Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante”

By: user 2

Felipe Melo është sërish në telashe për sjelljen e tij kërcënuese, por ndryshe nga zakonisht këtë herë ngjarja e inkriminuar nuk ndodhi në fushën e lojës, të cilën ish-mesfushori i Fiorentinës, Inter dhe Juves nuk e ka parë prej disa kohësh për shkak të dëmtimit.

DENONCOHET FELIPE MELO

Të dielën në mbrëmje, një djalë 15-vjeçar po ecte i qetë nëpër rrugët e Barra da Tijuca, një lagje në Rio de Janeiro, duke shëtitur qentë e tij kur hasi përballë Felipe Melo. Djali ndaloi dhe përshëndeti mesfushorin e Fluminense, i cili nga ana e tij e pyeti se cilën skuadër mbështeste. Djali u përgjigj se mbështet Botafogo dhe në atë moment situata, sipas nënës së djalit, degjeneroi: “Djali im u desh të bënte disa hapa prapa, Melo u mbajt vetëm nga një burrë tjetër, i cili u frikësua nga mundësia e agresionit fizik”.

Lexo më tejFOTO/ Fluminense humbi ndeshjen, Felipe Melo mendjen: sherr i egër me Walker të City

Melo nuk është dakord me këtë version të ngjarjeve dhe e ka bërë të qartë këtë në polici. Forcat e rendit pranuan se do të marrin dëshmi nga të gjitha palët e përfshira dhe do të vazhdojë me hetimin. Nëna e djalit, në fakt, ka denoncuar futbollistin Felipe Melo për kanosje ndaj një të mituri. Nëse akuzat vërtetohen, mesfushori brazilian mund të ketë probleme të mëdha. Nuk është hera e parë që ai tregon një qëndrim kërcënues dhe të dhunshëm, por zakonisht e mban të kufizuar brenda fushës.

The post Felipe Melo denoncohet nga mamaja e një 15 vjeçari: “Në rrugë një burrë u detyrua ta mbante” appeared first on Lapsi.al.

❌