Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të shfaqë filmin e jetës së tij

By: user 6

Pronari i kinemasë së vetme në qytezën e Castelvetrano, vendlindja siciliane e bosit famëkeq të mafias së Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, ka refuzuar të shfaqë një film të bazuar në jetën e tij. Denaro vdiq nga kanceri në shtator të vitit të kaluar, 9 muaj pasi u arrestua pas 30 vitesh në arrati.

Filmi shumë i fiksionalizuar, “Letrat Siciliane”, u shfaq premierë në festivalin e Venecias dhe do të shfaqet në kinematë italiane më 10 tetor. Por Salvatore Vaccarino, pronari i kinemasë Marconi në Castelvetrano, refuzoi të prezantonte dhe të shfaqte filmin. “Nuk më intereson, nuk më intereson”, – tha Vaccarino për gazetën “Il giornale della Sicilia”.

Ai është djali i ish-kryebashkiakut të ndjerë Antonio Vaccarino, i cili u dënua për trafik droge në vitet 1990 dhe njihet për korrespondencën me Denaron. “Letrat Siciliane” bazohet pikërisht në këtë korrespondencë.

Agjencia e lajmeve Ansa tha se një arsye që Vaccarino nuk e shfaq filmin mund të jetë për shkak të referencës për babain e tij. Të tjerë thanë se simpatitë për Denaron ishin ende të thella në Castelvetrano dhe filmi e përshkruante atë nga një anë negative.

Giovanni Lentini, kryebashkiaku i Castelvetrano, tha se ai do të përpiqet të bindë Vaccarino të shfaqë filmin “në mënyrë që qytetarëve t’u jepet mundësia ta shohin atë”.

Denaro ishte një nga njerëzit më të kërkuar të Italisë deri në kapjen e tij në një klinikë të Palermos, ku po merrte trajtim ndaj kancerit, në janar të 2023. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në 2002 për krime përfshirë përfshirjen vrasjet e 1992 të prokurorëve antimafia Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Një herë ai u mburr se mund të “mbushte një varrezë” me viktimat e tij.

Teksa ishte në arrati, Denaro ruajti stilin e tij të jetesës luksoze falë disa bankierëve, të cilët, sipas prokurorëve, përfshinin politikanë dhe biznesmenë. Ai jetoi në një apartament modest në Campobello di Mazara në provincën siciliane të Trapanit në muajt para arrestimit të tij.

Elio Germano luan mafiozin në film, ku gjithashtu shfaqet Toni Servillo, i cili luajti protagonistin në filmin fitues të Oskarit të Paolo Sorrentino, “The great beauty”. ©The Guardian, LAPSI.al

The post Kinemaja në vendlindjen e bosit të Cosa Nostra refuzon të shfaqë filmin e jetës së tij appeared first on Lapsi.al.

❌