❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Do ju dĂ«rgoj letra nga burgu”, Salianji: Ja si do e drejtoj fushatĂ«n nĂ«n regjim

Deputeti Ervin Salianji mbajti kĂ«tĂ« tĂ« premte njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat lidhur me vendimin e  marrĂ« njĂ« ditĂ« mĂ« herĂ«t nga Gjykata e Apelit e cila la nĂ« fuqi vendimin “arrest me burg pĂ«r 1 vit” pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« lidhur me çështjen “Babale”.

Ditën e djeshme deputeti demokrat tha se betejën ligjore por edhe fushatën elektorale ai do e vazhdojë nga burgu. I pyetur nga gazetarët se si do e bëjë këtë, Salianji u përgjigj:

“Do u them mediave hajdeni te dritarja e burgut. PĂ«rtej shakave unĂ« mendoj se ka mjete komunikimi. Lejohen letrat nga burgu, pra do shkruaj do gjej forma komunikimi. PavarĂ«sisht se izolimin tim e kanĂ« bĂ«rĂ« edhe pĂ«r arsye tjetĂ«r.

Nuk Ă«shtĂ« kjo forma ime e parapĂ«lqyer e komunikimit, nĂ«pĂ«rmjet rrjeteve, letrave apo televizionit. NĂ« fushata unĂ« preferoj tĂ« takoj qytetarĂ«t dhe tĂ« jem kudo, nĂ« çdo moment me orĂ« tĂ« gjata duke i kufizuar nĂ« 2-3 orĂ« periudhĂ«n e gjumit. Nuk Ă«shtĂ« e njĂ«jta situatĂ« tani, por ky dĂ«nim politik, ka motivuar shumĂ« mĂ« shumĂ« njerĂ«z kĂ«tĂ« e shikoj nga reagimet dhe dua ti shpreh mirĂ«njohjen mijĂ«rave qytetarĂ« qĂ« mĂ« kanĂ« shkruar. Ata do motivohen nga kjo dhe do ketĂ« njĂ« tjetĂ«r reagim. Ju e dini se regjimet totaliare kur janĂ« nĂ« fundin e tyre bĂ«jnĂ« veprime tĂ« pa imagjinueshme njĂ«soj si ky”,-tha deputeti demokrat.

The post “Do ju dĂ«rgoj letra nga burgu”, Salianji: Ja si do e drejtoj fushatĂ«n nĂ«n regjim appeared first on Euronews Albania.

Salianji konferencĂ« para arrestimit: DĂ«nim politik, Fatmir Xhafaj u betua që 

Ndërkohë që pritet të ekzekutohet vendimi i marrë nga Gjyakata e Apelit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg, ai ka mbajtur një konferencë për mediat.

Ai tha se është një i dënuar politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe të Fatmir Xhafaj. Salianji tha se me denoncimin e tij me fakte ai i ka ndërprerë karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës.

“NĂ« çdo deklarim e proces gjyqĂ«sor Edi Rama ka thĂ«nĂ« qĂ« nuk i komenton vendimet e Gjykatave. ÇfarĂ« e detyroi Edi RamĂ«n dje tĂ« thoshte se Gjykata Ă«shtĂ« me tĂ«? ÇfarĂ« e shqetĂ«sone nĂ« kĂ«tĂ« vendim? tĂ« vĂ«nĂ« pĂ«rballĂ« provave tĂ« pakundĂ«rshtueshme tĂ« njĂ« pĂ«rgjimi tĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij dhe presionit tĂ« opozitĂ«s dhe puiblikut, Geron Xhafaj, nga i pafajshĂ«m u vetĂ«dorĂ«zua nĂ« prokurori dhe u kthye nĂ« Itali pĂ«r tĂ« vazhduar dĂ«nimin.

Edhe kĂ«tu u shkel ligji, pasi nuk iku si i burgosur nga ShqipĂ«ria,vetĂ«m qĂ« Fatmir dhe Geron Xhafaj ti shpĂ«tonin hetimit dhe ndjekies penmale pĂ«r trafik ndĂ«rkombĂ«tar droge njĂ«ri dhe tjetri bashkĂ«punim nĂ« kuadĂ«r tĂ« grupit strukturuar kriminal nĂ« kĂ«tĂ« vend. Fatmir Xhafaj u betua qĂ« nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte qĂ« u quajt kallĂ«zim i rremĂ« nga avokatĂ«t e tyre, i ndĂ«rpreu karrierĂ«n politike Fatmir Xhafajt dhe i dĂ«mtoi reputacionin trafikantit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s. Se pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«hstĂ« dĂ«nimi”,-tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji konferencĂ« para arrestimit: DĂ«nim politik, Fatmir Xhafaj u betua që  appeared first on Euronews Albania.

Salianji u dĂ«nua me burg, Luçiano Boçi: PD nuk e njeh vendimin, ja ç’do ndodh

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ishte këtë  të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se Partia Demokratike nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë dënoi me vendim të formës së prere më një vit burg, deputetin Ervin Salianji.

Boçi tha se do ketë mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, ndërsa shtoi se do ketë aksione opozitare dhe mosbindje civile, pasi sipas tij, vendimi i marrë kundër Salianjit nuk i shërben drejtësisë, por padrejtësisë.

“Mosbindje ndaj ekzekutimit tĂ« vendimit, mosbindje civile. Ne nuk njohim vendimin e gjykatave politike, sepse ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« retorikĂ« ne e themi mosbindje civile dhe tĂ« pretendosh tĂ« njohĂ«sh vendimet e gjykatave me dĂ«nime tĂ« tilla politike atĂ«herĂ« ky Ă«shtĂ« dorĂ«zim. Grupi Parlamentar Ă«shtĂ« pjesa politike mĂ« e pjekur e njĂ« partia dhe di tĂ« bĂ«jĂ« shumĂ« mirĂ« interpretimin e vendimeve dhe tĂ« mbajĂ« qĂ«ndrimet e tyre.

Qëndrimet e tyre nuk janë militante, janë mendime të pjekura që janë të konsultuara dhe konsiderojnë qëndrimet e gjithë grupit parlamentar, në raport të të qenurit të tyre deputet dhe të qenurit në afërsi shumë të madhe me ligjin me njohjen e tij dhe me mënyrën se si duhet të ekzekutohet ligji.

Ky Ă«shtĂ« njĂ« vendim politik dhe jo zbatim i ligjit. ËshtĂ« padrejtĂ«si dhe kundĂ«r padrejtĂ«sisĂ« duhet tĂ« ketĂ« patjetĂ«r reagim. Do ketĂ« aksione, mosbindja civile Ă«shtĂ« kĂ«rkuar, ajo Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe herĂ« tĂ« tjera nga qytetarĂ«t, ne duam mirĂ«kuptimin e qytetarĂ«ve, sepse kjo duhet tĂ« bĂ«het nĂ« emĂ«r tĂ« njĂ« sakrifice mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« mos lejuar instalimin e njĂ« regjimi qĂ« vret, pushkaton fjalĂ«n e lirĂ« dhe burgos kundĂ«rshtarĂ«t e tij politik”,-tha Luçiano Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji u dĂ«nua me burg, Luçiano Boçi: PD nuk e njeh vendimin, ja ç’do ndodh appeared first on Euronews Albania.

Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë

Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar këtë të premte pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg.

55-vjeçari është dënuar pasi ushtronte dhunë në familje. Ai ka qenë në kërkim që pas vendimit të marrë nga Gjykata.

Njofitmi i policisë:

NĂ« zbatim tĂ« masave tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« planit operacional “Sundimi i ligjit” pĂ«r kapjen e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, u finalizua nga Seksioni i KĂ«rkimit nĂ« DVP TiranĂ«, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

ShĂ«rbimet e Seksionit tĂ« KĂ«rkimit nĂ« DVP TiranĂ«, nĂ« zbatim tĂ« masave tĂ« hartuara nĂ« kuadĂ«r operacionit policor tĂ« koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar nĂ« informacionet e siguruara pĂ«r vendndodhjen e njĂ« shtetasi nĂ« kĂ«rkim, kanĂ« intensifikuar kontrollet pĂ«r kapjen dhe vĂ«nien e tij pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ligjore.

Si rezultat, nĂ« Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, i cili ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim pasi Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m TiranĂ«, e ka dĂ«nuar me 1 vit burgim pĂ«r veprĂ«n penale “Dhuna nĂ« familje”. Materialet i kaluan ProkurorisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij.

Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi.

Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër appeared first on Euronews Albania.

PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror

Grupi parlamentar i PD po përgatit një padi për në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt. Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania nga gazetari Ardit Hoxha, grupi i  PD janë shprehur se Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe ndaj tij do kërkohet hetim pasuror.

Gjithashtu sipas gazetarit Hoxha demokratët e akuzojnë Xhafajn për falsifikim, pengim i se vërtetës dhe shpërdorim detyre.

“NĂ« ambientet e selisĂ« demokratike janĂ« tĂ« katĂ«r nĂ«nkryetarĂ«t bashkĂ« me sekretarin e pĂ«rgjithshĂ«m dhe disa prej deputetĂ«ve sĂ« bashku me zotin Salianji. Ata janĂ« duke diskutuar ndaj njĂ« padie ndaj zotit Fatmir Xhafaj. Kjo padi Ă«shtĂ« vijim i njĂ« denoncimi qĂ« zoti Salianji bĂ«ri vetĂ«m pak ditĂ« mĂ« parĂ« ku ka kĂ«rkuar qĂ« pĂ«r zotin Xhafaj tĂ« merren masa nga Prokuroria e Posaçme qĂ« tĂ« nisĂ« njĂ« hetim pasuror, pasi sipas tij dhe avokatĂ«ve tĂ« zotit Salianji, ka indicie dhe prova tĂ« mjaftueshme qĂ« prokuroria tĂ« nisĂ« hetimet”,-tha gazetari Hoxha.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kërkesë-padia do depozitohet brenda ditës së sotme, apo zoti Salianji vetëm do mund ta firmosë këtë kërkesë-padi e ajo të depozitohet në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror appeared first on Euronews Albania.

Kërkonin ar në minierë, 15 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi

Të paktën 15 njerëz janë vrarë, ndërsa me dhjetëra ende të nën baltë pasi një rrëshqitje dheu goditi groposi ndërsa po kryenin një operacion të paautorizuar të minierave të arit në ishullin Sumatra, thanë zyrtarët.

Ata po gĂ«rmonin pĂ«r ar nĂ« lagjen e largĂ«t Solok tĂ« SumatrĂ«s PerĂ«ndimore kur “goditi fatkeqĂ«sia”.

Sipas Sky News, rreth 25 persona janë ende nën baltë, ndërsa tre persona janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit. Edhe ata me lëndime të shumta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkonin ar në minierë, 15 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi appeared first on Euronews Albania.

Formula 1, RB zĂ«vendĂ«son Ricciardo’n me Lawson

Daniel Ricciardo largohet nga RB me efekt imediat, duke mbyllur aventurën e dytë në Formula 1. Ai do të zëvendësohet nga piloti rezervë, Liam Lawson për 6 garat e mbetura të sezonit që parashikon edhe 3 evente Sprint.

Australian u kthye nĂ« Formula 1 vitin e shkuar nĂ« Hungari nĂ« bordin e AlphaTauri’t duke qĂ«ndruar edhe nĂ« markĂ«n RB deri nĂ« Singapor.

Ricciardo mori pikĂ« nĂ« 5 evente pĂ«rfshi njĂ« paraqitje spektakolare nĂ« Sprint’in e Miami’t dhe renditet nĂ« vendin e 14’tĂ« nĂ« klasifikimin e pilotĂ«ve, 10 pikĂ« pas Yuki Tsunoda’s. E megjithatĂ« forma e tij nuk e bindi familjen e Red Bull tĂ« vazhdonte me tĂ« deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij sezoni.

NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« “Singapore Grand Prix” ishte gara e fundit ku ai vendosi dhe Xhiron mĂ« tĂ« ShpejtĂ«. Mbetet e paqartĂ« e ardhmja pĂ«r Ricciardo’n qĂ« nuk pritet tĂ« jetĂ« nĂ« rradhĂ«n e nisjes nĂ« vitin 2025 nĂ« Formula 1.

NĂ« karrierĂ«n e tij ai arriti 8 fitore, u ngjit 32 herĂ« nĂ« podium dhe grumbulloi 1329 pikĂ« nĂ« 258 Gara. GjatĂ« 14 viteve nĂ« Formula ai u rendit nĂ« vendin e 3’tĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« viteve 2014 dhe 2016. GjatĂ« kĂ«saj kohe ai pilotoi HRT, Toro Rosso, Red Bull, Renault, McLaren dhe RB.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Formula 1, RB zĂ«vendĂ«son Ricciardo’n me Lawson appeared first on Euronews Albania.

Portugalia do tĂ« pĂ«rdorĂ« 500 mln € nga fondet evropiane pĂ«r rikuperimin e zjarreve

Portugalia ka marrë autorizimin nga Komisioni Evropian për të përdorur 500 milionë euro nga fondet e kohezionit për të ndihmuar në mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Autoritetet në Portugali kanë nisur vlerësimin e dëmeve në komunat më të prekura nga zjarret në rajonet qendrore dhe veriore të vendit, ndërsa planet për rindërtimin po zhvillohen.

Qeveria ka vendosur të ndajë 500 milionë euro në fondet e BE-së për rindërtimin e Portugalisë, që ishte një njoftim i madh nga kryeministri Luis Montenegro të hënën.

“Dialogu me Presidentin e Komisionit Evropian ka çuar nĂ« vendimin e Komisionit pĂ«r tĂ« lejuar PortugalinĂ« tĂ« aksesojĂ« 500 milionĂ« euro nga fondet e kohezionit tĂ« akorduara pĂ«r vendin gjatĂ« viteve tĂ« ardhshme”, u tha gazetarĂ«ve kryeministri i Malit tĂ« Zi.

“Financimi synon tĂ« mbulojĂ« dĂ«min e shkaktuar, me njĂ« normĂ« kontributi dhe rimbursimi qĂ« mund tĂ« arrijĂ« pĂ«rjashtimisht 100 pĂ«r qind”, shtoi ai.

Me dëme të rënda në shtëpi, të korra dhe objekte industriale, qeveria portugeze ka thënë se dëshiron që përpjekja e rindërtimit të jetë e shpejtë dhe joburokratike.

Zyrtarët lokalë në rajonin qendror thonë se një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga zjarret duhet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Ndërkohë, kryeministri portugez ka thënë se po hetohet për identifikimin e personave përgjegjës për vënien e qëllimshme të zjarreve në zona të caktuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Portugalia do tĂ« pĂ«rdorĂ« 500 mln € nga fondet evropiane pĂ«r rikuperimin e zjarreve appeared first on Euronews Albania.

Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes socialiste

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Sipas pamjeve te siguruara nga Euronews Albania, në orën 08:54 Valikaj dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të SPAK.

Sipas burimeve Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonar të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes socialiste appeared first on Euronews Albania.

Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit

Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Shtetet e Bashkuara synojnĂ« t’i forcojnĂ« lidhjet me aleatĂ«t e tyre nĂ« rajon dhe lundrojnĂ« rregullisht nĂ« ato ujĂ«ra nĂ« operacione qĂ« ata thonĂ« se ruajnĂ« lirinĂ« e lundrimit pĂ«r anijet atje, duke e zemĂ«ruar kĂ«shtu Pekinin.

Kjo nëndetëse me gjasë u fundos mes muajve maj dhe qershor, kur pamjet satelitore shfaqen vinça të cilët do të ishin të nevojshëm për ta nxjerrë atë nga fundi i lumit, tha zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kina është duke e ndërtuar flotën e vet detare me shpejtësi të madhe. SHBA-ja e vlerëson ngritjen e Kinës si shqetësimin më të madh për sigurinë e saj në të ardhmen.

Ambasada kineze nĂ« Uashington tha tĂ« enjten se nuk ishte “nĂ« dijeni me situatĂ«n” dhe se nuk ka informata pĂ«r tĂ« ofruar.

Zyrtari amerikan tha se nuk ishte “befasi” qĂ« marina kineze do ta mbajĂ« tĂ« fshehtĂ« kĂ«tĂ« dĂ«shtim.

Lajmi për fundosjen e nëndetëses vjen në një javë kur Kina e lëshoi si rrallëherë një rakete balistike ndërkontinentale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët thonë se ky ishte testi i parë që Pekini e ka kryer prej vitit 1980.

The post Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit appeared first on Euronews Albania.

Mbajti pagën e punëtorëve palestinezë, Izraeli akuzohet se ka thyer ligjin

Dhjetë sindikata kanë akuzuar Izraelin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të punës duke penguar pagat dhe përfitimet nga më shumë se 200,000 punëtorë palestinezë që nga 7 tetori 2023.

Qeveria izraelite akuzohet pĂ«r shkelje “tĂ« hapura” tĂ« KonventĂ«s sĂ« OrganizatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PunĂ«s (ILO) pĂ«r mbrojtjen e pagave, duke futur shumĂ« palestinezĂ« nĂ« varfĂ«ri ekstreme.

PunĂ«torĂ«t nga Gaza dhe Bregu PerĂ«ndimor, tĂ« punĂ«suar nĂ« Izrael, nuk morĂ«n pagesĂ« pĂ«r punĂ«n e pĂ«rfunduar para tetorit tĂ« kaluar, kur militantĂ«t e Hamasit udhĂ«hoqĂ«n njĂ« sulm qĂ« vrau afro 1200 njerĂ«z nĂ« jug tĂ« Izraelit – dhe nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« pagĂ« qĂ« atĂ«herĂ«, sipas ankesĂ«s. Sulmi shkaktoi mĂ« pas njĂ« sulm izraelit nĂ« Gaza qĂ« ka vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 41,000 palestinezë dhe ka shkatĂ«rruar njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« territorit.

Një ankesë e paraqitur të premten synon të rikuperojë pagat e punëtorëve palestinezë që kanë punuar më parë në Izrael.

“Dyqind mijĂ« punĂ«torĂ« në Bregun PerĂ«ndimor humbĂ«n punĂ«n e tyre,” tha Assaf Adiv, drejtor ekzekutiv i ShoqatĂ«s sĂ« PunĂ«torĂ«ve Maan, njĂ« organizatĂ« e pavarur e punĂ«torĂ«ve nĂ« Izrael. “Ata nuk kanĂ« marrĂ« asnjĂ« dĂ«mshpĂ«rblim dhe kanĂ« vuajtur qĂ« atĂ«herĂ« nga varfĂ«ria ekstreme.

“MijĂ«ra punĂ«torĂ« qĂ« rrezikojnĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« Izrael pa leje pĂ«rballen me shtypje, poshtĂ«rim dhe madje edhe vdekje. PunĂ«torĂ«t janĂ« njĂ« shtresĂ« kryesore shoqĂ«rore nĂ« shoqĂ«rinĂ« palestineze qĂ« Ă«shtĂ« paqĂ«sore dhe nuk shoqĂ«rohet me Hamasin dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye nuk duhet tĂ« ndĂ«shkohen.”

Sipas vlerësimeve të ILO-s, paga mesatare ditore për punëtorët palestinezë në Izrael ishte 79 dollarë, me paga mesatare javore që varionin nga 565-700 dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbajti pagën e punëtorëve palestinezë, Izraeli akuzohet se ka thyer ligjin appeared first on Euronews Albania.

U dënua me 1 vit burg, Salianji shkon në selinë e PD. Kush do e ekzekutojë vendimin

Gjykata e Apelit vendosi tĂ« enjten masĂ«n “arrest me burg” pĂ«r njĂ« vit pĂ«r deputetin demokrat Ervin Salianji. Deputeti ka mbĂ«rritur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« SelinĂ« e PartisĂ« Demokratike.

Ndërkohë në prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti ku për ekzekutimin e vendimit u caktua prokurorja Elona Alvora.

Ajo pritet të vendos ekzekutimin e vendimit te Apelit te dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Urdhri i ekzekutimit pritet ti dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga Gjykata e shkallës së Parë, ku Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dënua me 1 vit burg, Salianji shkon në selinë e PD. Kush do e ekzekutojë vendimin appeared first on Euronews Albania.

“Kjo çmenduri nuk mund tĂ« vazhdojĂ«â€, Presidenti palestinez kĂ«rkon fundin e luftĂ«s

Mahmoud Abbas hapi fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara duke deklaruar se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza.

“Palestina Ă«shtĂ« atdheu ynĂ«. ËshtĂ« toka e baballarĂ«ve tanĂ«, e gjyshĂ«rve tanĂ«. Do tĂ« mbetet e jona”, tha ai. “NĂ«se dikush do tĂ« largohej, do tĂ« ishin uzurpatorĂ«t okupues”.

Ai i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të ndalonte luftën e Izraelit kundër Gazës, duke thënë se ushtria izraelite e kishte shkatërruar pothuajse tërësisht Gazën dhe nuk ishte më e përshtatshme për jetën.

“Kjo çmenduri nuk mund tĂ« vazhdojĂ«. E gjithĂ« bota Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh me popullin tonĂ«â€, tha ai nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme prej 193 anĂ«tarĂ«sh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kjo çmenduri nuk mund tĂ« vazhdojĂ«â€, Presidenti palestinez kĂ«rkon fundin e luftĂ«s appeared first on Euronews Albania.

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm të tretë ndaj Izraelit, duke thënë se ka lëshuar drone në një objektiv në lartësitë e pushtuara të Golanit.

MĂ« herĂ«t, grupi ombrellĂ« i milicive tĂ« mbĂ«shtetur nga Irani tha se gjuajti njĂ« raketĂ« “nĂ« njĂ« objektiv jetik” nĂ« territoret e pushtuara dhe vendosi drone nĂ« njĂ« objektiv tjetĂ«r nĂ« LartĂ«sitĂ« Golan.

Grupi shtoi se “konfirmon vazhdimin e operacioneve nĂ« goditjen e bastioneve tĂ« armiqve me njĂ« ritĂ«m pĂ«rshkallĂ«zues”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Të enjten vonë mbrëma, ushtria izraelite tha se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni.

LEXONI GITHASHTU:

The post Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael appeared first on Euronews Albania.

“Nuk dorĂ«hiqem”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, flet pas ngritjes sĂ« akuzave federale

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha të enjten se nuk do të japë dorëheqjen ndërsa përballet me akuza federale për korrupsion dhe ryshfete në këmbim të favoreve.

Demokrati Adams përballet me pesë akuza federale dhe korrupsion që i ka fillimet që nga koha e zgjedhjes së tij për të shërbyer në Bruklin dhe vazhdoi gjatë periudhës që ai drejton bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.

Mes të tjerash, prokurorët thonë se zoti Adams përfitoi bileta avioni falas dhe me zbritje të theksuar me një vlerë më të madhe se 100,000 dollarë, qëndrime falas në hotele luksoze, dreka dhe darka të kushtueshme si dhe kontribute financiare të paligjshme për fushatën të cilat e ndihmuan atë të kualifikohej për më shumë se 10 milionë dollarë në fonde publike për fushatën.

“Kjo ishte njĂ« skemĂ« shumĂ«vjeçare pĂ«r tĂ« blerĂ« favore nga njĂ« zyrtar i vetĂ«m nĂ« rritje i qytetit tĂ« Nju Jorkut”, tha prokurori Damian Williams.

NĂ« kĂ«mbim tĂ« ryshfeteve, zoti Adams ndĂ«rmori veprime nga tĂ« cilat duket se pĂ«rfituan udhĂ«heqĂ«sit turq, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rshpejtimin e inspektimit tĂ« sigurisĂ« nga zjarri tĂ« njĂ« ndĂ«rtese tĂ« konsullatĂ«s turke dhe mĂ«njanimi i njĂ« deklarate nĂ« “DitĂ«n e PĂ«rkujtimit tĂ« Gjenocidit Armen”, thuhet nĂ« padi.

Në një deklaratë jashtë rezidencës së kryebashkiakut, zoti Adams i mohoi akuzat dhe tha se nuk ka në plan të japë dorëheqjen. I rrethuar nga udhëheqës klerikë zezak, kryebashkiaku i dytë zezak i Nju Jorkut, i kritikoi ashpër prokurorët federalë duke sugjeruar se ishte vënë në shënjestër padrejtësisht.

“U bĂ«j thirrje njujorkezĂ«ve qĂ« tĂ« presin dhe tĂ« dĂ«gjojnĂ« avokatĂ«t mbrojtĂ«s pĂ«rpara se tĂ« mĂ« gjykojnĂ«. AvokatĂ«t e mi do tĂ« kujdesen pĂ«r çështjen nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« unĂ« tĂ« kujdesem pĂ«r qytetin”, tha zoti Adams.

Avokati Alex Spiro, argumentoi se gjĂ«rat pĂ«r tĂ« cilat akuzohej klienti i tij nuk ishin tĂ« paligjshme dhe nuk tregonin pĂ«rfshirjen e kryebashkiakut, duke vĂ«nĂ« nĂ« duke se politikanĂ«ve zakonisht u ofrohen bileta avioni falas. Ai tha se zoti Adams i ishte pĂ«rgjigjur njĂ« kĂ«rkese nga njĂ« zyrtar turk pĂ«r pĂ«rshpejtimin e inspektimit tĂ« konsullatĂ«s sĂ« re. “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« e zakonshme pĂ«r njujorkezĂ«t”, tha avokati Spiro.

Kryebashkiaku Adams do të paraqitet para gjykatëses Katharine Parket të premten në mesditë. Disa republikanë dhe kundërshtarë të tij të mundshëm në zgjedhjet paraprake të qershorit i kanë bërë thirrje zotit Adams që të japë dorëheqjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk dorĂ«hiqem”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, flet pas ngritjes sĂ« akuzave federale appeared first on Euronews Albania.

SHBA i vë sanksione rrjetit të këmbimit të kriptovalutave për ndihmën ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara goditĂ«n vendosĂ«n sanksione ndaj njĂ« rrjeti tĂ« kĂ«mbimeve tĂ« kriptovalutave, qĂ« janĂ« tĂ« lidhura me krimet kibernetike ruse. Vendimi Ă«shtĂ« pjesĂ« e masave qĂ« po merr qeveria amerikane pĂ«r tĂ« goditur krimet kibernetike qĂ« mund t’i ndihmojnĂ« RusisĂ«, nĂ« prag tĂ« takimit tĂ« Presidentit amerikan Joe Biden me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj hakerit tĂ« dyshuar rus Sergey Ivanov dhe sistemit tĂ« kĂ«mbimit Cryptex, i regjistruar nĂ« ishullin ‘St. Vincent dhe Frenadies’, por qĂ« operon nĂ« Rusi. ShĂ«rbimet pĂ«r kĂ«mbim tĂ« kriptovalutave u mundĂ«sojnĂ« njerĂ«zve dhe bizneseve tĂ« kĂ«mbejnĂ« kriptovaluta pĂ«r pasuri tjera, siç janĂ« dollarĂ«t dhe valutat e tjera digjitale.

Departamenti i Thesarit thotĂ« se Sergey Ivanov ka bĂ«rĂ« pastrimin e qindra miliona dollarĂ«ve pĂ«rmes kriptovalutave pĂ«r kriminelĂ«t kibernetikĂ« dhe menaxherĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« lloj sipĂ«rmarrje gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit, pĂ«rfshirĂ« pĂ«r Timur Shakhmametov-in, i cili pretendohet se krijoi njĂ« platformĂ« interneti pĂ«r tĂ« dhĂ«nat e kartave bankare tĂ« vjedhura dhe dokumenteve tĂ« identifikimit, e njohur me emrin “Joker’s Stash’. Sergei Ivanov akuzohet se pastroi tĂ« ardhurat e kĂ«saj platforme, sipas Thesarit.

Departamenti amerikan i Shtetit po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin dhe shpalljen fajtorë të këtyre dy individëve dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virxhinias ka bërë publike aktpadinë ndaj tyre.

Presidenti Biden tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se Shtetet e Bashkuara “do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« rrisin koston pĂ«r RusinĂ« pĂ«r luftĂ«n e saj nĂ« UkrainĂ« dhe do tĂ« pengojnĂ« furnizimin me burime tĂ« bazĂ«s industriale tĂ« mbrojtjes ruse.”

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Departamentit tĂ« Shtetit, Matthew Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara “do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rdorin tĂ« gjitha mjetet dhe kapacitetet pĂ«r tĂ« penguar dhe ekspozuar tĂ« gjitha rrjetet pĂ«r pastrim parash dhe do tĂ« imponojnĂ« njĂ« kosto tĂ« lartĂ« ndaj kriminelĂ«ve kibernetikĂ« dhe rrjeteve qĂ« i mbĂ«shtesin. PĂ«rsĂ«risim thirrjen tonĂ« qĂ« Rusia duhet tĂ« marrĂ« hapa konkretĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar kriminelĂ«t kibernetikĂ« qĂ« operojnĂ« lirshĂ«m nĂ«n juridiksionin e saj”.

Zyrtarët amerikanë kanë marrë disa masa kundër kriminelëve kibernetikë rusë që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA i vë sanksione rrjetit të këmbimit të kriptovalutave për ndihmën ndaj Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Gazetari Ardit Hoxha tha për Euronews Albania se Gjykata e Apelit, me vendimin për të lënë në burg deputetin e PD, Ervin Salijani, ka krijuar një vakancë në Parlament e Shqipërisë.

Ai tha se pas Salianjit, në bazë të listës së PD në zgjedhjet e fundit, Andrea Mano mund të jetë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

“Krijohet njĂ« vakancĂ« nĂ« Parlament, vakancĂ« qĂ« sipas votĂ«s sĂ« marrĂ« nĂ« zgjedhjet e 25 prillit 2021, nĂ« Korçë, aty ku Salianji ka qenĂ« fitues, pritet qĂ« mandati i tij ti kalojĂ« Andrea Manos i cili u rendit i shtati nĂ« bazĂ« tĂ« votĂ«s preferenciale. Kjo mbetet pĂ«r tu parĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, pasi fillimisht duhet tĂ« shpallet vakanca”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia

Gjykata e Apelit vendosi dĂ«nimin me njĂ« vit burg pĂ«r deputetin e PartisĂ« Demokratike Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”. NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat Salianji tha se gjithnjĂ« ka bĂ«rĂ« betejĂ« kundĂ«r trafikantĂ«ve dhe kĂ«tĂ« do vazhdojĂ« ta bĂ«jĂ« edhe nĂ« vijim me dosje tĂ« tjera qĂ« siç u shpreh ai nuk do quhen mĂ« “Babale”, por “Mamale”.

“Siç e ndoqĂ«t nĂ« seancĂ« gjyqĂ«sore. Ky ishte njĂ« vendim i falsifikuar. Procesi u shty pĂ«r ti dhĂ«nĂ« mundĂ«si atij qĂ« ka ndĂ«rtyuar nga fillimi deri nĂ« fund kĂ«tĂ« proces qĂ« Ă«hstĂ« Fatmir Xhafaj. UnĂ« nuk kam bĂ«rĂ« betejĂ« kundĂ«tr trafikantĂ«ve tĂ« drogĂ«s. NĂ« tĂ« ardhmen do kemi shumĂ« procese tĂ« tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap kĂ«tu”,-u shpreh Salianji.

I pyetur se si do e vijojë betejën e tij nga qelia, Salianji tha:

“Me tĂ« gjitha mĂ«nyrat. Ne do ndjekim tĂ« gjitha hapat ligjore. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vendimarje qĂ« ndryshoihet. Jam i dĂ«nuari i parĂ« politik pas 34 vitesh. BetejĂ«n time do e bĂ«j nga burgu”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia appeared first on Euronews Albania.

Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq

 Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është paditur për të paktën një akuzë penale federale, thonë burime të shumta të njohura me këtë çështje për CNN.

New York Times ishte e para që raportoi lajmin e aktakuzës. Aktakuza pason një hetim federal mujor nga zyra e prokurorit të SHBA në Manhattan, e cila thuhet se po shqyrtonte lidhjen e tij me zyrtarët dhe biznesmenët turq dhe donacionet e fushatës që ai mori. Akuzat me të cilat përballet nuk dihen për momentin publikisht.

Adams ka mohuar më parë çdo keqbërje dhe ai ka përsëritur shpesh se u tha anëtarëve të fushatës dhe administratës së tij që të ndiqnin ligjin.

“GjithmonĂ« e kam ditur se nĂ«se do tĂ« qĂ«ndroja nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«r njujorkezĂ«t, do tĂ« isha njĂ« objektiv – dhe njĂ« objektiv u bĂ«ra. NĂ«se akuzohem, jam i pafajshĂ«m dhe do ta luftoj kĂ«tĂ« me çdo grimcĂ« tĂ« forcĂ«s dhe shpirtit tim”, tha Adams, duke iu pĂ«rgjigjur lajmit tĂ« mĂ«rkurĂ«n mbrĂ«ma.

Kryebashkiaku pritet tĂ« ketĂ« disa ditĂ« kohĂ« pĂ«r t’u dorĂ«zuar, sipas burimeve tĂ« njohura me rastin. Ai nuk pritet tĂ« dalĂ« nĂ« gjykatĂ« tĂ« enjten. ProkurorĂ«t i kanĂ« informuar mĂ« parĂ« avokatĂ«t e tij se nĂ«se akuzohet, ai do tĂ« thirret pĂ«r t’u dorĂ«zuar nĂ« njĂ« datĂ« tĂ« ardhshme, thanĂ« burime tĂ« shumta pĂ«r CNN.

The post Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq appeared first on Euronews Albania.

❌