Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Camila Cabello “tallet” me Sabrina Carpenter?

By: user 10

Camila Cabello u duk se “u tall” me Sabrina Carpenter gjatë performancës së fundit të “Señorita” duke kapërcyer titullin e këngës së fundit të kësaj të fundit.

Cabello performoi këngën hit të saj dhe të ish partnerit,  Shawn Mendes gjatë Festivalit të Muzikës iHeartRadio fundjavën e kaluar, por la jashtë një fjalë, duke i shtyrë fansat të besojnë se ishte një diss ndaj  Carpenter, e cila gjithashtu kishte lidhje me Mendes.

“T“You say we’re just friends / But friends don’t know the way you taste,” këndoi Cabello, sipas një videoje të performancës së TikTok. Në vend që të këndonte fjalën “taste”, Cabello, heshti dhe vendosi gishtin tregues ke buza saj.

Ndërkohë, fansat kanë spekuluar se kënga e Carpenter “Taste” ka të bëjë me ish-romancën e përfolur të 25-vjeçares me Mendes, 26 vjeç. Në përgjigje të performancës së Cabellos, fansat u ndanë në anën e kujt ishin në trekëndëshin e përfolur të dashurisë.

“A është  diçka e keqe që dua edhe Sabrinën edhe Camilën?” Një përdorues i TikTok shkroi, ndërsa një tjetër shtoi, “Ata janë kaq dramatik”.

Mendes dhe Cabello bashkëpunuan për videoklipin “Señorita” në vitin 2019 rreth kohës kur ata filluan të takoheshin dhe njoftuan ndarjen e tyre dy vjet më vonë në nëntor 2021.

Dyshja më vonë ndezën thashethemet e pajtimit pasi u fotografuan duke u puthur në Coachella në prill 2023. Paraqitja e tyre në Coachella u zhvillua vetëm dy muaj pasi Shawn  u fotografua në Los Angeles me Sabrina.

The post Camila Cabello “tallet” me Sabrina Carpenter? appeared first on Lapsi.al.

❌