Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj në një mbrëmje gala më 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.
Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri; z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike dhe financiare në vend, sipërmarrës të ndryshëm në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.
Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.
Kryetarja e KĂ«shillit Drejtues tĂ« Raiffeisen Bank ShqipĂ«ri, znj. Brunner, nĂ« fjalĂ«n e saj pĂ«rshĂ«ndetĂ«se vlerĂ«soi 20 vitet e suksesshme tĂ« Raiffeisen Bank nĂ« ShqipĂ«ri. âJam shumĂ« krenare qĂ« jam pjesĂ« e rrugĂ«timit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, njĂ« vend qĂ« rriti me sukses PBB-nĂ« dhe turizmin e tij gjatĂ« pandemisĂ« dhe mbajti njĂ« sistem shĂ«ndetĂ«sor tĂ« denjĂ«. Raiffeisen Bank ShqipĂ«ri ka arritur njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« tregut prej 16% dhe Ă«shtĂ« njĂ« nga shtytĂ«sit e inovacionit digjital. Ne, nĂ« RBI, e vlerĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« novatore qĂ« po shfaq vendi. Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde tĂ« larta evropiane nĂ« ShqipĂ«ri, duke mbĂ«shtetur zhvillimin ekonomik tĂ« vendit,â theksoi znj. Brunner.
Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qëndruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hap me kohën si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & Go, etj. Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Christian Canacaris, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partnerët e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar përmes investimeve të vazhdueshme në risitë më të fundit teknologjike, duke lehtësuar përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu, z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të bankës në këto 20 vite.
Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, z. Gent Sejko, nĂ« fjalĂ«n e tij theksoi: â20 vite pĂ«r grupin Raiffeisen mund tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« vetĂ«m njĂ« fraksion tĂ« historisĂ« sĂ« tij mbi 130-vjeçare, por nĂ« vendin tonĂ«, kĂ«to 20 vite kanĂ« njohur njĂ« dinamikĂ« jo tĂ« lehtĂ« ndryshimesh dhe transformimesh dhe janĂ« vite tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« formĂ«simit tĂ« tregut financiar nĂ« vend.â
Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte angazhimi i bankës në bashkëpunim me Mastercard për mbështetjen e tre kauzave sociale: për fëmijët në nevojë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit. Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit, duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.
The post Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.