❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ben Blushi: Bektashizmi dhe Shqipëria!

By: Iconstyle

Ky ishte bektashizmi shqiptar. Një shartim. Një mënyrë mbijetese.

Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël.

Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme.

Dhe ja pse.

Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet.

Bektashizmi konsiderohet një devijim dhe nuk mbështetet nga asnjë shtet i madh siç ndodh me fetë e tjera. Ai është një djalë i përzënë nga shtëpia, një trazovaç rebel dhe shkelës parimesh, një lexues i keq i Kuranit, madje një lloj shartimi.

Në të vërtetë nuk ka produkt fetar më të shartuar mes islamit sunit dhe krishtërimit ortodoks sesa bektashizmi. Ky shartim pemësh parahistorike, ndodhi në Shqipërinë e shekullit 18, në vendin ku islami me krishtërimin kanë bashkëjetuar brenda një krevati, brenda një shtëpie, brenda një fshati, një lagje dhe një krahine dhe për shkak të kësaj bashkëjetese të gjatë lindi një produkt i ri.

Ky ishte bektashizmi shqiptar. Një shartim. Një mënyrë mbijetese.

Pas Skënderbeut, bektashizmi ishte e vetmja formë proteste e shqiptarëve kundër Perandorisë Turke. Të krishterët që konvertoheshin me dhunë në suni, ktheheshin me qejf në bektashi. Teqetë ishin më mikpritëse se xhamitë, aty mund te flije sa të doje, mund të haje mirë, të pije dhe të këndoje. Si bektashi mund të faleshe dy herë në ditë dhe kishe më shumë kohë për punë. Si suni duhet të faleshe pesë herë në ditë dhe do punoje më pak. Në teqe gratë hynin lirisht sa herë të donin në prani të burrave.

Bektashizmi ishte më praktik se islami dhe kjo u erdhi për mbarë disa shqiptarëve të Mesjetës të mësuar me punë të përditshme, që ndryshe nga arabët, të cilët nuk e mbjellin dot shkretëtirën dhe kanë shumë kohë për tu falur, duhet të punonin çdo ditë arat e tyre siç kishin bërë nga mot.

Bektashizmi pra ishte një refuzim elegant i Islamit. Ishte një lloj oportunizmi.

Shqiptarët duket sikur u thonin turqve, ne do bëhemi muslimanë, por në mënyrën tonë. Dhe një pjesë, jo e vogël u bënë. Por ndryshe nga të krishterët që kishin Greqinë, katolikët që kishin Austro Hungarinë, muslimanët që kishin Turqinë, bektashinjtë kishin vetëm Shqipërinë.

Prandaj ata nuk punuan për asnjë shtet tjetër, nuk u manipuluan nga asnjë shtet tjetër, sepse askush nuk i donte përveç Shqipërisë, që edhe ata e donin si të vetmin Atdhe. Sikur Shqipëria të ishte më e madhe ata do ishin më shumë.

Por Bektashizmi nuk ka qenë gjithmonë një dervish gazmor që ulej në hijen e teqes, që pinte raki pastaj këndonte dhe shëronte gra me metoda mistike. Jeta e tij nuk ka qenë çdo ditë kaq e hareshme.

Bektashizmi ka patur shumë beteja me islamin sunit që ishte feja dominuese në Perandorinë Osmane. Turqit e ndaluan dy herë bektashizmin dhe i mbyllën teqetë. Një herë në 1826 kur Sulltani vrau 4000 jenicerë bektashinj në një natë, herën e dytë në 1925 kur gjithë dervishët u zbuan nga Turqia. Megjithëse Ataturku ishte laik, xhamitë nuk i mbylli, kurse teqetë po.

Jo vetëm sepse kryegjyshi bektashi i vitit 1925, Sali Njazi, që u dëbua nga Ataturku, ishte shqiptar nga Kolonja, por kryesisht për shkak të kësaj tradite shqiptare, të refuzimit oportunist ndaj Perandorisë Osmane, Ahmet Zogu i strehoi bektashinjtë. Nëse nuk do e kishte bërë bektashizmi do ishte zhdukur. Askush tjetër në Ballkan nuk mund ti strehonte bektashinjtë, në Evropë sigurisht që jo, por as në Turqi, as në Iran dhe aq më pak në Arabi.

Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi.

Por Ahmet Zogu nuk i strehoi bektashinjtë si bashkëkombas pa atdhe dhe as si emigrantë fetarë. Ai ishte i ftohtë dhe nuk kishte emocione të tilla. Përkundrazi. I strehoi duke bërë një gjest politik të fortë. Pas shpalljes se Pavarësisë në 1912, pranimi i bektashinjve si kundërshtarë të Perandorisë Osmane ishte akti i dytë i çlirimit nga Turqia të cilin Ahmet Zogu e bëri me qëllim. Edhe pse qëllimet e tij politike nganjëherë ishin të paqarta, largimi më çdo kusht nga Perandoria Turke ishte qëllimi për të cilën ai punoi çdo ditë me sukses.

Ataturku, turku më i emancipuar i kohërave, nuk ia fali Zogut, i cili në fakt nuk është se u mërzit si çdo njeri që bën me qëllim diçka për të mërzitur dikë tjetër. Ai i strehoi bektashinjtë me ndërgjegje për ta mërzitur Turqinë dhe kjo ishte një hakmarrje e merituar, megjithëse e vogël, në krahasim me atë që Turqia i kishte bërë Shqipërisë.

Para Ahmet Zogut, dy shqiptarë të tjerë, një pasha dhe një poet, të dy qytetarë të Perandorisë Turke kishin mbrojtur bektashinjtë, njëri me armë, tjetri me penë, secili në mënyrë e vet. Njëri ishte më i vrazhdë dhe më pragmatik, tjetri më i brishtë dhe më romantik.

Ata ishin Ali Pashë Tepelena dhe Naim Frashëri.

Megjithëse i pari kishte qëllime politike kaotike dhe i dyti kishte vetëm qëllime letrare të qarta, të dy i mbështetën bektashinjtë si një mënyrë kundërshtimi ndaj Perandorisë Osmane. Ata ishin dy osmanë antiosmanë. Ata mbështetën kundërshtarët e brendshëm të Turqisë, tek të cilët projektuan veten. Ata i thanë shqiptarëve se rruga e bektashizmit ishte rruga e tretë, rruga që pajtonte lindjen me perëndimin, islamin me krishtërimin dhe Shqipërinë me veten.

Dhe për hir të së vërtetës Bektashizmi ishte rruga e tretë. Kjo është e vërteta historike.

Bektashizmi është një dolce amaro, një ashure e hidhur e kohës kur Shqipëria pushtohej nga Perandoria Osmane dhe shqiptarët konvertoheshin me dhunë.

Nëse në Muzeun e Feve të Botës do kishte një stendë për konvertimin me dhunë, stenda shqiptare do nxinte më shumë se çdo stendë tjetër. Shqipëria është prova e dhunës fetare, të cilën popujt mundohen ta shmangin duke kursyer shpirtin dhe duke gjetur forma të durueshme dhimbjeje, njëra nga të cilat ishte bektashizmi.

Bektashizmi ishte një mënyrë për të vuajtur më pak, prandaj historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke, e cila është fatkeqësia më e madhe që na ka rënë përgjatë historisë.

Kur europianët u nisën të kolonizonin Amerikën në fund të viteve 1400, turqit u sulën të pushtonin Europën. Meqë nuk ia dolën disa herë, ndaluan në Ballkan dhe aty na shpërfytyruan ne për 500 vjet. Asnjë popull si shqiptarët, nuk e mbajti më shumë mbi shpinë peshën barbare të osmanëve.

Kur ata ikën, nuk lanë prapa asnjë urë, asnjë rrugë, asnjë port, asnjë ndërtim , asnjë institucion asnjë spital, asnjë shkollë por vetëm pluhur dhe mjerim dhe kur shoh që sot na thonë vëllezër dhe sinqerisht besoj se e kanë sinqerisht, mendoj se marrëdhënia e dashurisë mes vëllezërve në Turqinë Mesjetare, paska qenë diçka shumë e përgjakshme.

Por pushtuesit nuk i zgjedh dot dhe ne nuk i zgjodhëm turqit. Në një kuptim ata na ranë në pjesë.

Pushtuesit janë të papranueshëm në çdo rast, kushdo qofshin ata, por kolonizatorët europianë që shkuan në Amerikë, tamam në kohën kur turqit erdhën në Shqipëri, i përkisnin një civilizmi më të emancipuar se vendasit. Ata çuan atje artet, teknologjinë, zanatet, gatimet, higjienën, ilacet dhe armët dhe megjithëse shfarosën në mënyrë të pashpirt, i ndihmuan vendasit të dalin nga gjendja fisnore ku jetonin.

Kurse në rastin tonë ndodhi e kundërta. Pushtuesi jonë ishte më i prapambetur se ne që u pushtuam.

Shqipëria paraosmane ishte një vend normal europian, që nuk kishte shkëlqimin verbues të Venecias dhe muskujt e ushtrive të Napolit, por kishte institucione, kishte ligje, kishte kode, kishte diplomaci, kishte monedha, qarkullonte mallra, paguante taksa, njerëzit lëviznin lirisht dhe shkruhej shqip e latinisht që në atë kohë ishte si anglishtja sot.

Dëmi më i madh që na bënë turqit ishte që na zhveshën nga dëshira për punë. Ata na kthyen në një popull dembel, cilësi kjo që shkëlqen ende në kraharorin tonë. As historianët më patriotë nuk e shpjegojnë dot çfarë pune bëmë ne për 500 vjet, përveçse u ushqyem dhe u falëm duke pritur që Zoti të bënte për ne ato që ne nuk i bënim për vete.

Kurse dëmi i dytë ishte prishja e homogjenitetit tonë si popull. Një popull më homogjen në kuptimin fetar dhe kombëtar, sepse në Mesjetë këto dy shtylla ishin të pazgjidhura, do e kishte patur më të lehtë rrugën e historisë. Përveç komoditeteve të tjera, debati i flaktë mes bektashinjve dhe kundërshtarëve të tyre nuk do ishte sot kaq djegës, ose nuk do ishte fare, nëse ne do ishim një bashkësi homogjene e pandarë.

Kjo ndarje e vogël me ndikim të madh, që disa e quajnë ndarje e madhe me ndikim të vogël, është një peshqesh turk që ne bëjmë sikur e kemi zgjedhur vetë dhe e quajmë me termin modern tolerancë. Në fakt këtë dhuratë nuk e zgjodhëm por na e imponuam. Na konvertuan me dhunë duke na marrë fëmijët, pronat dhe armët. Shumë shpesh edhe jetën.

Për ata që nuk e kuptojnë dot cfarë ka ndodhur ato 500 vjet, është njëlloj sikur një fuqi e huaj të vijë sot në Shqipëri dhe të na marrë gjithë celularët, televizorët, librat dhe fotografitë që kemi në shtëpi, të hapë sëndukët dhe të zhdukë kujtimet e gjyshërve dhe stërgjyshërve, të djegi arkivat, të na ndalojë të gatuajmë mishrat dhe pijet që duam, të na mbylli shkollat, të na rrëmbejë fëmijët për ushtrinë e vet, të na izolojë nga bota, të shkatërrojë urat, rrugët dhe ujësjellësat dhe gjithë kjo errësirë torturuese të zgjasë 500 vjet. Natyrisht, ata prej nesh që do mbijetonin, kur të dilnin nga ky kafaz i llahtarshëm, do ishin gjysmë njerëz.

Kështu ishim dhe ne në vitet 1900.

Prandaj kur dolëm nga ky ferr na masakruan edhe më keq duke na grabitur territore sepse ne nuk kishim fuqi të mbronim tokat ku jetonim. Ne dolëm si një komb pa shtet sepse turqit na e shkatërruan shtetin dhe për pak edhe kombin. Nëse nuk do ishte Perandoria Turke, Shqipëria nuk do ishte copëtuar siç ndodhi në 1913 dhe sot do ishte një shtet dy herë më i madh. Me siguri të gjithë shqiptarët ose pjesa më e madhe e tyre do jetonin brenda shtetit të tyre.

Por nuk mbaron me kaq.

Nëse nuk do ishte Perandoria Turke, komunizmi shqiptar nuk do kishte qenë aq tragjik. Komunizmi ishte faza e fundit përmbyllëse e Perandorisë Osmane. Ishte një lloj verbimi pas errësirës. është njëlloj sikur ti nxjerrin sytë kur del nga një tunel i gjatë, pothuajse i përjetshëm.

Nëse nuk do kishim dalë aq të varfër dhe aq të mjerë nga 500 vjet robëri, ndoshta nuk do ishim kthyer fare një vend komunist sepse ushqimi kryesor i komunizmit është varfëria dhe mjerimi. Kjo është arsyeja që ne patëm regjimin komunist më të egër jo vetëm në Evropë, por në gjithë planetin dhe asgjë nuk i ngjan atij për nga fantazia që kishte për të kufizuar liritë personale.

Rrënjët e Komunizmit shqiptar janë të ujitura nga Perandoria Turke dhe ky ujë i ndotur vazhdon të kalojë nëpër themelet e shtëpisë sonë edhe tani që flasim.

Kjo është e vërteta.

Prandaj debati për bektashizmin, si një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke, është sot aq djegës, aq dinak dhe aq i pandershëm. Pjesa e mbetur e Perandorisë Turke po e përndjek bektashizmin bashkë me kujtimet tona të harruara.

Vitrina bektashije që mund të ekspozohet do tregonte mynzyrën e Perandorisë Turke, produkt i të cilës janë vetë bektashinjtë. Kjo pjesë e historisë i është fshehur shqiptarëve dhe botës me shumë dinakëri, aq sa ne jemi i vetmi popull që konsiderojmë Skënderbeun baba të kombit dhe njëkohësisht armiqtë e tij i konsiderojmë vëllezër.

Si një ateist ky debat nuk më intereson. Sa më shumë kuptoj, aq më shumë bindem se Zoti ekziston, por vetëm në mendjet tona. Unë besoj se fetë kanë penguar progresin e njerëzimit, kanë vonuar shkencën, kanë sulmuar artet dhe i kanë sjellë botës vetëm ndarje dhe përçarje prandaj nuk meritojnë të kenë shtet.

Ngritja e më shumë objekteve të kultit, kishave dhe xhamive është një investim i kotë. 200 apo 300 vjet më vonë ato do jenë bosh. Shkenca do ti ketë zbrazur për të mirën tonë. Një shtet modern sot ka vetëm një detyrë: ti ndihmojë fetë të tërhiqen në mënyrë të barabartë, pa i nxitur të bëjnë garë kush vrapon më ngadalë drejt zhdukjes.

Debati pĂ«r njĂ« shtet fetar mĂ« intereson si letĂ«rsi e bukur. Do mund tĂ« shkruaja qindra faqe duke fantazuar si jetohet brenda “shtetit brenda shtetit” me muzikĂ«, me lodra, me dajre, me dĂ«frim dhe dervishĂ« tĂ« hipur mbi bagi qĂ« rregullojnĂ« trafikun e njĂ« pelegrinazhi fetar tĂ« pandĂ«rprerĂ«.

Një shtet ku shërbehet ashure falas për të ëmbëlsuar gjuhët e hidhura të botës, do ishte shumë më ekzotik se Vatikani ku nuk të falin asgjë dhe shumë më liberal se Meka, ku duhet të zhvishesh me urdhër. Tirana dhe Shqipëria do fitonin miliona nga ky trafik pelegrinësh, por kjo është vetëm ekonomi letrare.

Pjesa më interesante e këtij shteti pa polici, pa ushtri, pa taksa, pa zgjedhje, pa sindikata, pa televizione, pa trafik, pa porte, pa aeroporte, do ishte Muzeu ku do ekspozohej Rezistenca Shqiptare, pjesë e të cilës janë dhe bektashinjtë.

Në këtë Muze do shërbeja çdo natë si roje, për ta mbrojtur nga ata që duan ta djegin, siç e kanë djegur.

The post Ben Blushi: Bektashizmi dhe Shqipëria! appeared first on iconstyle.al.

ÇfarĂ« fshihet pas lidhjes “fake” tĂ« Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut?

By: Iconstyle

Prej disa muajsh, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes për diçka tërësisht ndryshe nga muzika e tij. Thashethemet për një lidhje të supozuar me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu, kanë bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Por a është kjo një histori e vërtetë apo thjesht një maskim për diçka tjetër?

“Ku e ke Florin?”

GjatĂ« njĂ« video live, Liberta u pyet nga fansat: “Ku e ke Florin?”. Me njĂ« buzĂ«qeshje misterioze, ajo u pĂ«rgjigj: “KĂ«tu, por refuzon tĂ« dalĂ«. Nuk ka interes.”

Këto fjalë u përhapën shpejt në mediat online, duke nxitur spekulime dhe biseda të pafundme në rrjete sociale. A është kjo një shaka mes miqsh apo diçka më shumë po fshihet pas këtij komenti?

Pse po e fsheh Flori veten nga publiku?

Në një periudhë kur shumica e artistëve zgjedhin të jenë më afër vëmendjes e fansave përmes rrjeteve sociale dhe koncerteve, Flori ka zgjedhur të qëndrojë larg. Prej muajsh, ai ka mbajtur një profil të ulët, duke u distancuar nga media, skenat muzikore dhe nga çdo angazhim publik. Pavarësisht thirrjeve të shumta për një rikthim në skenë, ai ka mbetur në heshtje. Por çfarë e ka shtyrë të qëndrojë jashtë vëmendjes publike kaq gjatë?

ÇfarĂ« po pĂ«rpiqet tĂ« mbulojĂ«?

Njerëzit janë të bindur se marrëdhënia e përfolur mes Florit dhe Libertës është thjesht një fasadë për të mbuluar diçka tjetër. Zërat thonë se se kjo histori është një lojë për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër marrëdhënie, që përflitet se ka ekzistuar prej kohësh. Një marrëdhënie që duket të jetë shumë më e komplikuar sesa thashethemet me moderatoren nga Kosova.

Sekret apo jo?

Flitet prej kohĂ«sh se nĂ« jetĂ«n e Florit ekziston njĂ« grua tjetĂ«r, njĂ« figurĂ« e njohur, pĂ«r tĂ« cilĂ«n publiku ka dĂ«gjuar mĂ« parĂ«. NjĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« Ă«shtĂ« mbajtur larg syve tĂ« publikut pĂ«r arsye tĂ« forta. PĂ«r shumĂ« prej jush, ndoshta nuk Ă«shtĂ« aspak e vĂ«shtirĂ« ta kuptoni pĂ«r kĂ« bĂ«het fjalë 
Nëse mendoni se e dini për kë po flasim, ndoshta po, keni të drejtë!

The post ÇfarĂ« fshihet pas lidhjes “fake” tĂ« Flori Mumajesit dhe Liberta Spahiut? appeared first on iconstyle.al.

Lidhje me biznesmenë turq e donacione për fushatën, paditet Kryebashkiaku i New York

By: Iconstyle

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është akuzuar në një aktakuzë federale, raportoi gazeta New York Times.

Tashmë, të dy kryebashkiakët miq janë nën hetim.

Ashtu si miku i tij, edhe Veliaj është nën hetim nga SPAK-u për korrupsione dhe afera.

Veliaj ka 5 çështje nĂ« SPAK, dosjen “5D” tĂ« korrupsionit tĂ« drejtorĂ«ve, aferĂ«n e shekullit tĂ« inceneratorĂ«ve, shembjen e Teatrit KombĂ«tar, shembjet dhe ndĂ«rtimet te “5 Maji”, si dhe kullat.

NdĂ«rsa Adams, nga ana tjetĂ«r, do t’i dorĂ«zohet autoriteteve nĂ« fillim tĂ« javĂ«s sĂ« ardhshme.

Aktakuza pason një hetim federal mujor nga zyra e prokurorit të SHBA në Manhattan, e cila thuhet se po shqyrtonte lidhjen e tij me zyrtarët dhe biznesmenët turq dhe donacionet e fushatës që ai mori.

Adams tha nĂ« njĂ« video pĂ«r qytetarĂ«t e Nju Jorkut, e cila u shpĂ«rnda pĂ«r media tĂ« ndryshme, se beson se “qeveria federale synon tĂ« mĂ« akuzojĂ« pĂ«r krime” dhe nĂ«se ndodh kjo, akuzat do tĂ« jenĂ« “plotĂ«sisht tĂ« rreme, tĂ« bazuara nĂ« gĂ«njeshtra.”
Ai tha gjithashtu se ka në plan të kërkojë një gjyq të menjëhershëm dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.

Adams do të ishte kryetari i parë i bashkisë së Nju Jorkut që do të përballej me akuza penale gjatë mandatit të tij.

Edhe pse natyra e akuzave nuk ishte e qartë menjëherë, zyrtarët kishin nisur katër hetime të ndara në lidhje me Adams dhe anëtarë të lartë të administratës së tij.

– Adams pĂ«rballej me thirrje pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« dorĂ«heqjen pĂ«r shkak tĂ« hetimeve, pĂ«rfshirĂ« nga pĂ«rfaqĂ«suesja Alexandria Ocasio-Cortez (D-N.Y.), e cila tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n pĂ«rpara se tĂ« dilnin lajmet pĂ«r aktakuzĂ«n se ai duhej tĂ« jepte dorĂ«heqjen “pĂ«r tĂ« mirĂ«n e qytetit.”

– MegjithatĂ«, nĂ« videon e tij, Adams tha se kishte “pĂ«rballuar kĂ«to gĂ«njeshtra pĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ«â€ dhe “qyteti ka vazhduar tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet.”

– Ai shtoi: “Ju mĂ« keni zgjedhur pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr kĂ«tĂ« qytet dhe unĂ« do ta udhĂ«heq atĂ«.”

Përmbledhja e situatës:

Hetimet dolën në dritë në nëntorin e kaluar, kur FBI-ja kontrolloi shtëpinë e përgjegjëses kryesore për mbledhjen e fondeve të fushatës së Adams, si pjesë e një hetimi për dyshimet se fushata e tij kishte bashkëpunuar në mënyrë të paligjshme me grupe turke për të marrë donacione të huaja.

– Kishte disa zhvillime tĂ« tjera nĂ« hetime kĂ«tĂ« muaj. AgjentĂ«t e FBI-sĂ« kontrolluan shtĂ«pitĂ« e dy prej ndihmĂ«sve kryesorĂ« tĂ« Adams javĂ«n e kaluar, pĂ«rfshirĂ« ish-komisionerin e policisĂ« sĂ« Nju Jorkut, Edward Caban, sipas ABC 7. Caban dha dorĂ«heqjen nga posti njĂ« javĂ« mĂ« vonĂ«.

– Departamenti i DrejtĂ«sisĂ«, IRS dhe Departamenti i Hetimeve i Nju Jorkut gjithashtu kishin nisur hetime pĂ«r korrupsion tĂ« mundshĂ«m, por deri tani nuk kishte pasur akuza penale tĂ« shpallura kundĂ«r zyrtarĂ«ve tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hetimet pĂ«r Adams dhe rrethin e tij tĂ« ngushtĂ«.

Deklaratat:

“UnĂ« gjithmonĂ« e dija se nĂ«se do tĂ« mbroja interesat e qytetarĂ«ve tĂ« Nju Jorkut, do tĂ« bĂ«hesha njĂ« objektiv—dhe kĂ«shtu u bĂ«ra,” tha Adams.

“NĂ«se akuzohem, jam i pafajshĂ«m dhe do tĂ« luftoj me çdo fuqi qĂ« kam.”

Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut nuk komentoi mbi këtë çështje.

Në retrospektivë:

Adams u zgjodh kryetar i bashkisĂ« sĂ« Nju Jorkut nĂ« nĂ«ntor 2021 pasi prezantoi veten si njĂ« demokrat moderat qĂ« kundĂ«rshtonte lĂ«vizjen “defund the police,” ndĂ«rsa pĂ«rpiqej tĂ« gjente njĂ« ekuilibĂ«r midis luftimit tĂ« krimit dhe eliminimit tĂ« praktikave raciste tĂ« policisĂ«.

Adams nuk ka detyrim ligjor të japë dorëheqjen, megjithëse guvernatorja Kathy Hochul (D) mund ta largojë atë nga detyra nëse ai akuzohet për një krim.

Jumaane Williams, avokati publik i Nju Jorkut, do të bëhej kryetar i përkohshëm i bashkisë deri në shpalljen e një zgjedhjeje të posaçme për të zgjedhur pasardhësin e tij, nëse Adams jep dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tij.

Disa kandidatë kishin premtuar tashmë të sfidonin Adams në zgjedhjet paraprake demokratike për kryetar bashkie vitin e ardhshëm.

The post Lidhje me biznesmenë turq e donacione për fushatën, paditet Kryebashkiaku i New York appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok, Genta Gjalpi jep lajmin e trishtë

By: Iconstyle

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

NĂ« fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bĂ« “gjyshja e tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve”, qĂ« merrte çdo ditĂ« komente urimesh e bekimesh, pasi shumĂ« ndjekĂ«sve u nxirrte mallin e gjysheve tĂ« tyre qĂ« nuk jetonin mĂ«.

E sa keq qĂ« gjyshet s’jetojnĂ« pĂ«rgjithmonĂ«! Sot, Ă«ngjĂ«lli i bukur i GentĂ«s ka ndĂ«rruar jetĂ«, ndĂ«rsa ka qenĂ« vetĂ« ish-banorja e “BB” ajo qĂ« ka dhĂ«nĂ« lajmin e trishtĂ« nĂ« TikTok, nĂ«pĂ«rmjet videove qĂ« na e kĂ«putĂ«n zemrĂ«n.

“Sot shpirti yt iku nĂ« parajsĂ« lulja ime e bukur. Sa shumĂ« tĂ« dua nuk e them dot me fjalĂ«, sa shumĂ« do mĂ« mungosh nuk e di! Por ti je njeriu qĂ« mĂ« ke falur aq dashuri dhe me zemrĂ«n tĂ«nde tĂ« pastĂ«r, me çiltĂ«rsinĂ« tĂ«nde mĂ« bĂ«re tĂ« jem ajo qĂ« jam sot! U prehsh nĂ« paqe nĂ«na”- shkruan Genta e pikĂ«lluar.

 

@genta_officially♬ Eternal Lightrenaissance choral gregorian chant a cappella polyphonic sacred) – D.ai.GO

“NĂ«nĂ« Bekua ime e vogĂ«l e bukur, u bashkove me gjyshin brenda vitit, nuk mund tĂ« rrije dot pa tĂ«â€- vazhdon ajo.

 

@genta_officially♬ Stellar Lunar – O Cristão Alemão

Genta Ă«shtĂ« fatlume qĂ« mundi tĂ« pĂ«rjetonte pĂ«r kaq gjatĂ« dashurinĂ« e çiltĂ«r tĂ« gjyshĂ«rve, ja puthi duart, i shĂ«rbeu, i lau, i ushqeu dhe fjeti nĂ« prehĂ«rin e tyre- ndjesi qĂ« shumĂ« prej nesh ç’nuk do tĂ« jepnim pĂ«r t’i pĂ«rjetuar edhe njĂ«herĂ«!

Nga stafi i Iconstyle, ngushëllime për humbjen e më të dashurve!

The post Ndahet nga jeta gjyshja e famshme e TikTok, Genta Gjalpi jep lajmin e trishtë appeared first on iconstyle.al.

❌