Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani
Policia gjermane ka sekuestruar 2 tonë kokainë në qytetin port të Hamburgut duke vënë në pranga disa persona. Autoritetet vlerësojnë se droga ka një vlerë rruge prej rreth 100 milionë euro.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote.
Task Forca e Posaçme e Policisë ka ndërhyrë në momentin e shkarkimit të ngarkesës dhe ka arrestuar 12 të dyshuar. Mediat gjermane raportuan se të dyshuarit ishin të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India. Disa prej tyre thuhet se ishin të njohur për policinë për vepra të lidhura me drogën. Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.
The post Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani appeared first on Lapsi.al.