Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Komuna e Rahovecit miraton buxhetin e vitit 2025

Në kuadër të mbledhjes së nëntë të Kuvendit Komunal të Komunës së Rahovecit, është bërë miratimi i buxhetit të kësaj komune për vitin 2025.

Buxheti i cili kap vlerën 20,982,796.00 €, u miratua na 16 vota të asamblistëve, u kundërshtua nga 8 asamblistë, ndërsa kishte edhe 4 abstenime.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Komuna e Rahovecit, miratimi i këtij buxheti synon të realizojë një sërë projektesh që do ta përmirësojnë kualitetin e jetës së banorëve të Komunës së Rahovecit.

Kujtojmë që fillimisht ky projekt-buxhet pas konsultimeve me qytetarët, bizneset, fermerët e shoqërinë civile të kësaj komune i ishte dorëzuar tek kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arbër Zenuni, nga Drejtori ër Buxhet dhe Finaca në Komunën e Rahovecit, Afrim Limani, ku ishte potencuar që në këtë buxhet përfshihen të gjitha kategoritë ekonomike të Komunës së Rahovecit. /Telegrafi/

The post Komuna e Rahovecit miraton buxhetin e vitit 2025 appeared first on Telegrafi.

Arti dhe teatri, fokusi kryesor i edicionit të parë të Festivalit “GjakovArt”

Në Pallatin e Kulturës ”Asim Vokshi” në Gjakovë, po zhvillohet edicioni i parë i Festivalit ”GjakovArt”, festival ky i cili në skenë ka sjellur shfaqje teatrale të ndryshme për publikun gjakovar.

Ky festival i cili ka nisur me datën 22 do të zgjas deri më 27 shtator 2024.

Besfort Berberi, një nga organizatorët e këtij festivali në një intervistë për Telegrafin, foli më shumë rreth asaj se si ka nisur ideja për organizimin e këtij festivali.

“Festivali ‘GjakovArt’ ka nisur si ide që të sjellim shfaqje të reja, jashtë Gjakovës, që publiku i Gjakovës të ketë mundësinë t’i shohin këto shfaqje në teatrin tonë.”, tha fillimisht Berberi.

Berberi po ashtu falenderoi edhe teatrot tjera për pjesëmarrjen e tyre në këtë festival.

“I falenderojë të gjitha teatrot tjera që kanë bërë kompromis për të ardhur deri në Gjakovë, sepse edhe ne si festival i ri, buxhetin e kemi pasur të limituar, por pak si shoqëri, pak nga dëshira për të ardhur në Gjakovë, i falenderoj të gjithë që arritëm ta realizojmë këtë festival.”, deklarori ndër të tjera Berberi.

Intevistën e plotë me organizatorin e Festivalit ”GjakovArt” , Besfort Berberi, mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

 

The post Arti dhe teatri, fokusi kryesor i edicionit të parë të Festivalit “GjakovArt” appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Bujqësisë viziton fermerët e Komunës së Malishevës të cilët u dëmtuan nga zjarret gjatë verës

Temperatuat e nxehta që kanë mbizotëruar gjatë stinës së verës kanë qenë një ndër shkaqet kryesore të zjarreve me të cilat u përballën shumë fermerë të cilët pësuan dëme të konsiderueshme të punës së tyre, e me një gjë të tillë janë përballur edhe fermerët e Komunës së Malishevës, të cilët sot janë vizituar nga Drejtori i Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli.

Dukolli në vizitën e tij ishte i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunal, ku nga afër patën mundësinë dëmet që u janë shkaktuar disa fermerëve nga zjarret që e karakterizuan stinën e verës, zjarre këto që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ushqimin për kafshë dhe makineritë e tyre.

Gjatë vizitës, ai i ka ofruar mbështetje blegtorëve Nehrih Brahaj nga fshati Senik dhe Driton Gegaj nga Lladroci, që kanë qenë mes më të prekurve nga këto zjarre.

Drejtori Dukolli po ashtu vizitoi edhe disa fermerë të tjerë në Komunën e Malishevës, duke i siguruar se përpjekjet për mbështetje institucionale nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

The post Drejtori i Bujqësisë viziton fermerët e Komunës së Malishevës të cilët u dëmtuan nga zjarret gjatë verës appeared first on Telegrafi.

Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore

Platforma Ndreqe.com, vazhdon të jetë adresa ku qytetarët Komunës së Gjakovës vazhdimisht i adresojnë problematikat e tyre, ku pjesa më e madhe e këtyre problematikave i takojnë infrastrukturës në disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Një shqetësim i vazhdueshëm që është në listën e problematikave që raprtohen në Ndreqe.com, janë dëmtimet e trotuarëve në pjesë të ndryshme të qytetit, gjë e cila është një dukuri shqetësuese për kalimtarët, dhe pikërisht një problem i tillë ku trotuari është i dëmtuar është raportuar në Rrugën “Nënë Tereza”, rrugë e cila është rruga në qendër të qytetit, dhe në të cilën vazhdimisht ka lëvizje të këmbësorëve.

Trotuari i dëmtuar – Rruga ”Nënë Tereza” (Qendra e qytetit)

Ndërsa përveç kësaj problematike, qytetarë të ndryshëm kanë raportuar probleme edhe në rrugën që dërgon për në hapësirat rekreative të Parkut në Shkugëz, gjë e cila sjell pakënaqësi për ata të cilët zgjedhin që ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për ecje apo për rekreacion.

Përveç raportimeve për gropë në rrugën në drejtim të parkut të Shkugëzes, për një sheqetësim të tillë ëshë raportuar edhe në rrugën pas Parkut të Lirisë, ku njëkohësisht në këtë rrugë kanë ardhur raportime edhe për vendosjen e një shtylle elektrike në mes të rrugës që gjindet pas Parkut të Lirisë, apo siç njihet ndryshe Bulevardi.

Telegrafi kishte kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/

The post Qytetarët e Komunës së Gjakovës vazhdojnë të raportojnë për problemet infrastrukturore appeared first on Telegrafi.

Komuna e Malishevës bën të ditur afatin e fundit për kryerjen e pagesës të këstit të dytë të tatimit në pronë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Ekonominë, Financa dhe Buxhet, Sektori i Tatimit në Pronë përmes një njoftimi ka njoftuar banorët tatimpagues të kësaj komune, se afati i fundit për të kryer pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë është deri me datë 30 shtator 2024.

Në këtë njoftim po ashtu është bërë e ditur se Komuna e Malishevës, ka filluar me marrjen e masave ndaj atyre që kanë detyrime të pashlyera ndaj kësaj komune, ku njëkohësisht është bërë e ditur që vendimi për ekzekutiminin e detyrimeve të papaguara përfshin masat si :

Urdhër ekzekutim për vendosjen e barrës tatimore në pronë të paluajtshme (automjete);
Urdhër ekzekutimi për bllokimin e mjeteve në xhirollogarinë bankare;
Urdhër ekzekutimi për masën e bllokimit të mjeteve në thesar;
Urdhër ekzekutimi për vendosjen e masës në Doganë;
Urdhër ekzekutimi për konfiskimin e pronës së paluajtshme dhe aseteve.

Komuna e Malishevës po ashtu ka lutur qytetarët rezidentë dhe jo-rezidentë të kësaj komune që përmes zyrës së tyre dhe sistemit E-Kosova të njoftohen me obligimet e tyre, sepse ky informacion do t’i ndihmojë ata që të shmangin kamatat, ndëshkimet dhe veprimet ligjore si shkak i mos-pagesës në kohë. /Telegrafi/

The post Komuna e Malishevës bën të ditur afatin e fundit për kryerjen e pagesës të këstit të dytë të tatimit në pronë appeared first on Telegrafi.

❌