric Adams

Spiro tha se një duzinë agjentësh erdhën për të marrë telefonin.

Adams “nuk Ă«shtĂ« arrestuar dhe mezi pret ditĂ«n e daljes sĂ« tij nĂ« gjykatĂ«â€, shtoi ai.

Eric Adams u bë kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut pas zgjedhjeve në vitin 2021.

Para se të bëhej zyrtari më i lartë lokal në qytetin më të populluar të Amerikës, ai kaloi mbi dy dekada duke punuar për Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FBI bastis shtëpinë e kryebashkiakut të New Yorkut, Eric Adams appeared first on Euronews Albania.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, zbardhen detaje nga mbledhja e Grupit të PD

By: rom ario

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji më 1 vit burg.

Gjatë mbledhjes u diskutua rreth aksionit të opozitës pas këtij vendimi për Salianjin.

Vendimet e marra në mbledhjen e Grupit të PD-së do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet pasditen e sotme.

Gazetari Ardit Hoxha tha se me kĂ«tĂ« vendim Salianjit jo vetĂ«m qĂ« pritet t’i ndĂ«rpritet menjĂ«herĂ« mandati, por edhe rrezikon qĂ« tĂ« mos jetĂ« deputet nĂ« legjislaturĂ«n 2025-2029.

“Jemi nĂ« pritje tĂ« vendimeve qĂ« do tĂ« dalĂ« nga kjo mbledhje e paparashikuar e organizuar nga Bardhi dhe tĂ« tjerĂ«t fill pas vendimit pĂ«r Salianjin. Pritet pĂ«r t’u parĂ« vendimmarrja apo qasja qĂ« do tĂ« ketĂ« grupi parlamentar me Parlamentin nĂ« muajt nĂ« vijim, pas kĂ«tij dĂ«nimi ndaj Salianjit.

Ajo qĂ« mund tĂ« themi Ă«shtĂ« se nĂ« tĂ« gjitha hapĂ«sirĂ«n pĂ«rreth PD ka njĂ« prani tĂ« shtuar qoftĂ« tĂ« drejtuesve e funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ«, por edhe tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« thjeshtĂ«. PĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe ndoshta ka qenĂ« i pritshĂ«m njĂ« dĂ«nim pĂ«r Salianjin, qĂ« t’i hiqte atij mandatin aktual, por jo me dĂ«nim dhe pengimin e tij pĂ«r kandidimin nĂ« zgjedhjet e 2025.

Atij jo vetĂ«m i ndĂ«rpritet menjĂ«herĂ« mandati i deputetit, por edhe i pamundĂ«sohet garimi nĂ« zgjedhjet e ardhshme dhe aktiviteti normal politik deri nĂ« shlyerjen e dĂ«nimit me 1 vit burg. Pra mund tĂ« mos jetĂ« mĂ« deputet nĂ« 2025-2029. Duket si njĂ« goditje e fortĂ« pĂ«r Salianjin, i cili Ă«shtĂ« parĂ« si njĂ« figurĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« PD”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, zbardhen detaje nga mbledhja e Grupit të PD appeared first on Euronews Albania.

Policia e Kosovës: Efektivët vazhdojnë të trajnohen edhe nga SHBA

By: rom ario

Policia e Kosovës tha se pjesëtarët e saj vazhdojnë të trajnohen nga partnerë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

“Me kĂ«rkesĂ« tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« trajnime nĂ« SHBA, Policia e KosovĂ«s nĂ« vazhdimĂ«si, por edhe tani, kĂ«tĂ« javĂ«, ka nominuar zyrtarĂ«t e saj pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« trajnime nĂ« SHBA”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Reagimi pason raportimet e disa mediave nĂ« KosovĂ« se SHBA-ja i ka ndĂ«rprerĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« trajnimet e NjĂ«sisĂ« Speciale tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, si “formĂ« e sanksionimit”, pas mbylljes sĂ« disa komunave paralele serbe nĂ« veri tĂ« vendit.

Radio Evropa e LirĂ« kĂ«rkoi konfirmim nga Ambasada amerikane nĂ« PrishtinĂ«, e cila tha se Ă«shtĂ« “duke vazhduar shqyrtimin e çështjes” dhe se “nuk ka marrĂ« asnjĂ« vendim pĂ«r momentin”.

“Ne ju referojmĂ« te deklarata jonĂ« e 30 gushtit, ku thuhej: ‘Veprimet e QeverisĂ« do tĂ« ndikojnĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« dhe natyrĂ«n e bashkĂ«punimit tonĂ« me MinistrinĂ« e PunĂ«ve tĂ« Brendshme dhe elementet e saj vartĂ«se”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje.

NĂ« deklaratĂ«n e 30 gushtit, Ambasada amerikane tha, po ashtu, se Qeveria e KosovĂ«s “instrumentalizon” PolicinĂ« pĂ«r tĂ« kryer veprime tĂ« pakoordinuara.

Reagimi i saj erdhi nĂ« ditĂ«n kur autoritetet e KosovĂ«s mbyllĂ«n disa institucione nĂ« veri tĂ« vendit – zonĂ« e banuar me shumicĂ« serbe – me arsyetimin se funksiononin jashtĂ«ligjshĂ«m.

Mbyllja e tyre shkaktoi reagime tĂ« ashpra nga bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare, e cila kĂ«rkon nga Kosova qĂ« çështjet qĂ« lidhen me situatĂ«n nĂ« veri, t’i trajtojĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« dialogut pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«, i cili ndĂ«rmjetĂ«sohet nga Bashkimi Evropian.

NĂ« njoftimin dĂ«rguar mediave, Policia e KosovĂ«s tha se i merr “me shumĂ« seriozitet” deklarimet e AmbasadĂ«s amerikane nĂ« PrishtinĂ« qĂ« ndĂ«rlidhen me fushĂ«n e sigurisĂ« dhe institucionin e PolicisĂ« dhe se â€œĂ«shtĂ« e gatshme tĂ« procedojĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme” pĂ«r tĂ« ruajtur partneritetin me SHBA-nĂ«, shkruan REL.

I pyetur pĂ«r pretendimet e AmbasadĂ«s amerikane, ministri i BrendshĂ«m i KosovĂ«s, Xhelal Sveçla, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« kĂ«tĂ« javĂ« se “Policia e KosovĂ«s, si çdo polici tjetĂ«r nĂ« vendet demokratike, ka autorizime pĂ«r veprimet e saj dhe ka edhe mbikĂ«qyrje”.

“Askund mĂ« i fortĂ« dhe mĂ« vigjilent se nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s nuk Ă«shtĂ« Inspektorati Policor i KosovĂ«s”, tha Sveçla.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia e Kosovës: Efektivët vazhdojnë të trajnohen edhe nga SHBA appeared first on Euronews Albania.

Gjirokastër| Punonjësit e Policisë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

By: rom ario

Me moton “Dhuro gjak, shpĂ«to jetĂ«!”, efektivĂ«t e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« GjirokastĂ«r dhe tĂ« komisariateve nĂ« varĂ«si tĂ« saj, i janĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes sĂ« QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« Transfuzionit tĂ« Gjakut, pĂ«r tĂ« dhuruar gjak nĂ« ndihmĂ« tĂ« pacientĂ«ve me talasemi.

Në Puntin e Gjakut të improvizuar në mjediset e policisë lokale, efektivat blu kanë dhuruar gjak duke i ardhur në ndihmë kryesisht fëmijëve talasemikë.

Kujtojmë se vazhdimisht strukturat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës kanë qenë pjesë e nismave për dhurimin vullnetar të gjakut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjirokastër| Punonjësit e Policisë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë appeared first on Euronews Albania.

ShtĂ«pia e BardhĂ«: Sulmi raketor i Hezbollahut ndaj Izraelit “thellĂ«sisht shqetĂ«sues”

By: rom ario

ShtĂ«pia e BardhĂ« thotĂ« se raportet pĂ«r njĂ« sulm me raketa tĂ« Hezbollahut ndaj Izraelit janĂ« “thellĂ«sisht shqetĂ«suese”.

Sipas mediave të huaja, grupi tha se më herët kishte lëshuar një raketë tokë-tokë ndaj agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad pranë Tel Avivit.

Izraeli, i cili tha se nuk mund të konfirmonte objektivin e sulmit, tha se ishte hera e parë që një predhë e lëshuar nga Libani kishte arritur në Izraelin qëndror.

“ThellĂ«sisht shqetĂ«sues”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i sigurisĂ« kombĂ«tare tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, John Kirby pĂ«r CNN pĂ«r sulmin.

Ai shtoi se sulmi ishte “pĂ«rsĂ«ri dĂ«shmi
 se Izraeli po pĂ«rballet me njĂ« kĂ«rcĂ«nim legjitim nga njĂ« grup terrorist i mbĂ«shtetur nga Irani”.

Megjithatë ai tha se SHBA ende beson se një zgjidhje diplomatike mund të qetësojë situatën në kufirin Liban-Izrael.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ShtĂ«pia e BardhĂ«: Sulmi raketor i Hezbollahut ndaj Izraelit “thellĂ«sisht shqetĂ«sues” appeared first on Euronews Albania.

❌