Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U rrëzua në skenë, si është gjendja shëndetësore e këngëtares greke Marinella

By: rom ario

Pas gati 40 orësh në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Athinë, gjendja e këngëtares greke Kyriaki Papadopoulou e njohur si Marinella mbetet e qëndrueshme, por sipas mjekwve ende nuk e ka kaluar rrezikun.

86-vjeçarja u rrëzua në skenë gjatë koncertit të saj në teatrin e lashtë romak në Athinë mbrëmjen e së mërkurës, pasi pësoi një goditje në tru.

Ajo po merr kujdes intensiv ndërsa mësohet se ka pasur gjakderdhje në tru, ndërsa bëhet e ditur se për momentin nuk do bëhet asnjë lloj ndërhyrje.

Këngëtarja ishte në këngën e saj të tretë gjatë koncertit të së mërkurës mbrëma në teatrin e lashtë romak rrëzë Akropolit, kur u duk se humbi ekuilibrin dhe më pas u rrëzua.

Pjesa tjetër e koncertit, ku do të merrte pjesë edhe këngëtari grek Antonis Remos, u anulua.

Një emër i njohur për brezat e grekëve, Marinella ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të veçantë në disa zhanre të muzikës greke.

Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial.

Marinella ishte këngëtarja e parë që përfaqësoi Greqinë në Eurovision Song Contest, në vitin 1974 kur u mbajt në Brighton, Angli dhe u fitua nga ABBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U rrëzua në skenë, si është gjendja shëndetësore e këngëtares greke Marinella appeared first on Euronews Albania.

Këngëtarja e njohur humb ndjenjat gjatë performancës në koncert

By: M C

Këngëtarja e shquar greke Marinella ka humbur ndjenjat kur po interpretonte në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio.

Gjatë këngës së tretë të saj ajo ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin Hygeia, ku po i nënshtrohet analizave, ndërsa sipas informacioneve fotoja e parë klinike që mjekët kanë shfaqur është një goditje celebrale.

Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe shembet në skenë.

Kliko për të parë videon

Marinella , emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të vecantë në disa zhanre të muzikës greke. Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial.

Ajo shquhet për diapazonin e zërit dhe timbrin e saj unik si dhe për ekspresivitetin e saj të madh në performancat në skenë. Me të drejtë ajo zë vend tek interpretueset më të mëdhenj të këngës greke. Pas kësaj ngjarje koncerti u anullua.

The post Këngëtarja e njohur humb ndjenjat gjatë performancës në koncert appeared first on Albeu.com.

❌