Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

By: V K

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ka njoftuar Policia e Shtetit në një deklaratë. Shqiptari akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33-vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.

The post Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

❌