❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në Shkodër, lëndohet 28-vjeçari

SHKODËR- MesditĂ«n e kĂ«saj tĂ« diele, nĂ« aksin rrugor “ShkodĂ«r- LezhĂ«â€, njĂ« automjet tip Benz, me ka pĂ«rplasur motomjetin me tĂ« cilin po lĂ«vizte njĂ« 28-vjeçar.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar i riu, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./ abcnews.al

Egjipti humb 6 miliardë dollarë për shkak të tensioneve rajonale

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, ka bërë të ditur se Egjipti ka humbur 6 miliardë dollarë të ardhura nga Kanali i Suezit për shkak të përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike në rajon.

Duke folur gjatë një ceremonie të diplomimit të pjesëtarëve të policisë, el-Sisi tha se të ardhurat e rrugës ujore ndërkombëtare kanë shënuar rënie nga 50 deri në 60 për qind gjatë tetë muajve të fundit.

“Ne jemi tĂ« prirur tĂ« menaxhojmĂ« punĂ«t tona nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ruajmĂ« vendin tonĂ« dhe tĂ« ruajmĂ« sa mĂ« shumĂ« stabilitetin nĂ« rajon, pa u pĂ«rfshirĂ« nĂ« ngjarje qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« siguri”, theksoi el-Sisi.

Presidenti egjiptian paralajmëroi se tensionet aktuale rajonale mund të çojnë në një zgjerim të konfliktit.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar për shkak të ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila që nga tetori i kaluar ka vrarë të paktën 41.600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Kanali i Suezit, një arterie jetike për tregtinë globale, është rruga më e shkurtër e anijeve midis Evropës dhe Azisë dhe ai është një nga burimet kryesore të Egjiptit në valutën e huaj.

Oltion Bistri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara

TIRANË- Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe familjarĂ«t e tij, tĂ« cilĂ«ve SPAK u ka sekuestruar pasuritĂ«, kanĂ« bĂ«rĂ« rekurs nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«, duke kĂ«rkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milionë euro në pronësi të Oltion Bistri, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas SPAK, ndaj Oltian Bistri dhe familjarĂ«ve tĂ« tij (tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur transaksione tĂ« lidhura apo tĂ« dyshuara se janĂ« kryer pĂ«r shtetasin Oltian Bistri), janĂ« sekuestruar pasuri pĂ«rfshi  22 njĂ«si (dyqane/ambiente biznesi);  10 apartamente; 1 vilĂ« nĂ« rezidencĂ«n “Green Valley”, 200 metra truall nĂ« kryeqytet, njĂ« garazh dhe njĂ« makinĂ«./abcnews.al

 

Rama ndan fotot: Ka nisur ndërtimi i rrugës së PS-së për Shqipërinë 2030

TIRANË– Partia Socialiste ka nisur takimet nĂ« bazĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgatitur pĂ«r zgjedhjet e pĂ«rgjithshme parlamentare tĂ« 2025.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpërndarë foto në rrjetet sociale, ku shfaqen drejtuesit politikë me grupet e punës bashkë me qytetarët.

“Vijon angazhimi kapilar nĂ« çdo qark tĂ« vendit, ku nĂ« komunikim me njerĂ«zit brenda e jashtĂ« partisĂ«, ka nisur ndĂ«rtimi i rrugĂ«s sĂ« PS 2030 pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030”, shkruan Rama.

SpaceX nis misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për astronautët e bllokuar

Një anije kozmike SpaceX është nisur për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me një astronaut amerikan dhe një kozmonautë rusë, duke lënë dy vende bosh për dy astronautët e bllokuar, të cilët nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi nga ISS për shkak të problemeve teknike.

Astronauti i NASA-s Nick Hague dhe kozmonauti rus Alexander Gorbunov u ngritën të shtunën nga Kepi Canaveral, Florida.

Anija kozmike Dragon, e operuar nga SpaceX, kompania private e themeluar nga miliarderi Elon Musk, pritet të mbërrijë në ISS të dielën.

Fillimisht, astronautët Zena Cardman dhe Stephanie Wilson supozohej të ishin pjesë e misionit të NASA-s SpaceX Crew-9.

3
 2
 1
 Liftoff of #Crew9, now soaring to the International @Space_Station. pic.twitter.com/gDRd1VVAV7

— NASA (@NASA) September 28, 2024

Megjithatë, ata hoqën dorë nga vendet e tyre për të akomoduar Suni Williams dhe Barry Wilmore, astronautë të bllokuar në ISS për shkak të problemeve teknike me anijen kozmike Starliner.

Williams dhe Wilmore kishin planifikuar të qëndronin në ISS vetëm për rreth një javë pas mbërritjes së tyre në qershor. Megjithatë, komplikimet me Starliner e shtynë NASA-n të kthejë anijen kozmike në Tokë pa ekuipazh.

Tani, Williams dhe Wilmore pritet të kthehen në shkurt, së bashku me Hague dhe Gorbunov.

Nisja e misionit të NASA-s ishte vonuar me disa ditë për shkak të efekteve të uraganit Helene. Shqetësimet e motit vazhduan deri në minutën e fundit, me shi dhe stuhi që rrezikuan misionin.

Marine Le Pen të hënën del para gjykatës, akuzohet për përvetësim të fondeve të BE-së

Marine Le Pen dhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« nga partia franceze e ekstremit tĂ« djathtĂ« “Tubimi KombĂ«tar” do tĂ« dalin nĂ« gjyq tĂ« hĂ«nĂ«n me akuzat pĂ«r pĂ«rvetĂ«sim tĂ« fondeve tĂ« Bashkimit Evropian.

Edhe pse akuzat datojnë 20 vjet më parë, gjyqi do të monitorohet nga afër nga rivalët politikë të Le Pen, pasi ajo mbetet një pretendente e fortë në garën për të pasuar Emmanuel Macronin kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2027, raporton AP.

“Tubimi KombĂ«tar” dhe 26 zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« tij akuzohen se kanĂ« pĂ«rdorur paratĂ« e destinuara pĂ«r ndihmĂ«sit e parlamentit tĂ« BE-sĂ« pĂ«r tĂ« paguar stafin qĂ« nĂ« vend tĂ« kĂ«saj, kanĂ« kryer punĂ« politike pĂ«r partinĂ«, midis viteve 2004 dhe 2016, duke shkelur rregulloret e bllokut 27-vendesh.

Tubimi Kombëtar në atë kohë quhej Balli Kombëtar. Avokati kryesor Patrick de Maisonneuve që përfaqësonte Parlamentin Evropian ka thënë për AP-në se Le Pen dhe të tjerët abuzuan me sistemin.

“Ajo krijoi njĂ« sistem tĂ« centralizuar qĂ« çoi nĂ« keqpĂ«rdorimin e fondeve evropiane. Nuk ishin vetĂ«m para aty-kĂ«tu, ishte njĂ« sistem qĂ« u vendos dhe qĂ« filloi me babain e Le Pen dhe themeluesin e partisĂ«, Jean-Marie Le Pen dhe vazhdoi me Marine Le Pen pĂ«r tĂ« centralizuar paratĂ« e alokuara nga Parlamenti Evropian”, ka deklaruar ai.

Le Pen, partia e së cilës ka zbutur qëndrimin e saj anti-BE në vitet e fundit, po mohon keqbërjet dhe pretendon se rasti është i drejtuar politikisht.

“AsistentĂ«t parlamentarĂ« nuk punojnĂ« nĂ« Parlament. Ata janĂ« asistentĂ« politikĂ« tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« zgjedhur, politikĂ« sipas definicionit”, ka argumentuar ajo nĂ« mbrojtjen e saj.

Gjyqi pritet të zgjasë nëntë javë. Nëse shpallen fajtore, Le Pen dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me burgim deri në 10 vjet dhe gjoba deri në një milion euro secili.

Mund të caktohen gjithashtu dënime shtesë, si humbja e të drejtave civile ose mospërshtatshmëria për të kandiduar, një skenar që mund të pengojë, madje edhe të shkatërrojë qëllimin e Le Pen për të kandiduar pas përfundimit të mandatit të Macronit.

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen e Hassan Nasrallah, disa muaj para se të fillonte sulmi

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen për liderin e Hezbollah, Hassan Nasrallah muaj para se të fillonte sulmin që e vrau atë, kanë bërë të ditur për New York Times, tre zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite.

Kreu i Hezbollah u vra tĂ« premten nga sulmet ajrore izraelite nĂ« selinĂ« e kĂ«tij grupi militant qĂ« ishte vendosur nĂ«n tokĂ« nĂ« Bejrut. Vendimi pĂ«r tĂ« sulmuar Nasrallah ishte marrĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, pa pĂ«rfshirjen e SHBA – sipas mediave izraelite, Jerusalemi frikĂ«sohej se “dritarja e mundĂ«sisĂ« pĂ«r ta eliminuar atĂ« do tĂ« mbyllej”, tha zyrtarĂ«t e paemĂ«ruar.

Planifikimi i operacionit filloi pavarĂ«sisht se zyrtarĂ«t izraelitĂ« ishin tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi njĂ« armĂ«pushim tĂ« mundshĂ«m qĂ« do t’i hapte rrugĂ«s procesit tĂ« lirimit tĂ« pengjeve – dhe para se kryeministri Benjamin Netanyahu tĂ« nisej pĂ«r nĂ« New York ku do tĂ« mbante fjalim nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara.

Dy zyrtarët thanë se mbi 80 bomba janë hedhur gjatë këtij sulmi, që arriti të rrafshonte gjashtë ndërtesa në jug të Bejrutit.

Në anën tjetër, Hezbollah konfirmoi se Nasrallah është vrarë së bashku me komandantit e frontit jugor Ali Karaki që i kishte mbijetuar një sulmi tjetër një ditë më parë.

Që të tre zyrtarët konfirmuan se Hashem Safieddine, kushëriri i Nasrallah është pasuesi i mundshëm, që nuk ishte në bunkerin nëntokësor në Bejrut që u shënjestrua nga izraelitët.

Zyrtarët e lartë të forcave ajrore izraelite thanë të shtunën se sulmi ka shkuar sipas planit, pa ndonjë problem apo hapje zjarri mbi aeroplanët e tyre nga ana e militantëve të Hezbollah.

Ministri Hasani: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shqiptarët

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, në periudhën janar-shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.

Këto të dhëna u bënë publike nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Kryediplomati shqiptar thotë se se numërohen 107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.

Ai shton se “pĂ«rgjegjshmĂ«ri e prioritet janĂ« lehtĂ«simi dhe modernizimi i procedurave konsullore pĂ«r t’iu gjendur sa mĂ« pranĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«â€/ abcnews.al

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut vranë të paktën 100 persona në Nepal

NEPAL– PĂ«rmbytjet e mĂ«dha dhe rrĂ«shqitjet e dheut nĂ« Nepal kanĂ« vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 100 persona nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin Himalayan, kanĂ« raportuar zyrtarĂ«t.

Dhjetëra të tjerë u zhdukën të dielën pas dy ditësh reshjesh intensive, të cilat kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu.

NjerĂ«zit kanĂ« mbetur tĂ« bllokuar sipĂ«r çative, ndĂ«rsa ekipet e shpĂ«timit nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira vijojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ«. MijĂ«ra shtĂ«pi pranĂ« lumenjve janĂ« pĂ«rmbytur dhe shumĂ« autostrada janĂ« bllokuar, raporton BBC.

Deri më tani, më shumë se 3,000 njerëz janë shpëtuar sipas një zëdhënësi të qeverisë. Pavarësisht parashikimit të reshjeve që do të vazhdojnë edhe të martën, të dielën ka pasur shenja lehtësimi./ abcnews.al

Izraeli godet pozicionet e Hezbollah në Liban

Ushtria izraelite deklaroi se kishte sulmuar sërish pozicionet e milicisë së Hezbollahut në Liban gjatë natës.

Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« se forcat ajrore kishin sulmuar “dhjetĂ«ra objektiva terroristĂ«â€ nĂ« Liban nĂ« orĂ«t e fundit.

IDF tha se objektivat përfshinin platforma lëshimi në territorin izraelit, depo armësh dhe infrastrukturë tjetër të lidhur me milicinë shiite pro-iraniane.

Ndërkohë, sirenat u dëgjuan sërish në Izraelin verior gjatë natës, sipas ushtrisë. IDF tha se qindra pozicione të Hezbollahut në të gjithë Libanin ishin në shënjestër gjatë gjithë ditës.

Ushtria izraelite vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror në një seli të Hezbollahut në një periferi të Bejrutit të premten, në atë që shënoi një përshkallëzim dramatik në konfliktin midis dy palëve.

Frika se sulmet e ndërsjella midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të përshkallëzohen në luftë gjithëpërfshirëse janë rritur që kur Izraeli nisi një fushatë masive ajrore ndaj objektivave të Hezbollahut në të gjithë Libanin të hënën, duke vrarë qindra njerëz deri më tani.

Izraeli tani duket i gatshëm të nisë një inkursion tokësor në Liban, pasi shefi i ushtrisë Herzi Halevi tha të shtunën se forcat e tij ishin të përgatitura për atë që do të vinte dhe banorëve libanezë iu tha të vrapojnë drejt sigurisë.

Ekstradohet shqiptari nga Italia, i akuzuar për përndjekje

TIRANË- Ekstradohet nga Italia shqiptar i akuzuar pĂ«r pĂ«rndjekje. Sipas policisĂ«, 33-vjeçari duke u prezantuar si njĂ« shtetas tjetĂ«r, kanosi njĂ« shtetase, nĂ« vitin 2019, qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime.

Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi nĂ« korrik tĂ« 2023,  i Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rndjekje”.

Hetimet ndërkohë vijojnë për dokumentimin e këtij rasti./abcnews.al

Austri, qytetarët votojnë për të zgjedhur qeverinë e re

Votuesit në Austri gjatë ditës po hedhin votat e tyre për të zgjedhur qeverinë e re të vendit.

Vendvotimet janë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale, me 6.4 milionë votues me të drejtë vote në një popullsi prej nëntë milionësh të vendosur për të zgjedhur 183 anëtarë të ri të parlamentit.

Nëntë parti dhe tre formacione politike konkurrojnë në zgjedhje, me një prag elektoral prej 4 për qind.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Partia e Lirisë Austriake e ekstremit të djathtë (FPO) kryeson me 27 për qind, e ndjekur nga Partia Popullore Austriake (OVP) e qendrës së djathtë me 25 për qind, dhe Partia Social Demokratike (SPO) me 21 për qind.

Partia e Gjelbër dhe NEOS liberale pritet të sigurojnë secila nga 9 për qind.

Nëse FPO fiton, do të jetë hera e parë që një parti e ekstremit të djathtë siguron pozicionin kryesor në zgjedhjet kombëtare të Austrisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shpërthim në komunën e Zveçanit, ngjarja pranë një pike karburanti

Rreth mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit është regjistruar një shpërthim i fuqishëm.

Ngjarja është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi atë.

“Nga ky shpĂ«rthim nuk ka tĂ« lĂ«nduar, ndĂ«rsa ka pas dĂ«me materiale nĂ« afĂ«rsi tĂ« karburantit dhe disa vetura nĂ« afĂ«rsi. Nuk mund tĂ« themi ende se çfarĂ« e ka shkaktuar kĂ«tĂ« shpĂ«rthim, ndĂ«rsa njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se janĂ« nĂ« vendin e ngjarjes”, tha Elshani, raporton Klan Kosova.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

 

FOTO/ Gjithçka e shkatĂ«rruar, pasojat qĂ« la pas uragani “Helene” nĂ« SHBA

SHBA- Uragani Helene është një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara me shpejtësi të erës prej 140 mph (225 km/h) dhe shi të dendur.

Stuhia arriti në Florida gjatë natës të së enjtes si një stuhi e kategorisë së katërt, por u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi lëvizi më shumë në brendësi.

Kjo thuhet se ishte stuhia më e fortë në histori që goditi Big Bend të Floridës, dhe u zhvendos në veri në Georgia dhe Karolina.

Si pasojë, të paktën 45 njerëz kanë vdekur dhe miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Dhe institucionet financiare thonë se dëmi i shkaktuar nga stuhia mund të arrijë në miliarda dollarë.

Në fotot e mëposhtme shihen qartë pasojat dramatike nga jugu i SHBA-së, të cilat tregojnë shkallën e shkatërrimit nga uragani Helene.

Rama ndan fotot nga SHBA: Një vizitë krenarie për Shqipërinë

NEW YORK- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarĂ« foto nga ajo qĂ« ai e quan “njĂ« vizitĂ« krenarie” pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« teksa mori pjesĂ« nĂ« JavĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« New York.

Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“MirĂ«mĂ«ngjesi dhe me fotoalbumin e njĂ« vizite krenarie pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« nĂ« JavĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara nĂ« New York, ju uroj njĂ« tĂ« diel tĂ« qetĂ«â€, shkruan Rama./ abcnews.al

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” shĂ«njestĂ«r e njĂ« sulmi kibernetik

Agjencia franceze e lajmeve “Agence France-Presse” (AFP) Ă«shtĂ« goditur nga njĂ« sulm kibernetik, ka njoftuar agjencia nĂ« njĂ« deklaratĂ«. Sulmi ndaj sistemit IT tĂ« AFP-sĂ«, i cili ndikoi pjesĂ«risht nĂ« teknologjinĂ« e transmetimit te klientĂ«t, u zbulua dje. Nuk dihet se kush qĂ«ndron pas sulmit.

“Departamenti teknik i AFP-sĂ«, i ndihmuar nga Agjencia KombĂ«tare e SigurisĂ« Kibernetike e FrancĂ«s (ANSSI), po merret me hetimin e incidentit”, tha agjencia.

Megjithëse sulmi dëmtoi përkohësisht transmetimin, raportimi i AFP-së në mbarë botën vazhdoi si zakonisht. Sulmi ndaj agjencisë së lajmeve pasoi një incident të madh kibernetik në mars, i cili preku disa ministri dhe institucione shtetërore franceze.

Hakerët pro-rusë morën përgjegjësinë për sulmin, megjithëse autoritetet franceze nuk e konfirmuan këtë në atë kohë.

Franca akuzon RusinĂ« pĂ«r rritje tĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r destabilizim – qĂ« nga fillimi i pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Kremlini nĂ« shkurt tĂ« vitit 2022.

Agjencia shtetĂ«rore polake e lajmeve PAP u hakerua gjithashtu nĂ« maj – dhe qeveria nĂ« VarshavĂ« fajĂ«soi shĂ«rbimet e inteligjencĂ«s ruse pĂ«r incidentin.

Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë

Greqia ka qenĂ« prej kohĂ«sh njĂ« nga destinacionet e preferuara tĂ« pushimeve pĂ«r turistĂ«t britanikĂ«. Çdo vit, ata dynden nĂ« Greqi – por pushimet nĂ« disa nga zonat mĂ« tĂ« kĂ«rkuara si Mikonos, KretĂ« dhe Santorini mund tĂ« jenĂ« tĂ« shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janĂ« tĂ« mbipopulluara me turistĂ«, shkruan Emily Chaplin nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Birmingham Live”.

Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« nga vendet mĂ« tĂ« lira pĂ«r t’u vizituar nĂ« EvropĂ« – ku njĂ« krikĂ«ll birrĂ« vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi nĂ« hotele kushton 48 euro pĂ«r njĂ« natĂ«.

Një vakt me tre pjata për dy persona në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro.

Vendi mĂ« pak i njohur ofron shumĂ« nga tĂ« njĂ«jtat cilĂ«si joshĂ«se si fqinji i tij mĂ« i famshĂ«m – por ai Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« pak i mbushur me vizitorĂ« se Greqia.

Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët.

E lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndan një kufi prej 175 miljesh të gjatë me Greqinë dhe gjithashtu ndan verën e saj të nxehtë, me temperatura që arrijnë mesataren maksimale prej 34 gradë Celsius.

Edhe në muajin tetor, kryeqyteti i Tiranës shënon rregullisht temperaturën 25 gradë Celsius.

NjĂ« nga vendet mĂ« tĂ« bukura pĂ«r t’u vizituar nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtë Plazhi i GjipesĂ«, njĂ« zonĂ« e largĂ«t me rĂ«rĂ« tĂ« bardhĂ« qĂ« ndodhet midis HimarĂ«s dhe DhĂ«rmiut – dhe e renditur mes 50 plazheve mĂ« tĂ« mira nĂ« botĂ«.

UjĂ«rat e bruztĂ«, limanet shkĂ«mborĂ« dhe limanet e veçuara – tĂ« veshura me njĂ« sfond malor – nuk janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u gjetur pĂ«rgjatĂ« RivierĂ«s Shqiptare.

Plazhet e bardha tĂ« fshatit Ksamil shpesh janĂ« konsideruar nga ekspertĂ«t e udhĂ«timeve si “Maldivet e EvropĂ«s”.

Vendi i TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s, Berati ështĂ« njĂ« nga qytetet e stilit osman mĂ« tĂ« ruajtura nĂ« EvropĂ« – dhe rrugĂ«t e tij me kalldrĂ«m fshehin kishat dhe minaret bizantine midis mureve tĂ« qytetit tĂ« tij tĂ« lashtĂ«.

Tirana ështĂ« njĂ« qytet tjetĂ«r qĂ« ia vlen tĂ« vizitohet. RrugĂ«t e saj tĂ« shĂ«titshme, shtĂ«pitĂ«, kafenetĂ« , restorantet – shumĂ« prej tĂ« cilave ofrojnĂ« shĂ«rbim nĂ« ambient tĂ« hapur nĂ« muajt e verĂ«s – dhe jeta e gjallĂ« e natĂ«s.

Dajti Ekspres, vetëm 15 minuta nga kryeqyteti, ofron një eksperiencë të paharrueshme nga teleferiku me pamje mahnitëse nga maja e malit.

Tirana është gjithashtu një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit.

Parashikimi i motit/ Reshje shiu në disa qytete, temperaturat zbresin me disa gradë

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, njĂ« sistem i fuqishĂ«m vranĂ«sirash do tĂ« vendoset nĂ« territorin shqiptar duke sjellĂ« rrebeshe shiu nĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« vendit; mĂ« problematike situata do tĂ« paraqitet nĂ« zonat veriore dhe veriperĂ«ndimore ku intensiteti i tyre do tĂ« jetĂ« i lartĂ«; kryesisht nĂ« qytetet; PukĂ«, DibĂ«r, ShkodĂ«r dhe LezhĂ« duke sjellĂ« pĂ«rmbytje lokale nĂ« kĂ«to zona; herĂ« pas here priten edhe stuhi tĂ« forta ere.

Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang vendi, e cila do të shënohet në qytetin e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi veripërëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë./ abcnews.al

Lista/ Dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të të pasurve

Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket pasurisë për të rritur.

Raporti i Pasurisë Botërore 2024 i publikuar nga Instituti i Kërkimeve Capgemini, ka evidentuar se numri i individëve me vlerë të lartë neto (HNWI) dhe pasuria e tyre është rritur ndjeshëm në vitin 2023, pas një rikthimi në perspektivën ekonomike globale.

Sipas raportit, pasuria globale HNWI u rrit me 4.7 për qind në 2023 duke arritur në 86.8 trilion dollarë, ndërsa popullsia HNWI u rrit me 5.1 për qind në 22.8 milionë globalisht dhe vazhdon të tregojë një potencial të lartë rritjeje pavarësisht paparashikueshmërisë së tregut.

Tutje, raporti ka bërë të ditur se numri i milionerëve në dollarë amerikanë në nivel global është rreth 58 milionë. Kjo përbën 1.5 për qind të popullsisë së rritur globale.

Raporti i pasurisë së UBS tregoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vijnë në krye me popullsinë më të madhe të milionerëve me rreth 21.95 milionë individë që kanë pasuri në shtatë shifra ose më shumë.

Kina vjen në vendin e dytë me rreth 6.01 milionë milionerë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (3.06 milionë), Franca (2.87 milionë) dhe Japonia (2.83 milionë).

Globalisht, popullsia e milionerëve pritet të vazhdojë të rritet me një ritëm interesant në pesë vitet e ardhshme, ndërsa kombet vazhdojnë të promovojnë politika të favorshme për të rritur migrimin e milionerëve dhe për të tërhequr më shumë investitorë.

Tajvani kryesoi renditjen e rritjes së milionerëve me një rritje të parashikuar prej 47 për qind të popullsisë së milionerëve të vendit deri në vitin 2028. Raporti parashikon një kërcim të madh në popullsinë e tij milionerësh nga 788,799 në mbi një milion.

Turqia vjen në vendin e dytë me një rritje të parashikuar prej 43 për qind të popullsisë së saj milionere deri në vitin 2028. I vetmi vend afrikan në renditje, Afrika e Jugut vjen në vendin e 17-të. Raporti parashikoi një rritje prej 20 për qind të popullsisë së saj milionere nga 90,595 në 2023, në 108,557 në 2028.

Edhe pse Afrika krenohet me disa nga individët më të pasur në botë, ata kanë humbur nga migrimi i cili aktualisht po gërryen pasurinë e kontinentit. Andrew Amoils, Shefi i Kërkimeve në New World Wealth vëren se rreth 18,700 individë me vlerë të lartë neto janë larguar nga Afrika gjatë dekadës së fundit (2013-2023).

❌