Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi i Komunës në Ferizaj, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore

Kuvendi i Komunës në Ferizaj, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, të premten, ka vazhduar me një varg pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së arsimit Afrim Llabjani, ka bëre propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objektive të institucioneve parashkollore. Drejtori Llabjani ka thënë se parashihen që pesë institucione arsimore në shfrytëzim afatshkurtër në mënyrë që këto kopshte të funksionalizohen.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin edhe një grup i nënave dhe edukatorëve të kopshtit “Engjujt” ku nga afër pan punimet e kësaj mbledhje.

“Anëtarët e Kuvendit të Komunës, patën propozime të ndryshme sa i përket dhënies në shfrytëzim të këtyre objekteve, dhe në fund me votat e pozitës, ky vendim u aprovua dhe u vendos që institucionet parashkollore të jepen në shfrytëzim për pesë vite. Gjatë votimit të kësaj pike anëtarët e opozitës kanë lëshuar sallën”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Një ditë më parë pati reagime të ashpra nga shoqëria civile “Avonet” lidhur me këtë propozim vendim duke kërkuar nga anëtarët e Kuvendit ta kundërshtojnë atë.

Lexo edhe:  https://telegrafi.com/avonet-kerkon-nga-kuvendaret-ta-kundershtojne-dhenien-ne-shfrytezim-te-cerdheve-publike/

/Telegrafi/

The post Kuvendi i Komunës në Ferizaj, vendosi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të objekteve të institucioneve parashkollore appeared first on Telegrafi.

Shkolla “Jorenim De Rada” në Ferizaj përballet me mbingarkesë të nxënësve e kushte të rënda teknike

Deri në 38 nxënës numërojnë disa paralele të ciklit të ulët në shkollën fillore “Jorenim De Rada”në qytetin e Ferizajt. Duke e parë këtë mbingarkesë të nxënësve dhe kushtet e rënda teknike për zhvillim të procesit mësimor, komuna sëbashku me Bashkimin Evropian rreth dy vjet më parë kanë nisur ndërtimin e një objekti të ri në rrugën “Sali Çeku”.

Kjo gjendje ka nxitur reagimin e këshillit të prindërve të cilët kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të bëjnë zgjidhje urgjente për këtë shkollë por edhe për disa shkolla të tjera.

Visar Islami, kryetar i këshillit të prindërve për regjionin e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin, se mbingarkesën e nxënësve nëpër shkolla të qytetit më së shumti po e bëjnë lëvizjet e popullsisë nga fshati në qytet.

“Duke e parë që numri i nxënësve po rritet çdo ditë nëpër shkollat fillore,  arsyeja e vetme është lëvizja e popullsisë nga viset rurale në drejtim të qytetit. Pra, kjo po e bën të mbingarkuar çdo paralele në secilën shkollë, prandaj duhet që institucionet ta kenë parasysh këtë lëvizje dhe të bëjnë sa më shumë investime në ndërtim të shkollave në qytet dhe jo ndërtime të shkollave nëpër vendbanime ku nuk ka numër të madh të banorëve”, ka thënë Islami.

Sipas tij, nëse institucionet krijojnë hapësira nëpër shkolla atëherë nuk do të ketë as ankesa nga prindërit që sipas tij vetëm gjatë javës paraqiten dhjetëra ankesa të tilla për mbingarkesë të klasave me nxënës dhe për hapësira të vogle.

Islami ka sqaruar se është shqetësuese që objekti i shkollës “Jorenim De Rada”të numëron deri në 38 nxënës në një paralele në ciklin e ulët.

“Si këshill i prindërve brenda javës pranojmë dhjetëra ankesa nga prindërit për këtë çështje sepse secili prindër ka dëshirë të ketë kushte të mira për fëmijët. Prandaj, nëse kemi objekte të mjaftueshme shkollore dhe me kushte të mira teknike, atëherë nuk do të kemi shqetësime të prindërve dhe qytetarëve. Këtë çështje më së shumti duhet ta mendojnë edhe drejtuesit e institucioneve në nivelin qendror por edhe komunat sepse lëvizjet e qytetarëve nga fshati në qytet mund të paraqes telashe edhe më të mëdha në të ardhmen sepse sidomos gjatë sezonit dimëror ka shumë familje që dalin dhe jetojnë edhe me qera në qytet”, ka shtuar Islami.

Telegrafi, ka kontaktuar edhe me drejtorin e Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjanin, i cili ka thënë se është e vërtetë se mbingarkesë më të madhe po përballet më së shumti shkolla fillore “Jorenim De Rada” në Ferizaj, por zotohet se kjo çështje së shpejti do të zgjidhet me finalizimin e punimeve në objektin e ri.

Llabjani ka bërë me dije se mbingarkesa më së shumti po ndodh për shkak të lëvizjes së qytetarëve nga fshatrat në qytet.

“Sëbashku me Bashkimin Evropian jemi duke e ndërtuar shkollën e re në rrugën “Sali Çeku”” në Ferizaj e cila do ta redukton numrin nxënësve në shkollën “Jorenim De Rada”. Me telashe të tilla i kemi vetëm paralelet e ciklit të ulët në këtë shkollë, por po shpresojmë që objekti i ri me kapacitet deri në 900 nxënës do të finalizohet në vitin e ardhshëm dhe nuk do të ketë shqetësime të tilla”,ka thënë Llabjani.

Shkolla “Jorenim De Rada” aktualisht numëron rreth një mijë e 700 nxënës dhe konsiderohet ndër shkollat më të mëdha në këtë komunë. / Telegrafi/

The post Shkolla “Jorenim De Rada” në Ferizaj përballet me mbingarkesë të nxënësve e kushte të rënda teknike appeared first on Telegrafi.

Banorët e Shalës së Lipjanit të rrezikuar nga kabllot e energjisë elektrike

Banorë të fshatit Shalë të Komunës së Lipjanit po ankohen se tash e disa muaj që nga vendosja e shtyllave të betonit për energji elektrike, sistemi i kabllove ka mbetur mbi sipërfaqen e tokës. Banorët janë ankuar se institucionet përkatëse nuk e kanë kryer punën siç duhet, andaj kanë deklaruar se disa herë kanë kërkuar që të mbulohen kabllot por deri më tash nuk kanë marrë përgjigje.

Banorët janë ankuar se më së shumti po rrezikohen fëmijët gjatë vajtje ardhje nga shkolla.

Safet Emini, banor i këtij fshati ka thënë se disa herë ka kërkuar nga KEDS dhe KESSCO por nuk ka marrë përgjigje lidhur me kabllot të cilat kanë mbetur mbi sipërfaqen e tokes/

“Shtyllat janë vendosur tash e 4 muaj, por ndërkohë kur e kanë lidhur sistemin e kabllove, ato i kanë lënë mbi tokë dhe po na rrezikojnë të gjithëve. Sidomos fëmijët më së shumti po rrezikohen derisa po shkojnë në shkollë sepse shtyllat janë të vendosura shumë afër rrugës. Kërkojmë nga KEDS-i e KESSCO si institucione që merren me menaxhimin e energjisë elektrike, të dalin në terren dhe ta shikojnë gjendjen sepse mund të pëson dikush nga energjia”, ka thënë Emini.

Emini ka shtuar se të gjithë janë taksapagues të rregullt të energjisë, prandaj kërkojnë cilësi dhe siguri lidhur me këtë çështje.

Në anën tjetër telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga zyrtarë të KEDS-it dhe KESSCO-s, por nuk janë përgjigjur pyetjeve përmes e-mailit. /Telegrafi/

The post Banorët e Shalës së Lipjanit të rrezikuar nga kabllot e energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt ka njoftuar se një ditë më parë kanë marrë informatën se një person ka përdorur armën e zjarrit në fshatin Gaçkë. Ndërkohë ekipet e Policisë kanë arritur ta identifikojnë personin 42 vjeçar dhe të njëjtin e kanë arrestuar.

“Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin  XH.R ( M/K) i moshës 42 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, pushkë e gjuetisë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pushkë e gjuetisë)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë rasti është cilësuar” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

The post Arrestohet një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje appeared first on Telegrafi.

❌