Lana Del Rey martohet me Jeremy Dufresne
Dyshja shkëmbyen betimet gjatë një ceremonie të vogël para familjarëve dhe miqve në Luiziana. Ceremonia u mbajt pranë Bayous des Allemends, ku Dufresne kryen turneun e tij me varkë jashtë New Orleans.
Del Rey dhe Dufrene ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u panë të kapur për dore në Festivalin Reading & Leeds në MB muajin e kaluar, sipas një video në Instagram. Sipas Daily Mail, dyshja bënë një pit stop në Londër për të vizituar Harrod’s dhe një bar.
Artistja më pas i mohoi lajmet se po takoheshin pasi një llogari fansash ndau detaje shtesë për “të dashurin e saj më të fundit”. Sipas People, Dufrene ka një djalë dhe dy vajza.
Këngëtarja e “Radio” u përfol për herë të fundit se ishte në lidhje me muzikantin Jack Donoghue në 2022 dhe muzikantin Clayton Johnson në 2020.
The post Lana Del Rey martohet me Jeremy Dufresne appeared first on Lapsi.al.