Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë

By: V K

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi, por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”.

Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe, nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro.

Shqipëria është një nga vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë, ku një krikëll birrë vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi në hotele kushton 48 euro për një natë.

Një vakt me tre pjata për dy persona, në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro.

Vendi më pak i njohur, ofron shumë nga të njëjtat cilësi joshëse si fqinji i tij më i famshëm, por ai është shumë më pak i mbushur me vizitorë se Greqia.

Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët.

E lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndan një kufi prej 175 miljesh të gjatë me Greqinë dhe gjithashtu ndan verën e saj të nxehtë, me temperatura që arrijnë mesataren maksimale prej 34 gradë Celsius.

Edhe në muajin tetor, kryeqyteti i Tiranës shënon rregullisht temperaturën 25 gradë Celsius.

Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri është Plazhi i Gjipesë, një zonë e largët me rërë të bardhë që ndodhet midis Himarës dhe Dhërmiut – dhe e renditur mes 50 plazheve më të mira në botë.

Ujërat e bruztë, limanet shkëmborë dhe limanet e veçuara – të veshura me një sfond malor – nuk janë të vështira për t’u gjetur përgjatë Rivierës Shqiptare.

Plazhet e bardha të fshatit Ksamil shpesh janë konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës”.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati është një nga qytetet e stilit osman më të ruajtura në Evropë – dhe rrugët e tij me kalldrëm fshehin kishat dhe minaret bizantine midis mureve të qytetit të tij të lashtë.

Tirana është një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet. Rrugët e saj të shëtitshme, shtëpitë, kafenetë , restorantet – shumë prej të cilave ofrojnë shërbim në ambient të hapur në muajt e verës – dhe jeta e gjallë e natës.

Dajti Ekspres, vetëm 15 minuta nga kryeqyteti, ofron një eksperiencë të paharrueshme nga teleferiku me pamje mahnitëse nga maja e malit.

Tirana është gjithashtu një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit.

The post Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

VOA: BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 9 vende të Europës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. “FloodNorthALB”, është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në […]

The post VOA: BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat I mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”- komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”- tha ai. /Telegrafi/

The post Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në appeared first on Telegrafi.

KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, transmeton Telegrafi.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin me logjistikë zgjedhore si dhe për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme, siç janë: Organizimi i punëtorive të përbashkëta; shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura në edukimin e votuesve; shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore dhe të

Gjithashtu, të dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre./Telegrafi/ 

The post KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg, u shpreh se urdhrin e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji, teksa pritet zbatimi i vendimit të gjykatës për burgosjen e tij.

“Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama, a e paralajmëroi vendimin në seancë? Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendimet. Çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti”, theksoi Salianji.

“Në 15 maj 2018, dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeajn dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi, si Agron Xhafaj, ashtu edhe vëllai i tij ministër, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, shtoi më tej deputeti demokrat. /Telegrafi/

The post Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me një vit burg.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e dënoi deputetin demokrat për “kallëzim të rremë.

Gjykata e Apelit ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e dhënë, ku në një prononcim të shkurtër për media bën me dije se vendimi për të pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm, çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj…, ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

The post Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Telegrafi.

Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, u njohën zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Berisha, nuk u paraqit personalisht në zyrat e SPAK, por mbyllja e hetimeve u firmos nga avokatët e tij.

Sakaq në një konferencë me gazetarët, Berisha hodhi poshtë akuzat për përfitime të paligjshme nga ana e familjarëve të tij. Berisha tha se fëmijët e tij i kanë të gjitha pasuritë e deklaruara dhe nga vetingu 30-vjeçar ka rezultuar se nuk kanë asnjë pasuri nga burime të paqarta.

“Së dyti, po tek vetingu, ndjehem krenar sepse në mënyrë të përsëritur unë jam i vetmi politikan në Shqipëri që kam deklaruar se jam përgjegjës për fëmijët e mi.

Sepse unë atyre në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa ime numër një ndaj tyre ishte vetëm zbatimi i ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre.

Çfarë rezulton?

Rezulton se nga ky veting, ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta.

Rezulton se ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga tendera, prokurime apo burime publike.

Rezulton se pasuria e tyre është e tëra e bazuar në punën që ata kanë bërë në OKB, në punën që ata kanë bërë në universitetet e vendit dhe jashtë vendit, në punën që ata kanë bërë si ekspertë në fushat e tyre.

Dhe mendoj se kjo përbën për mua, por edhe për çdo mik dashamirës, një tranparencë shumë të vyer.

Në këtë veting 30-vjeçar, rezulton se Sali Berishës nuk i ka paguar kush kurrë qoftë edhe një shpenzim të vetëm.

Nuk ka udhëtuar me bileta të paguar nga njeri.

Nuk ka fjetur në hotele 4500 euro të paguara nga të tjera.

Nuk ka ndërtuar vilë 75 metra themelet pa të ardhura.

Nuk ka firmosur kurrë vendime siç ka firmosur Edi Rama për t’i dhënë vëllait të vet 38 mijë metra katrorë”, tha Berisha. /Telegrafi/

The post Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta appeared first on Telegrafi.

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus

Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit.

“Shqipëria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicën e grave dhe fëmijëve të shtetasve shqiptarë nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar një program që ofron mundësi specifike për riintegrim, duke siguruar strehim, punë, dhe ndihmë për të lehtësuar integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Është thelbësore që të vazhdojmë të promovojmë një qasje gjithëpërfshirëse, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha Hasani.

Në eventin anësor të nivelit të lartë “Llogaridhënie për Ukrainën”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se procesi i llogaridhënies duhet të ecë paralelisht me përpjekjet për paqe.

“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e mbajtjes së përgjegjësisë për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi,” tha kryediplomati shqiptar.

Kryediplomati Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet iniciativën e BE-së për konfiskimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për të adresuar pasojat e ndryshme të agresionit rus kundër Ukrainës.

Në qershor 2024, Shqipëria iu bashkua Grupit Bërthamë për llogaridhënien për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për ngritjen e një gjykate për ndjekjen penale të krimit të agresionit.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

The post Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus appeared first on Telegrafi.

‘Tollonat e drekës’ së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes

Në dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave ndryshoi skemën e trajtimit ushqimor për mijëra punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët për shkak të orëve të gjata të punës përfitojnë kompensim financiar ekuivalent me vaktet e munguara të drekës. Sipas vendimit të qeverisë, shuma e kompensimit financiar nuk do të transferohet më në […]

The post ‘Tollonat e drekës’ së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes appeared first on Reporter.al.

Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni vlerësohet në Spanjë

By: redi

Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rigjetur formën më të mirë në La Liga 2, në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Granada. Ai ishte vendimtar me gol për skuadrën, në barazimin 2-2 ndaj rivalëve direkt të Malaga-s. Uzuni është një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, ndërsa ka marrë edhe një vlerësim të rëndësishëm në Spanjë. Beratasi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës…

Source

Mikrofinanca/ Banka e Shqipërisë përgatit rregulloren e re: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka. Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të

80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, Elbasani çel ekspozitën “Muaji i Monumenteve”

By: Fia Nelaj

Në kuadër të  “Muajit të Monumenteve të Kulturës”, dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë  në muzeun etnografik Elbasan është çelur një ekspozitë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Ekspozita solli për publikun materiale grafike të monumenteve kulturore të cilat janë dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur.

Specialisti Andrea Pambuku  thotë se qëllimi kryesor është  promovimi i trashëgimisë kulturore.

“Jemi vendosur në Elbasan meqenëse kemi të bëjmë me një monument të trashigimisë kulturore, por njëkohësisht edhe përsa i përket vlerave të saj unike. Ekspozita jonë “Muaji i Monumenteve” është një iniciative krahas Shtatorit që është muaji i monumenteve dhe 80 vjetori i çlirimit të atdheut, është inicative IKTK për të nxirrë në pah fotografi, dhe grafika që janë punuar që nga fillimi i institutit,” –tha ai.

Me këtë ekspozitë,  synohet ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke shërbyer si një urë lidhëse mes të kaluarës së pasur dhe brezave të rinj.

” Kjo i shërben si shpalosjes dhe njohjes së ketyre monumenteve, por me shumë është çështje edukimi. Në fakt këtu është një ambjent i veçantë sepse dhe vetë ky ambjent është monument i trashigimisë kulturëre e Elbasanit. Është një ekspozitë që ngjall mjaft interes dhe siç e shifni edhe ne keto momente që e frekuentojnë dhe shofin gjitha ketë trashigimi të pasur që kemi si komb,” –u shpreh Drejtor i Agjensisë së Turizmit dhe Kulturës, Artur Guni.

Elbasani është një nga qarqet më të pasura arkeologjike dhe për rrjedhojë edhe i monumenteve të kulturës çka ka rritur interesin e vizitorëve për to.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, Elbasani çel ekspozitën “Muaji i Monumenteve” appeared first on Euronews Albania.

Nga Toptanët te Muzakët, “mbretëritë” e vogla të Shqipërisë, çfarë shkroi Sami Frashëri për origjinën e vendit tonë: Pellazgët u përhapën në tërë Ballkanin, deri përtej Azisë së Vogël

SEJDO HARKA “Nuk jemi bij njerkash, por bij të një nëne, që e ka emrin Shqipëri, e cila ka një trup, një mendje dhe një qëllim” SAMI FRASHËRI Sami Frashëri është, pa dyshim, një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar për të gjitha kohërat. Edhe pse kjo figurë poliedrike është produkt i kulturës

Stabiliteti financiar e siguria kombëtare, ish-ministri Angjeli: Banka e Shqipërisë po përmbush misionin ligjor

Akademik, Prof. ANASTAS ANGJELI Banka e Shqipërisë, si një institucion i pavarur, nga më të rëndësishmit në vend, ka luajtur dhe luan një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin financiar në vend, me ndikim në zhvillimin dhe progresin ekonomik e social të tij. Kjo, përmes veprimtarisë, rolit dhe misionit të saj, të cilat kanë ardhur

FOTOLAJM/ Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje për Gerti Bogdanin! Deputetët demokratë largohen nga salla pas nderimit

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë janë larguar nga salla në respekt të vendimit të bërë publik që një ditë më parë, pasi ditën e sotme e shpallën

Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj, një biznesmen i suksesshëm dhe deputet përgjithësisht i heshtur, po detyrohet këto ditë të flasë më shpesh se sa zakonisht dhe për një çështje personale. Ai është vënë nën shënjestrën e opozitës, e cila pretedon se disa shitje rastësore nga rrjeti i tij i supermarketeve te disa agjenci blerëse shtetërore, pavarësisht […]

The post Precedentët lënë zero dyshime për mandatet e Xhaçkës dhe Sinajt appeared first on Reporter.al.

U shua në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak! Homazhe shtetërore në nderim të Gerti Bogdanit në Kuvendin e Shqipërisë! PD shpall 19 shtatorin dite zie

VALENTINA MADANI/ Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë ditën e sotme zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kuvendi njofton se homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në sallën e seancave plenare. Për rrjedhojë seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në

PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet […]

The post PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën appeared first on Reporter.al.

Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë

Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka“, i shoqëruar me dy raporte të ndryshme të shumicës dhe pakicës parlamentare në Këshillin e Legjislacionit. Sipas dokumenteve të publikuar të mërkurën në faqen […]

The post Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë appeared first on Reporter.al.

‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër

Në mesin e korrikut, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci u shfaqën në një konkurs privat mes 5 studiove të arkitekturës për të zgjedhur projektin e një kulle shumëkatëshe në hyrjen e zonës muzeale të Shkodrës. Projekti i përzgjedhur u pagëzua si “Rozafa e re” nga Rama, ndërsa Beci e mburri atë […]

The post ‘Rozafa e re’ e Ramës po projektohet mbi tokë të kontestuar në Shkodër appeared first on Reporter.al.

❌