Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Salianji shkon në burg, Berisha: Qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllanë trafikant të Xhafajt

By: redi

Sali Berisha në fjalën që mban çdo mbrëmje nga ballkoni i banesës, tha se Ervin Salianji është qytetari i vetëm në Europë që burgoset sepse guxoi që të denoncojë vëllanë trafikant të ish-ministrit të PS-së, Fatmir Xhafaj. Po ashtu kreu i PD-së, shtoi edhe se Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte dhe se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa…

Source

Salianji në burg, Rama: Heroi i ri i shpifarakëve, fabrikoi një film në SHQUP

By: redi

Edhe pse ndodhet në Amerikë, kryeministri Edi Rama ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend. Pasi Ervin Salianji u dorëzua vetë në Drejtorinë e Policisë dhe do të shkojë në burgun e Fierit, Rama shprehet se nuk po komenton vendimin e Gjykatës, por e cilëson Salianjin si heroin e ri të Shpifarakëve, që fabrikoi një film për si ai i dosjes “Babale”, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin.

Source

Kurse inovative në Mat, ministri Gonxhja: Përgatisin brezin e ri për sfidat e ekonomisë digjitale

By: redi

Në Pallatin e Kulturës dhe Qendrën e Inovacionit “ICTe Mat”, krahas ekspozitave të pikturave me artistë shqiptarë e të huaj, po zhvillohen me sukses tre kurse inovative për fëmijët e moshave 6-16 vjeç për robotikë, dizajn 3D dhe kodim. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili vizitoi sot këtë qendër, bëri të ditur se këto kurse synojnë të forcojnë bazat e arsimit…

Source

”Do të transferohet sonte në burgun e Fierit”, avokati i Salianjit tregon nëse i rrezikohet siguria nga të burgosurit që ka denoncuar

By: redi

Pasi u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji mësohet se do të transferohet sonte në burgun e Fierit. Lajmin e bëri me dije avokati i tij, Ledio Braho në një prononcim për mediat. ”S’ është detyrë e Salianjit që të shmangë përplasjet, problemi është që jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji”.

Source

FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

By: redi

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në orën 12:30. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej më 30 shtator, ndërsa në shkresën që mban firmën e Kryeparlamentares, thuhet se ajo do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Source

Kurti takohet me O’Brien: Kosova konstruktive në dialog, marrëveshja e aneksi duhet zbatohen të plota

By: redi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz, kanë takuar në Nju-Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së…

Source

Zëri i Amerikës: Trump takohet me Zelenskyyn mes tensionesh e kritikash të republikanëve ndaj Ukrainës

By: redi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot në kullën Trump në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me zotin Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Putin janë shumë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt. Takimi vjen pas kritikash të forta që zoti Trump ka bërë ditët e fundit…

Source

Partizani gjen fitoren, ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë

By: redi

Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias. Ismaili i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsouka, shënoi golin e dytë, për të vulosur sfidën. Minutat e mbetura, u menaxhuan nga Partizani, për të marrë tre pikë të rëndësishme.

Source

Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar

By: redi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë. Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”…

Source

Ervin Salianji dorëzohet në Polici, burgun do ta bëjë në Fier: Beteja ime të frymëzojë qytetarët

By: redi

Pas qëndrimit në selinë e PD-së deri në orën 17:00, deputeti Ervin Salianji mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u dorëzua pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë. ”Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje…

Source

I mori jetën bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë merr vendimin për Fadil Kasemin

By: redi

Këtë të premte, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi. Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga…

Source

Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes satelitore për sektorin privat dhe publik

By: redi

Vodafone dhe Intelsat, operatori i integruar i rrjetit satelitor dhe tokësor, zgjeruan në datë 23 shtator partneritetin e tyre për të ofruar mbulim më të gjerë me shërbime të përkohshme dhe të ashtuquajtura on-the-move, që praktikisht janë sisteme satelitore të komunikimit, të dizajnuara për të ofruar lidhje të vazhdueshme e të besueshme gjatë kohës që jemi në lëvizje. Një teknologji që iu vjen në…

Source

Salianji do dorëzohet në Polici, disa militantë të PD-së mblidhen para Drejtorisë

By: redi

Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji u shpall fajtor në Gjykatën e Apelit për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit…

Source

Salianji drejt burgut, reagon Adriatik Lapaj: Ja pse mban shumë erë e kutërbon ky vendim i Gjykatës

By: redi

Deputeti Ervin Salianji po shkon drejt burgut dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, thotë se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit nënvizon se kjo situatë mban erë e kutërbon. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë…

Source

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma po jep rezultate të mira në uljen e humbjeve

By: redi

Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit.

Source

Ndahet nga jeta profesoreshë McGonagall në sagën ”Harry Potter”, u shua në moshën 89-vjeçare

By: redi

Ka mbyllur sytë përjetë aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën ”Harry Potter”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve. Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry…

Source

Pse nuk u mblodh Këshilli i Mandateve? Bardhi: Po presin të zgjohet Rama, se është në Amerikë

By: redi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku sipas PD duhet të merret autorizimi për arrestimin e deputetit Ervin Salianji. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71…

Source

Bardhi: Gjykatësi Gjermeni e ka vendin në burg. Kërkuan një aktor për ta bërë Ols

By: redi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hedh akuza të forta ndaj Artan Gjermenit, gjykatësi i Shkallës së Parë, për të cilin tha se vendos se çfarë thotë krimi. Gjatë konferencës me gazetarët, Bardhi u zotua se Partia Demokratike do t’i bëjë vetingun këtij gjyqtari, i cili do të shkojë në burg, sipas deputetit demokrat. “Artan Gjermeni, gjykatësi i shkallës së parë, do të shkojë në burg…

Source

Java e 7-të e Kategorisë Superiore, Egnatia do të përballet me Partizanin

By: redi

Këtë të premte, do të luhen sfidat për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Egnatia do të përballet me Partizanin në Rrogozhinë, ndeshje që do të nisë në orën 16:00. Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja, me Egnatian që vjen pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” kanë 3 ndeshje pa fitore (3 barazime radhazi). Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si vend i dytë në tabelën e renditjes…

Source

❌