❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë

By: user 11

Një varkë me emigrantë u përmbys në Ishujt Kanarie të Spanjës gjatë natës, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 48 të tjerë të zhdukur.

Autoritetet spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ndër ngjarjet më të rënda me emigrantët në 30 vitet e fundit, teksa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në det.

Kjo pason vdekjen e 39 emigrantëve në fillim të shtatorit, kur anija e tyre u mbyt në Senegal, ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Kanarie, nga ku migrantët shpresojnë të arrijnë Evropën kontinentale

Mijëra emigrantë kanë vdekur vitet e fundit duke u nisur në Atlantik për të arritur në Evropë me varka të mbipopulluara dhe shpesh të rrënuara. Në fund të gushtit, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez vizitoi Mauritaninë dhe Gambinë për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të goditur kontrabandistët e njerëzve duke zgjeruar rrugët për imigracionin legal.

Që nga 15 gushti, 22,304 migrantë kishin arritur në Kanarie që nga fillimi i vitit, nga 9,864 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pothuajse 40,000 migrantë hynë në Kanarie në vitin 2023, një rekord që pritet të thyhet këtë vit.

The post Spanjë, mbytet anija me dhjetëra emigrantë appeared first on Lapsi.al.

Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri

By: user 11

8 turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, janë gjendur. Nga njoftimi  i policisë mësohet se njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të grupit. Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit në destinacionin ku ishin akomoduar.

The post Gjenden turistët nga që humbën rrugën në Majën e Murgës, njëri u pickua nga gjarpri appeared first on Lapsi.al.

Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit

By: user 11

Partia Demokratike do tĂ« mbledhĂ« KĂ«shillin KombĂ«tar nesĂ«r, nĂ« orĂ«n 18:00, pĂ«r protestĂ«n e 6 tetorit dhe aksionin qĂ« ky subjekt politik pritet tĂ« nisĂ« nĂ« parlament pas dĂ«nimit mĂ« burg tĂ« deputetit, Ervin Salianji. Deputeti u dĂ«nua tĂ« enjten me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzĂ«n e “KallĂ«zimit tĂ« rremĂ«â€ lidhur me dosjen “Babale”, pĂ«r denoncimin e vĂ«llait tĂ« ish-ministri tĂ« BrendshĂ«m, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës. Mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Nga kjo mbledhje u shpall 6 tetori si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin dhe bashkë me të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që bëri zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

The post Mblidhet nesër Këshillin Kombëtar, PD nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit appeared first on Lapsi.al.

‘BetejĂ« pa kthim’/ Berisha: 6 tetori Ă«shtĂ« dita e qytetarĂ«ve kundĂ«r hajdutĂ«ve

By: user 11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve ka akuzuar Xhorxh dhe Aleksis Soros si padronët e Ramës dhe Veliajt. Nisur nga një foto e publikuar nga ky i fundit në Nju Jork, Berisha akuzoi djalin e Sorosit, Aleksis, si mbrojtës të vjedhjeve, krimit dhe drogës në Shqipëri.

Lideri demokrat u shpreh se, do ti shpallë non grata Xhorxh dhe Aleksis Soros. Berisha u shpreh se 6 tetori është dita e qytetarëve kundër hajdutëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Gjithçka u provua. U faktua se vĂ«llazĂ«ria Xhafa, vĂ«llazĂ«ria krimit, vazhdonte trafiqet pĂ«r llogari tĂ« Olsit dhe tĂ« Edi RamĂ«s. Ç’ështĂ« ky tĂ«rbim? Ç’ështĂ« kjo shfryrje nga salla e OKB-sĂ«, kjo urrejtje ndaj Ervin Salianjit?

Edi Rama është aksioner në vëllazërinë Xhafaj. Jo vetëm kaq, por Edi Rama është vëllazëri, është bosi i Edi Ramës i faktuar me dokumente si eksponent kryesor i klanit të Xibrakës. Edi Rama e ka të qartë se Geronin e tij, apo kriminelin Olsi e pret fati i njëjtë me Agronin e Fatmirit.

Prandaj vrapon si skizoid, si njeri që nuk nder as moral, që shfryn duf dhe urrejtje ndaj një të riu të pafajshëm, ndaj një të riu guximtar që bëri detyrën para qytetarëve të vet, bëri detyrën para vendit te vet, para komunitetit ndërkombëtar.

Edi Rama festoi mbrëmë, vëllazëria Rama, vëllazëria Xhafaj, këta kriminelë ishin në ekstazë, por të zotohemi ne, të zotohemi ne, të ua shndërrojmë ekstazën në zi kriminelëve.

Tu japim përgjigjen që meriton, ndaj dhe të ngrihemi; o sot, o kurrë, në këtë betejë kundër vëllazërive të krimit Rama-Xhafa, kundër vëllazërive të drogës, Rama-Xhafa, drejtësisë së tyre, kundër kryepadrinos, armikut të egër të shqiptarëve, Aleksis Soros, Xhoroxh Soros.

Të shpallim Sorosin, non grata, non grata, non grata. Sot Erion Veliaj, autori i vjedhjes së inceneratorit të Tiranës, për të cilin taksapaguesit kanë paguar 130 mln euro të vjedhura nga Rama dhe Veliaj, boton foton në Nju Jork me vëllaun e tij Aleksis. Miqtë e mi, ky është një poshtërim për çdo shqiptar të vërtetë.

Aleksis Soros mbron këtu krimet, mbron drogën, mbron vjedhjen e shqiptarëve. Ky është një akt poshtërues për çdo shqiptar, ky akt që dëshmon edhe njëherë; të marrim fatin tonë, në duart tona.
Të ngrihemi në betejë pa kthim.

6 tetori po vjen. 6 tetori është dita e vegjëlisë kundër tiranisë.
ËshtĂ« dita e qytetarĂ«ve kundĂ«r hajdutĂ«ve.
ËshtĂ« dita e demokratĂ«ve kundĂ«r geronĂ«ve.

ËshtĂ« dita nĂ« tĂ« cilĂ«n ne, nisim betejĂ«n pa kthim pĂ«r qeveri teknike, zgjedhje tĂ« lira.
ËshtĂ« dita qĂ« nisim marshin drejt fitores.
ËshtĂ« dita qĂ« ecim drejt shpresĂ«s, tĂ« ardhmes dhe historisĂ«.

The post ‘BetejĂ« pa kthim’/ Berisha: 6 tetori Ă«shtĂ« dita e qytetarĂ«ve kundĂ«r hajdutĂ«ve appeared first on Lapsi.al.

Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhjetëra të zhdukur

By: user 11

Të paktën 66 persona kanë vdekur në Nepal, pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Kjo ka mbyllur rrugët kryesore dhe duke ndërprerë udhëtimin ajror. Numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa autoritetet njoftojnë se 69 persona janë të raportuar të zhdukur dhe 60 të plagosur që nga mëngjesi i së premtes.

Shumica e viktimave janë shënuar në luginën e Katmandu. Kryeqyteti është shtëpia e 4 milionë njerëzve dhe aty përmbytjet sollën bllokimin e trafikut dhe çdo aktivitetit normal.

The post Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në Nepal, 66 viktima e dhjetëra të zhdukur appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani

By: user 11

Policia gjermane ka sekuestruar 2 tonë kokainë në qytetin port të Hamburgut duke vënë në pranga disa persona. Autoritetet vlerësojnë se droga ka një vlerë rruge prej rreth 100 milionë euro.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m dhe njĂ« nga konfiskimet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« njĂ« operacion nĂ« vazhdim,” tha ministri i BrendshĂ«m i Hamburgut, Andy Grote.

Policia tha se e gjeti kokainën kur kontrolluan një konteiner transporti në rrethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut. Brenda, ata dyshohet se gjetën kokainën e fshehur në kuti bananesh.Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i konteinerëve Altenëerder në një objekt me rreze X për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga. Policia tha se kamioni u ndal në një magazinë prapa një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.

Task Forca e Posaçme e Policisë ka ndërhyrë në momentin e shkarkimit të ngarkesës dhe ka arrestuar 12 të dyshuar. Mediat gjermane raportuan se të dyshuarit ishin të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India. Disa prej tyre thuhet se ishin të njohur për policinë për vepra të lidhura me drogën. Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.

The post Sekuestrohen 2 tonë kοkainë, mes të arrestuarve edhe shqiptarë në Gjermani appeared first on Lapsi.al.

Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë, arrestohet korçari

By: user 11

Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se vodhi një shumë parash dhe sende shtëpiake në një banesë në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera. Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës  dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

The post Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë, arrestohet korçari appeared first on Lapsi.al.

Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike

By: user 11

Policia italiane arrestoi në Massa Martana një shtetas shqiptar 22-vjeç, një sllovak 27-vjeç dhe një italian 23-vjeç, të cilëve iu gjetën mbi 14 kilogramë marijuanë dhe hashash dhe rreth 25 000 euro cash. Gjithçka nisi me një makinë të dyshimtë dhe vendimin e policëve për ta kontrolluar atë. Shoferi tentoi të arratisej dhe përplasi makinën e oficerëve, duke plagosur dy prej tyre. Pas ndalimit, policia ka kontrolluar pasagjerët dhe mjetin, duke gjetur poshtë sediljeve 5 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogram hashash.
Të tre të rinjtë u arrestuan për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin dhe me urdhër të prokurorit u mbyllën në burgun e Spoletos në pritje të seancës së vlefshmërisë. 23-vjeçari, duke drejtuar veturën, u raportua për dëmtime, lëndime personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

The post Plagosën policët duke i përplasur me makinë, kapet shqiptari me mbi 14 kg lëndë narkotike appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit

By: user 11

OKB-ja shprehu tĂ« premten “alarmin e madh” pĂ«r zhvillimet nĂ« Bejrutin e Libanit pas bombardimeve tĂ« fundit tĂ« rĂ«nda izraelite.

“Ne po i shikojmĂ« me alarm tĂ« madh zhvillimet nĂ« Bejrut,” u tha gazetarĂ«ve zĂ«dhĂ«nĂ«si i OKB-sĂ« Stephane Dujarric gjatĂ« njĂ« konference shtypi pasi ushtria izraelite tĂ« premten nĂ« mbrĂ«mje kreu njĂ« sulm ajror tĂ« rĂ«ndĂ« dhe tĂ« paprecedentĂ« nĂ« zonĂ«n e periferisĂ« jugore tĂ« Bejrutit.

Ai shprehu shqetĂ«simin e thellĂ« tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r “pĂ«rshkallĂ«zimin e mprehtĂ« tĂ« armiqĂ«sive pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s blu me goditjet nĂ« Liban”.

Duke theksuar se zhvillimet e fundit vënë në rrezik civilët libanezë dhe izraelitë, Dujarric tha se ato kërcënojnë gjithashtu sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Mund t’ju them se misioni ynĂ« paqeruajtĂ«s kĂ«tu, i njohur mĂ« mirĂ« si Forca e PĂ«rkohshme e OKB-sĂ« nĂ« Liban (UNIFIL), vazhdon tĂ« angazhohet nĂ« mĂ«nyrĂ« aktive me palĂ«t pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« zbutjen e tensioneve pĂ«rgjatĂ« LinjĂ«s Blu dhe pĂ«r tĂ« shmangur keqkuptimet e mĂ«tejshme,” shtoi ai.

Dujarric pĂ«rsĂ«riti mbĂ«shtetjen e OKB-sĂ« pĂ«r pĂ«rpjekjet diplomatike pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund dhunĂ«s, rivendosjen e stabilitetit dhe parandalimin e vuajtjeve tĂ« mĂ«tejshme humanitare nĂ« rajon.

The post Vrasja e liderit të Hezbollah, OKB ngre alarmin pas sulmit ajror të Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Kapet me lëndë narkotike në Itali, arrestohet shqiptari

By: user 11

NjĂ« 40-vjeçar me origjinĂ« shqiptare, aktualisht nĂ« arrest shtĂ«pie, u kap nga policia italiane nĂ« Palestrina. Kjo qendĂ«r Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r mikpritjen e njerĂ«zve me njĂ« tĂ« kaluar tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kriminale, pĂ«rfshirĂ« Marco Esposito, i njohur mĂ« mirĂ« si “Barboncino”, i cili me kalimin e viteve Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i njohur pĂ«r historinĂ« e tij. Zbulimi i personit tĂ« armatosur nĂ« posedim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike ngre pikĂ«pyetje mbi funksionimin e sistemit penal dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« e ndryshimit pĂ«r disa individĂ«.

Gjatë një operacioni kontrolli të kryer nga Karabinierët, të ndihmuar nga stafi i ASL Roma 5, ushtarakët gjetën në dhomën e 40-vjeçarit një pistoletë të kalibrit 357 Smith dhe Wesson, të shoqëruar me 22 plumba. Më tej, në banesë u zbuluan disa lloje droge, mes të cilave krak dhe kokainë, si dhe shtatë telefona inteligjentë, disa kompjuterë dhe 9.5 gramë lëndë të destinuara për prerjen e lëndëve narkotike. Ky zbulim çoi menjëherë në arrestimin e individit dhe nxiti autoritetet të shtrëngonin kontrollet në të gjithë strukturën.

The post Kapet me lëndë narkotike në Itali, arrestohet shqiptari appeared first on Lapsi.al.

Harris zgjeron avantazhin kundrejt Trump, priten surpriza dhe rezultate jashtë parashikimeve

By: user 11

Ndërsa fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA me gjasë do të vuloset prej shteteve të lëkundura, rezultatet e sondazheve kombëtare janë domethënëse dhe tregojnë qartë se Kamala Harris ka zgjeruar avantazhin e saj kundrejt ish-presidentit Donald Trump, pavarësisht se në shumicën prej shteteve gara vijon të mbetet e nxehtë.

Sipas sondazheve tĂ« kryera nĂ« njĂ« periudhĂ« 10-ditore, “The Guardian” tregon se kandidatja Harris, pĂ«rfaqĂ«suese e demokratĂ«ve, ka marrĂ« 48.2% tĂ« votave, ndĂ«rsa kandidati republikan Trump, 44.4%.

Ky rezultat është më i lartë se ai i një jave më parë. Epërsia e Harris në sondazhet kombëtare pavarësisht rritjes me diferenca të vogla, mund të jetë gjithsesi domethënëse.

Sondazhet sinjalizojnë se Harris ka të ngjarë të fitojë votën popullore. Kandidatët demokratë e kanë bërë këtë në pesë nga gjashtë zgjedhjet e fundit presidenciale në shekullin e 21-të, megjithatë republikanët kanë arritur të dalin të fituar në dy gara.

E para ishte nĂ« vitin 2000, kur Xhorxh W Bush mposhti Al Gore – pavarĂ«sisht se kishte rreth 540,000 vota mĂ« pak nĂ« votimin mbarĂ«kombĂ«tar. Ai arriti tĂ« fitonte pas njĂ« beteje gjyqĂ«sore qĂ« u bĂ« pĂ«r fituesin nĂ« Florida, ku mijĂ«ra fletĂ« votimi ishin vĂ«nĂ« nĂ« diskutim.

Fitorja tjetër ishte ajo e Trump në vitin 2016, pavarësisht se numëronte rreth 2.7 milionë vota më pak se Hillary Clinton në të gjithë vendin. Shumë demokratë i druhen përsëritjes së një skenari të tillë.

Mbështetur në sondazhet kombëtare, Harry Enten, analist i të dhënave në CNN, sheh një perspektivë më fatlume për Harrisin. Edhe pse sondazhi i fundit i rrjetit të tij i dha asaj vetëm një avantazh të ngushtë prej 1 pike, Enten deklaroi se sondazhet e tjera pasqyronin një epërsi më të madhe, disa deri në gjashtë pikë.

“NĂ«se rezultati final i ngjan sondazhit tĂ« CNN me njĂ« pikĂ« avantazh prej Harrisit, mendoj se Donald Trump do tĂ« favorizohej nĂ« kolegjin elektoral. Harris do tĂ« kishte vetĂ«m 33% shanse pĂ«r tĂ« fituar”, tha ai. “Por nĂ«se rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i pĂ«rafĂ«rt me mesataren e sondazheve, ku diferenca shkon plus 2 ose 3 pikĂ«, atĂ«herĂ« Harris Ă«shtĂ« pak mĂ« favorite nĂ« kolegjin zgjedhor”.

Nisur prej rezultateve të së shkuarës, analistët besoj se republikanët kanë një avantazh të natyrshëm në kolegjin elektoral, që do të thotë se një kandidat demokrat duhet të fitojë votat popullore me një diferencë të konsiderueshme për të siguruar 270 votat elektorale të domosdoshme për fitoren.

Nate Cohn, analist kryesor i sondazheve të New York Times e hodhi poshtë këtë arsyetim.

Sipas njĂ« sondazhi tĂ« New York Times/Siena, Harris dhe Trump barazuan nĂ« nivel kombĂ«tar me 47% – ndĂ«rsa kandidatja demokrate kryeson me katĂ«r pike nĂ« Pensilvani, i cili Ă«shtĂ« nga shtetet mĂ« tĂ« lĂ«kundura nĂ« votime.

Cohn mendon se Trump nuk gĂ«zon avantazhin e mĂ«parshĂ«m nĂ« kolegjin zgjedhor dhe se rezultatet e garĂ«s kĂ«tĂ« herĂ« mund t’i tejkalojnĂ« paradigmat e dikurshme.

Sipas tij, Harrisit nuk do t’i duhet domosdoshmĂ«risht vota popullore pĂ«r tĂ« fituar. NdĂ«rsa Harris po ruan njĂ« epĂ«rsi tĂ« ngushtĂ« nĂ« shtete si Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin, Trump ka patur rezultate mĂ« tĂ« mira se vite mĂ« parĂ« nĂ« shtete ku shanset janĂ« tĂ« ulĂ«ta pĂ«r tĂ« fituar.

Kanë mbetur pak më shumë se pesë javë nga dita e votimit dhe nuk dihet me siguri nëse të tilla parashikime do të dalin edhe në fund, por në to shihet qartë skenari ku fituesi mund të jetë ai i cili gëzon edhe votën popullore, ashtu siç supozohet që një rezultat demokratik të jetë.

©Lapsi.al

PĂ«rkthyer nga “The Guardian”

The post Harris zgjeron avantazhin kundrejt Trump, priten surpriza dhe rezultate jashtë parashikimeve appeared first on Lapsi.al.

Izraeli: Lufta jonë është me Hezbollahun, jo me popullin libanez

By: user 11

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka mbajtur një fjalim televiziv pas konfirmimit të vdekjes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ai tha se Nasrallah u vra nĂ« njĂ« sulm “tĂ« saktĂ«â€ tĂ« kryer tĂ« premten nĂ« Bejrut, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si “ndĂ«r armiqtĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« Izraelit”.

“Lufta jonĂ« nuk Ă«shtĂ« me popullin libanez, lufta jonĂ« Ă«shtĂ« me Hezbollahun”, shtoi ai.

“Nasrallah ishte njĂ« nga armiqtĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« Izraelit, tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave. Ai pĂ«rbĂ«nte njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r qytetarĂ«t izraelitĂ« pĂ«r dekada dhe eliminimi i tij e bĂ«n botĂ«n njĂ« vend mĂ« tĂ« sigurt”, u shpreh zĂ«dhĂ«nĂ«si.

“Nuk ka mbaruar, Hezbollahu ka mĂ« shumĂ« aftĂ«si,” tha Hagari, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se avionĂ«t luftarakĂ« aktualisht po godasin grupin terrorist nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin.

The post Izraeli: Lufta jonë është me Hezbollahun, jo me popullin libanez appeared first on Lapsi.al.

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik pas burgosjes së Salianjit

By: user 11

PD do të mbledhë të dielën në orën 18.00 Këshillin Kombëtar.

Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike.

PD mbledh Keshillin Kombëtar pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor.

The post PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik pas burgosjes së Salianjit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndanin lëndë narkotike në Lushnjë, arrestohen 2 persona

By: user 11

Arrestohen në flagrancë për shpërndarje të kanabisit dhe heroinës 27-vjecari H. K, dhe 46-vjecari me inicialet K.K, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës janë sekuestruar doza të lëndëvë narkotike, një shumë parash si dhe 4 aparate celulare ku në njërin prej tyre janë gjendur dhe foto të biletave të basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

LushnjĂ«/ Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”.

Shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i PolicisĂ« LushnjĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me Sektorin pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve tĂ« DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme pĂ«r goditjen e veprimtarisĂ« kriminale nĂ« fushĂ«n e prodhimit dhe shitjes sĂ« narkotikĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« megaoperacionit “Tempulli”, kanĂ« goditur 2 raste.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit H. K., 27 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik dhe i banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë.

Nga kontrolli në aparatët celular të shtetasve të mësipërm, shtetasit K. K., iu gjetën në aparatin celular foto të biletave të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 aparatë celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në Lushnjë, arrestohen 2 persona appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat

By: user 11

Gjykata e Apelit me një sqarim shkurt ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.

“Nisur nga disa kĂ«rkesa lidhur me vendimin e djeshĂ«m (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmĂ« se vendimi Ă«shtĂ« marre ne unanimitet”, thuhet nĂ« sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit shkoi ne Selinë e PD-se, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkajm shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) nĂ« fuqi dĂ«nimin me 1 vit burgim pĂ«r deputetin demokrat Ervin Salianji, pĂ«r akuzĂ«n e “KallĂ«zimit tĂ« rremĂ«â€ pĂ«r rastin e audio-pĂ«rgjimit ku pretendohej se vĂ«llai i ish ministrit tĂ« BrendshĂ«m Fatmir Xhafaj, ishte pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« episod trafiku droge.

Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.

“Dosje e kopsitur nga fillimi nĂ« fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do tĂ« shkojĂ« historia. Jam i nderuar dhe kam medalje qĂ« shndrit nĂ« karrierĂ«n politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqĂ«sore”, tha ai.

The post Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat appeared first on Lapsi.al.

I dënuar për vrasje, arrestohet një nga vëllezërit si autori i dyshuar për ekzekutimin e Erjon Javorit

By: user 11

Ekzekutohet masa e sigurisĂ« “Arrest me burg”, pĂ«r 1 shtetas tĂ« dyshuar pĂ«r vrasje.

Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda i DVP Fier ka ekzekutuar masĂ«n e sigurisĂ« tĂ« caktuar nga Gjykata e Fierit pĂ«r veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”, pĂ«r shtetasin K. G., 33 vjeç, banues nĂ« Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post I dënuar për vrasje, arrestohet një nga vëllezërit si autori i dyshuar për ekzekutimin e Erjon Javorit appeared first on Lapsi.al.

Një 40-vjeçar shqiptar i ikën nga duart policisë në Selanik, hodhi pakon e drοgës dhe braktisi 33-vjeçaren

By: user 11

NjĂ« 40-vjeçar shqiptar ka arritur t’iu shpĂ«tojĂ« autoriteteve greke nga duart, teksa u ndalua nga efektivĂ«t nĂ« Selanik.

Raportohet se policĂ«t grek e ndaluan pĂ«r t’i kontrolluar mjetin, por shqiptari i ka dhĂ«nĂ« gaz makinĂ«s duke pĂ«rplasur me derĂ« njĂ« nga efektivĂ«t, i cili mbeti i plagosur dhe u dĂ«rgua nĂ« spital.

Më pas, ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap. Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.

The post Një 40-vjeçar shqiptar i ikën nga duart policisë në Selanik, hodhi pakon e drοgës dhe braktisi 33-vjeçaren appeared first on Lapsi.al.

BashkĂ«shorti i Ermonela Felajt paraqitet nĂ« SPAK, pyetet pĂ«r dosjen “Toyota Yaris”

By: user 11

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK.

Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ai është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

MĂ«sohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime pĂ«r dosjen ‘Toyota Yaris. MĂ« tej bĂ«het me dijse deri tani janĂ« pyetur edhe ish-funksinonarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ«, lidhur me dosjen qĂ« çoi nĂ« pranga ish-kreun e ProkurorisĂ« sĂ« VlorĂ«s Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

The post BashkĂ«shorti i Ermonela Felajt paraqitet nĂ« SPAK, pyetet pĂ«r dosjen “Toyota Yaris” appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit/ Caktohet prokurori që do të ekzekutojë vendimin e Apelit

By: user 11

Hidhet shorti nĂ« ProkurorinĂ« e TiranĂ«s, ku prokuroria Elona Alvora Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r ekzekutimin e vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Apelit pĂ«r dĂ«nimin me 1 vit burg tĂ« deputetit demokrat Ervin Salianji. Urdhri pritet t’i dorĂ«zohet policisĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« mĂ« parĂ« deputeti do tĂ« ftohet ta zbatojĂ« vullnetarisht.

Gjykata e Apelit vendosi tĂ« enjten tĂ« lĂ«rĂ« nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Salianjin dhe dĂ«nimin e tij pĂ«rfundimisht me 1 vit burg nĂ«n akuzĂ«n e kallĂ«zimit tĂ« rremĂ« pĂ«r dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat e cilĂ«soi vendimin e gjykatĂ«s si politik dhe tha se do ta vazhdojĂ« betejĂ«n nga qelitĂ« e burgut.

Pas këtij vendimi, Salianji humbet mandatin e deputetit, dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk ka më të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

The post Dënimi i Salianjit/ Caktohet prokurori që do të ekzekutojë vendimin e Apelit appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drοgës nga shtëpia

By: user 11

Fqinjët e tij në Cisterino e njihnin si person të respektueshëm dhe u befasuan kur mësuan se në banesën ku shqiptari jetonte prej një viti, u gjetën rreth 300 gramë kokainë dhe sasi hashashi dhe marihuane. Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan.

Në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi, karabinierët e Fasano në Itali arrestuan një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në zonë prej rreth një viti.

I dyshuari akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Mediat raportuan se karabinierët kanë vënë re një vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë, duke vendosur kështu të nisin aksione për të verifikuar situatën.

Bastisja në shtëpi do të zbulonte afërsisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë.

 

Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

The post Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drοgës nga shtëpia appeared first on Lapsi.al.

❌