Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Marina dhe Geti bëjnë një tjetër paraqitje interesante në Javën e Modës në Milano

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës ‘Spring Summer 2025’ të stilistes së njohur Elisabetta Franchi.

Marina Vjollca, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të veçantë, u shfaq me një veshje që theksonte hijeshinë e saj.

Ajo kishte zgjedhur një kombinim tejet atraktiv, duke u paraqitur me një fund të shkurtër dhe një sako me kube në ngjyrë kuq e zi, duke dhënë një imazh të sofistikuar, por njëkohësisht modern dhe të guximshëm.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Nga ana tjetër, reperi Getoar Selimi nuk mbeti pas në aspektin e stilit. Ai shkëlqeu me një kostum elegant ngjyrë kafe, që i dha një pamje të rafinuar dhe me klas.

Kombinimi i stilit të tyre ishte një reflektim i harmonisë që karakterizon çiftin, të cilët gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen në çdo ngjarje publike.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Shfaqja e modës e organizuar nga stilistja Elisabetta Franchi, e cila është një mike e mirë e Marinës, i ftoi ata në eventin ekskluziv, duke i vendosur në qendër të vëmendjes së modës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Marina Vjollca/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram

The post Marina dhe Geti bëjnë një tjetër paraqitje interesante në Javën e Modës në Milano appeared first on Telegrafi.

Janë ndarë? Kjo foto tregon atë që po ndodh mes Getoarit dhe Marinës

By: gaze tare

Prej disa kohësh në rrjet u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka marrë fund, pasi ka pasur disa kriza.

Mirëpo, kjo foto tregon komplet të kundërtën. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre. Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget, portretin e së cilës ende nuk e kanë zbuluar për publikun.

The post Janë ndarë? Kjo foto tregon atë që po ndodh mes Getoarit dhe Marinës appeared first on iconstyle.al.

❌