Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

By: V K

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ka njoftuar Policia e Shtetit në një deklaratë. Shqiptari akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33-vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.

The post Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë

By: V K

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë foto nga ajo që ai e quan “një vizitë krenarie” për Shqipërinë teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

By: V K

Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz, do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

The post Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ 42-vjeçarja lë takim me djalin e mitur, ai e vret (FOTO)

By: V K

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 42-vjeçare, Maria Campai, e zhdukur prej dy javësh, u gjet e vrarë. Autor i vrasjes rezulton të jetë një 17-vjeçar, me të cilin viktima ishte njohur në internet.

Ngjarja ndodhi në Viadana, ndërsa motra e Marias, kishte denoncuar zhdukjen e saj më 19 shtator. Pas hetimeve, u zbulua se adoleshenti e kishte goditur disa herë në kokë dhe më pas e kishte mbytur.

Trupi i Marias u gjet i fshehur në një shtëpi të braktisur, në një vend të vështirë për t’u parë. Motra e viktimës identifikoi të riun si personin me të cilin Maria kishte dalë ditën e zhdukjes.

Sipas mediave italiane, adoleshenti është arrestuar dhe po përballet me akuza të rënda për vrasje. Rasti ka tronditur opinionin publik në Itali, për shkak të dhunës dhe mënyrës brutale të ekzekutimit.

The post E rëndë/ 42-vjeçarja lë takim me djalin e mitur, ai e vret (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda

By: V K

Mbrëmjen e djeshme, lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Elbasan.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra, sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian.



The post Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Samanta Karavella në pritje të ëmbël?

By: V K

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Samanta Karavella, është shumë e rezervuar për sa i përket jetës private, dhe gjithmonë mundohet ta mbajë larg syrit të publikut.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një video teksa shfaqet duke shijuar bukuritë e natyrës.

 

@samantaaofficial #upa #tiktok #viral ♬ original sound – ♫

Për këtë video e kemi fjalën. A vini re diçka ndryshe tek këngëtarja? Nëse s’e vini ju e kanë vënë shumë të tjerë. Fansat e saj janë të bindur: Samanta është shtatzënë!

Epo mbetet për t’u parë nëse është apo jo derisa të ketë një konfirmim prej saj!

The post VIDEO/ Samanta Karavella në pritje të ëmbël? appeared first on Albeu.com.

U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak

By: V K

Ditën e djeshme, Hassan Nasrallah, u vra pas një sulmi ajror izraelit. Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq.

Pikërisht në këtë vend, do të mbahet edhe funerali i tij. Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

The post U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak appeared first on Albeu.com.

Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë

By: V K

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi, por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”.

Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe, nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro.

Shqipëria është një nga vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë, ku një krikëll birrë vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi në hotele kushton 48 euro për një natë.

Një vakt me tre pjata për dy persona, në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro.

Vendi më pak i njohur, ofron shumë nga të njëjtat cilësi joshëse si fqinji i tij më i famshëm, por ai është shumë më pak i mbushur me vizitorë se Greqia.

Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët.

E lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndan një kufi prej 175 miljesh të gjatë me Greqinë dhe gjithashtu ndan verën e saj të nxehtë, me temperatura që arrijnë mesataren maksimale prej 34 gradë Celsius.

Edhe në muajin tetor, kryeqyteti i Tiranës shënon rregullisht temperaturën 25 gradë Celsius.

Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri është Plazhi i Gjipesë, një zonë e largët me rërë të bardhë që ndodhet midis Himarës dhe Dhërmiut – dhe e renditur mes 50 plazheve më të mira në botë.

Ujërat e bruztë, limanet shkëmborë dhe limanet e veçuara – të veshura me një sfond malor – nuk janë të vështira për t’u gjetur përgjatë Rivierës Shqiptare.

Plazhet e bardha të fshatit Ksamil shpesh janë konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës”.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati është një nga qytetet e stilit osman më të ruajtura në Evropë – dhe rrugët e tij me kalldrëm fshehin kishat dhe minaret bizantine midis mureve të qytetit të tij të lashtë.

Tirana është një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet. Rrugët e saj të shëtitshme, shtëpitë, kafenetë , restorantet – shumë prej të cilave ofrojnë shërbim në ambient të hapur në muajt e verës – dhe jeta e gjallë e natës.

Dajti Ekspres, vetëm 15 minuta nga kryeqyteti, ofron një eksperiencë të paharrueshme nga teleferiku me pamje mahnitëse nga maja e malit.

Tirana është gjithashtu një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit.

The post Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K

Sot, më 29 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.2 lekë dhe shitet me 89.1 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 29 Shtator 2024, ulje temperaturash dhe reshje shiu

By: V K

Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

The post Parashikimi i motit 29 Shtator 2024, ulje temperaturash dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Dënimi i Salianjit/ PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren

By: V K

Pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen ‘Babale’, pritet që nesër të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor.

Kujtojmë se një ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu, më 6 tetor është thirrur dhe protesta kombëtare nga PD, por ende nuk ka një orë se kur do të zhvillohet.

The post Dënimi i Salianjit/ PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i deputetit/ PD i nis dosjen “Salianji” kancelarive dhe mediave kryesore në botë: Dënim politik

By: V K

Pas burgosjes politike të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike, ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.

Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve, të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj, shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

Në dosje ndër të tjera sqarohet se “Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati.

“Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt”, thuhet në dosje.

The post Arrestimi i deputetit/ PD i nis dosjen “Salianji” kancelarive dhe mediave kryesore në botë: Dënim politik appeared first on Albeu.com.

Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues

By: V K

Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të tij të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ktheu përmbys dosjen “Babale”, duke treguar se përgjimi për Geron Xhafajn, ishte një sajesë mes (Babales) Albert Veliut dhe vetë Alizotit, rezulton të jetë rrahur barbarisht nga Behar Bajri dhe anëtarët e grupit të tij.

Dëshmia e Fredi Alizotit shërbeu, jo vetëm për të pastruar figurën e Geron alias Agron Xhafaj në dosjen “Babale”, por u bë prova kryesore për dënimin nga gjykata me 1 vit burgim të deputetit të PD, Ervin Salianji, dënimin e Albert Veliut alias “Babale” dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, krijohet dyshimi se rrahja e Alizotit, është kryer në lagjen “Dobraç” të Shkodrës, ku Fredi në 3 korrik 2020, kishte shkuar në qytetin verior, duke depërtuar më pas në lagjen e Behar Bajrit në “Dobraç”.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se në këtë kohë Behar Bajri, me firmën e gjyqtarit Sokol Shehu, kishte vetëm 4 ditë që kishte lënë qelinë e paraburgimit Nr. 313 në Tiranë, duke u vendosur në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Teksa Behari, qëndronte në banesën e tij, në lagje kishte rritur masat e sigurisë, duke ju frikësuar një sulmi të mundshëm nga kundërshtarët e tij.

Mirëpo në rrethana të paqarta Fredi Alizoti nga Fieri protagonist kryesor i dosjes “Babale”, hyn në “Dobraç” dhe fillon të kërkojë Behar Bajrin, për ta takuar. Alizoti kapet nga anëtarët e grupit dhe rrihet barbarisht deri në atë masë, sa i shpëton urina në pantallona.

Dhuna fizike e kryer në grup ishte një specialitet i grupit të Behar Bajrit në Shkodër. Një fakt i tillë del gjatë dy bisedave që Behar Bajri zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku mes komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin “Sky” të datës 3 korrik 2020,

Behari i thotë Pëllumbit:

“…a e njeh këtë se nuk e njoh unë, se më thotë veç kam ardhur me të taku për nji Alizoti… Fred Alizoti, qa ky…? Pyet njëherë…”.

Dhe Pëllumbi ia kthen si më poshtë vijon: “…prit të pyes…”.

Por Behari vijon t’i shkruajë Pëllumbit duke i thënë se nëse ka ndonjë kush ndonjë gjë me këtë ta humbi kundi krejt, nëse e ka aty në “Dobraç”.

“…pyet i her, a ka kush najgja ta hupi krejt. Nëse asht najgja, se e kam këtu kurvën…”,-i thotë Behari, Pëllumbit.

Por ky i fundit ia kthen: “…është Fierak, është mashtrues, ai që spiunoi…prit pak, është ai që spiunoi vëllain e Xhafës”.

Behari: “…aaaa po…nëse ka najgja e hupi krejt, nej shok a kujt që i intereson, por pyet njëherë…”.

Pëllumbi: “…Prit se po pyes at shokun tem at qerosin, po pate mundësi mja ban një foto…”?

Ndërsa Behar Bajri ia kthen Pëllumbit duke i shkruar: “…Po Fred Alizoti, a ka ken në burg…”?

Por në këtë moment Pëllumb Gjoka i dërgon në “Sky” një foto të Fredi Alizotit, kur ka dalë para gjykatës së Tiranës për masën e sigurimit “arrest në burg” në dosjen “Babalja”,

duke i shkruar Beharit si më poshtë:

“…asht mashtrues, po përcille…s’ka ça të duhet e mos fol asgja me atë. Është njeri kot komplet, nuk ja vlen për asgja…”.

Behari i thotë: “…i bani komplet pantadhonat shurr ky kurv, e nisi të shurrum…”.

Pëllumbi ia kthen: “…asht legen edhe mund ta fusin kundërshtarët për 500 mijë lek dhe policia…”.

Ndërkohë në një bisedë të dytë të zhvilluar sërish mes këtyre dy personazheve, Pëllumb Gjoka, i ankohet Beharit duke i thënë se ku ishte futur që nuk e hapte telefonin, pasi i kishte rënë disa herë.

Por Behari ia kthen se nuk e kishte dëgjuar telefonin pasi ishte duke rrahur njërin, që kishte hyrë në “Dobraç” me kapele policie.

Behari e sqaron Pëllumb Gjokën se e ka rrahur dhe më pas ja kishte dhënë në dorëzim furgonit për ta marrë.

The post Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues appeared first on Albeu.com.

Golat e shpejtë të Nedim Bajramit/ Mesfushori kuqezi shënon gol që në minutën e parë te Rangers

By: V K

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po nis një aventurë të re, në një ekip të madh ndonëse jo në epokën e tij të lavdisë, por kur arrin të shënosh në Europë është gjithmonë bukur. Bajrami jo vetëm ia doli, dhe i dha vetes më shumë besim për sukses te Gllazgou Rejnxhërsi, por edhe pati një gol të veçantë.

Ai shënoi pas vetëm 56 sekondave, rrjeta më e shpejtë në Ligën e Europës këtë sezon, ndërsa gjigandëst skocezë triumfuan 2-0 në Suedi ndaj Malmos vendase.

Ky është një rekord i pjesshëm, ndonëse i rëndësishëm, por më i madh është rekordi që Bajrami ka me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori realizoi që në sekondën e 23-të në ndeshjen Itali-Shqipëri në fazën e grupeve në Euro 2024, në stadiumin e Dortmundit, duke vendosur rekordin absolut të kampionateve europiane.

Natyrisht, ambiciet e Bajramit janë më shumë se kaq. Së pari, ai dëshiron të jetë titullar fiks tek Rejnxhërsi, dhe të fitojë tituj në Skoci dhe Europë.

Ndoshta puna dhe vazhdimësia më e madhe, dhe fati, do ta ndihmojnë, ndërsa 25-vjeçari e ka treguar me çdo fanelë se di të shënojë gola të mrekullueshëm.

E ka bërë në Serinë A disa herë, e ka bërë edhe me fanelën kuqezi, në eliminatoret e Europianit, siç ndodhi në Pragë ndaj Çekisë.

The post Golat e shpejtë të Nedim Bajramit/ Mesfushori kuqezi shënon gol që në minutën e parë te Rangers appeared first on Albeu.com.

Genc Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte politik, çështja shkon në Strasburg

By: V K

Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur se në procesin gjyqësor ndaj Salianjit nuk kishte rëndësi sa e mirë është mbrojtja e avokatëve, pasi vendimi ishte marrë pa filluar gjyqi.

Gjokutaj ka theksuar se Salianji ka dy rrugë tani për të fituar kauzën e vet, ku njëra është rekursi në Gjykatën e lartë dhe tjetra është ndjekja e çështjes në Gjykatën e Satrsbugut.

“Në rastin konkret çështjet janë politike dhe strategjia e mbrojtjes nuk është efektive. Cila do strategji që të bëjë mbrojtjen nuk ka rëndësi pasi nuk ndikon në vendimmarrje. Kjo çështje është shqyrtuar nga gjyqtar që kanë marrë premtimin që do të jenë pjesë e gjykatës së lartë dhe lidhjet familjare të gjyqtareve me pushtetin.

Çështja është goditur në themelin e saj dhe flitet për mungesë të veprës penale që është dënuar Salinji. Në bazë të ligjit ai ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe mund ti bashkëngjitet dhe një kërkesë për pezullimin e vendimit. Këto janë mjetet juridike por mos kujtoni se ka ndonjë shpresë.

Është detyrim për Salinjin që të shkoi në gjykatën e Strasburgut pasi ajo ka lidhje me të ardhmen e tij politike pasi i ka ndërprerë mandatin dhe e pengon atë të vijojë karrierën e tij”, tha Gjokutaj

The post Genc Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte politik, çështja shkon në Strasburg appeared first on Albeu.com.

Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit

By: V K

Emigracioni i lartë, por edhe kërkesat e tregjeve ndërkombëtare për mallra, kanë bërë që shumë kompani t’u drejtohen vendeve të tjera për punonjës.

Në Pogradec një prej subjekteve që operon në ndërtimin e rrugëve, ka angazhuar shtetas indianë në rolet nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë.

Anuj Upadhyay- Civil Engineer:Kam 2 muaj që punoj këtu, jam inxhinier civil. Njerëzit këtu janë fantastikë, janë të sjellshëm me ne, na ndihmojnë dhe janë shumë bashkëpunues në punë.

Shqipëria është vend fantastik edhe njerëzit po ashtu. Kam dëshirë të qëndroj, nëse kompania më lejon, mund të punoj 8-10 vjet këtu, më pëlqen këtu, vendi është shumë i bukur. Paguajnë edhe shumë mirë”.

Vinay Challapalli – QA/QC Engineer:Kam gati 5 vite eksperiencë pune si inxhinier. Pse zgjodha Shqipërinë? Së pari krahasuar me shumë vende të tjera të Europës, Shqipëria na jep mundësinë të punojmë me teknologjitë e reja, në Europë nuk është e lehtë të gjesh një punë, ndërsa këtu të mbështesin për të bërë punën.

Këtu janë shumë bashkëpunues dhe kjo më shërben shumë për eksperiencën time. Në Indi ne ndjekim të tjera standarde dhe këtu ka të tjera, por kjo lloj eksperience na shërben shumë”.

Edhe shqiptarët shprehen të surprizuar me përshtatjen e tyre, por dhe angazhimin në detyrat e marra.

Vetëm në këtë kantier pune punojnë 21 indianë, të cilëve krahas kontratave të punës u është siguruar edhe akomodimi.

 

The post Indianët punësohen në Pogradec, nga inxhinierë e deri në punëtorë të thjeshtë, ja kush po i shtron rrugët e qytetit appeared first on Albeu.com.

Zbulohen katër emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos kryeministri Rama

By: V K

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri kryeministrit.

Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë për News24, se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën e kryeministrit Rama.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë; Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

The post Zbulohen katër emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos kryeministri Rama appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime

By: V K

Në muajin shkurt te vitit 2024, parlameni miratoi ligjin e kundërshtueshëm, atë të legalizimit të lojrave të fatit on line.

Ministria e Financave kishte 6 muaj kohë që të përgatiste aktet nënligjore, për ta bërë të zbatueshëm.

Sot jemi 7 muaj pas këtij afati dhe nuk ka ende një sinjal se kur ligji do të nisë të aplikohet. Ndryshe nga cdo nisëm tjetër, ky ligj mori disa muaj kohë diskutim, shyqrtim, madje dhe me ndryshime të minutës së fundit në Kuvend.

“Nuk është një ligj i lehtë, edhe konteksti gjtihashtu nuk është i lehtë. Ju jeni në dijeni se cfarë ndodh me lojrat e fatitit në vëndet e tjera. Jemi në procesin e përgatitjes së akteve nënligjore. Sipas parashikimeve tona do të jenë mbyllur deri në fund të vitit, cka do të thotë se vitin tjetër do të të hapet gara per dhënien e licensave”, deklaroi Shalsi në një intervistë për Vizion Plus.

Por sinjalet që vijnë nga tregu flasin se ligji mund të ndryshojë sërish. Është e paqartë se cfarë kërkohet të ndryshohet, në një ligj I cili ende ska nisur të zbatohet. Por cili është qëndrimi i mazhoracnës, do të rishikohet sërish ky ligj?

“Që gjatë kohës që ne diskutonim këtë ligj kishte deputetë apo ekspertë që kërkonin gjëra të ndryshme, të cilat sa më shumë diskutonim aq më shumë kuptonim mbi tregun. Sa më shumë debatoje aq më shumë kuptoje eksperiencat e vëndeve të tjera, cka do të thotë që natyrish kishte ka dhe do të ketë. Deri tani jemi ende në ato ide të cilat u hodhën gjatë propozimit të ligjit, por për të cilat asokohe nuk u dakortësuan. A do të hapen prapë, a do të diskutohen prap, nuk di ta them këtë gjë me siguri”, tha Shalsi

Tregu i lojërave të fatit, qarkullon miliona euro në informalitet. Qeveria kërkoi ta legalizojë këtë treg, por duket se ende nuk është gjetur formulën e duhur dhe finale për të kënaqur të gjitha palet në këtë proces, buxhetin, aktorët e tregut, mbikqyrjen dhe mbrojtne e lojtarëve.

The post Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit? Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet, priten sërish ndryshime appeared first on Albeu.com.

Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve

By: V K

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj mbi arsyet pse shqiptarët sot blejnë më pak dhe paguajnë më shumë.

Sipas saj, të ardhurat e disponueshme të qytetarëve kanë rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke e bërë Shqipërinë vendin ku qytetarët kanë më pak para në xhepat e tyre sesa dhjetë vite më parë.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave: “Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt,” theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve:Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave:Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt”, theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve:Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

E para janë taksat,taksa socialiste e cila sot në cdo sektor e në cdo produkt ka rritur një kosto prej 20% shtesë.

Dhe e dyta lidhet me kapjen e tregjeve. Tregjet sot janë të kapura,ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimin, ka një marrëveshje për cmimet dhe ai që vuan në fund është sigurisht konsumatori.

Sot sigurisht cdo produkt që mund ta blesh që nga sigurimet tek karburanti, tek produktet ushqimore, tek vaji,orizi ,tek kosi, sot janë me cmime pothuajse 80% më të larta.

Ato të importit nga vendet ku vijnë por njëkohësisht ka shumë produkte shqiptare që shiten në raftet e supermarketeve.

Këto tregje të kapura janë arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot blejnë më pak, shpenzojnë më pak me cmime më të larta.
Këtë situatë duhet të ndryshojmë, këtë sistem duhet të clirojmë sigurisht në mbrojtje dhe në dobi të konsumatorëve”, përfundoi Jorida Tabaku.

The post Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO)

By: V K

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, është një nga artistet që kohët e fundit është komentuar më shumë për jetën e saj private, se për atë profesionale.

Ditën e enjte më 26 shtator, Xhensila pati një seancë gjyqësore për ndarjen e pasurisë, me aktorin komedian Besart Kallaku.

Ndërsa ditën e djeshme, një ditë më pas ajo shfaqet tejet e lumtur në rrjete sociale. Ajo ndau disa pamje ku shihet me një këmishë të bardhë, dhe nuk e fsheh dot lumturinë në fytyrën e saj.

Po cili është shkaku i një lumturie të tillë? Këtë gjë vetëm këngëtarja mund të na e thotë.

.


The post Xhensila shfaqet më e lumtur se kurrë pas seancës për divorcin me Besin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌