Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Salianji”, PD qëndrim tjetër për imunitetin/ Këshilli i Mandateve: Nuk mblidhemi, vendimi për deputetin do zbatohet automatikisht

By: Re Nato

Grupi Parlamentar i PD kërkoi të premten mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve pas vendimit të Apelit të dënimit me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji.

Gazetarja Fiona Xhafaj raporton se përfaqësia e këshillit ka vendosur që të mos mblidhet, dhe në këtë mënyrë, vendimi për deputetin do zbatohet automatikisht.

“Këshilli i Mandateve ka vendosur që të mos mblidhet për Ervin Salianjin. Sipas burimeve në Kuvend ende nuk ka mbërritur shkresa zyrtare nga prokuroria por vendimi është marrë nga përfaqësia e këshillit dhe është vendosur që të mos mblidhet.”, raportoi gazetarja Fiona Xhafaj.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi më herët se PD i ka dërguar shkresë Kuvendit.

“Do duhet të kemi përgjigje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për të parë nëse do të jetë e nevojshme. Prej orës 09:00, Salianji ndodhet në selinë e Partisë Demokratike. Në Kuvend do të shkojë një shkresë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve. Shkresa i ka shkuar Kuvendit. Pritet të shihet nëse deputeti Salianji do të zbatojë atë që ka thënë publikisht, që do të vetëdorëzohet apo do të ndjekë hallkat që PD thotë se duhen zbatuar në rastin Salianji. Ky është rasti i parë për të cilin Kuvendi do të duhet të marrë një vendim”, raportoi gazetarja Shevroja.

/abcnews.al

❌