Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar nesër, në orën 18:00, për protestën e 6 tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji. Deputeti u dënua të enjten me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.
Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës. Mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga kjo mbledhje u shpall 6 tetori si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.
Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin dhe bashkë me të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që bëri zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.
The post Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit appeared first on Lapsi.al.