Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pezullohen kërkimet për turistin belg i cili ka humbur në malet e zonës së Dibrës

Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se janë pezulluar kërkimet për turistin belg i cili ka humbur në malet e zonës së Dibrës.

Në njoftim thuhet se kërkimet janë pezulluar pasi nuk është gjetur asnjë gjurmë, transmeton Telegrafi.

“Më datën 18.09.2024 ShKShMK ka pranuar një thirrje për ndihmë nga autoritetet Shqiptare, për rastin e humbjes së një turisti në malet e zonës së Dibrës. I humburi është Mark Joris , 72 vjeçar, shtetësi Belge. Marku është nisur i vetëm për ecjen e një pjese të shtegut malor High Scardus Trail. Fatkeqesisht ka dy jave ka humbur çdo lloj kontakti me të afërmit e tij. ShKShMK me të pranuar thirrjen urgjente nga autoritetet Shqiptare dhe përfaqësuesit diplomatik të Belgjikës në Shqipëri ka filluar me mbledhjen, analizën dhe klasifikimin e informatave”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se me një koordinim të ngushtë me Policinë Shqiptare, përfaqësuesit e Interpolit, policinë Maqedonase, dhe Kërkim Shpëtimin Malor nga Maqedonia e Veriut ka filluar operacionin e kërkimit të personit të humbur, nga pika e fundit ku ka kontaktuar për herë të fundit.

“Kërkimi është zhvilluar në disa drejtime operacionale, duke përfshirë kërkimin nga ajri me helikopter, kërkimin me dron, këmbë dhe gjithashtu mbledhjen e informatave nga dëshmitarët përgjatë shtegut dhe vendeve të dyshimta”, vijon njoftimi

Më tej njoftohet se operacioni është zhvilluar në dy faza, dhe se përkundër që kërkimi ka qenë masiv dhe shumë i organizuar, nuk është hasur në ndonjë gjurmë të Markut.

“Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të tjera. Për çdo lloj informate mos hezitoni të na kontaktoni (në post e gjeni të publikuar edhe fotografinë e personit të humbur)”./Telegrafi/

The post Pezullohen kërkimet për turistin belg i cili ka humbur në malet e zonës së Dibrës appeared first on Telegrafi.

Dibër/ Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një shtetas, shpallet në kërkim 30-vjeçari

By: E.K

Policia në Dibër njofton se ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, banues në fshatin Çerenec. Mësohet se 30-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka përndjekur një shtetas. “Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.L., 30 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi ka […]

The post Dibër/ Theu arrestin e shtëpisë dhe përndoqi një shtetas, shpallet në kërkim 30-vjeçari appeared first on FaxWeb.

Mat/ I vodhën xhiron ditore farmacistes, policia identifikohen 2 autorët e mitur

By: E.K

Policia e Matit ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorëve që vodhën një shumë parash në një farmaci. Sipas policisë, farmacistja 25- vjeçare me inicialet A.B., ka bërë një kallëzim në polici se gjatë kohës që ajo nuk ishte në farmaci, të cilën e kishte lënë të hapur, dy vëllezërit e mitur i kanë vjedhur paratë […]

The post Mat/ I vodhën xhiron ditore farmacistes, policia identifikohen 2 autorët e mitur appeared first on FaxWeb.

Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt në Dibër

Rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot në Dibër është asfaltuar. Edhe pse ishte një premtim i kryebashkiakut Rahim Spahiu, investimi nuk është kryer nga Bashkia e Dibrës, por nga një kompania private. Banorë të zonës i thanë Faktoje se asfaltimi i saj ka krijuar lehtësira për fermerët.

Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, një prej premtimeve të kryebashkiakut socialist, Rahim Spahiu ishte edhe asfaltimi i rrugës në fshatrat Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot.

“Në #Limjan e #Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, e shumëkërkuar nga banorët, më vjen mirë që ndava me ta edhe lajmin se së shpejti do të nisë puna për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës”-shkroi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu.

Postimi i kryebashkiakut Spahiu në rrjetet sociale, 27 prill 2023

Nisur nga ky premtim i zotit Spahiu, Faktoje iu drejtua fillimisht me një kërkesë për informacion Bashkisë së Dibrës. Ne e pyetëm këtë institucion mbi ecurinë e punimeve, por edhe kostot e rrugës. Mirëpo, Bashkia Dibër tha për Faktoje se nuk disponojnë informacion për këtë rrugë, pasi është financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Sa u përket projekteve për asfaltimin e rrugëve të fshatrave Limjan dhe Vrenjt të Njësisë Administrative Kastriot, ato janë projekte me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe nuk disponojmë informacion”, njofton Bashkia.

Por dhe pas një kërkese për informacion dërguar FSHZH-së, përgjigja që erdhi ishte se ky projekt nuk ishte zbatuar nga ky institucion.

“Ju bëjmë me dije se Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka në zbatim ndonjë projekt në Bashkinë Dibër për shtrimin e rrugëve Limjan dhe Vrenjt në Njësinë Administrative Kastriot”, bëri të ditur FSHZH-ja.

Faktoje bëri një verifikim në terren më 29 gusht në këtë rrugë, ku konstatuam se kishin përfunduar punimet për asfaltimin e saj. Ndërsa “enigma” rreth financuesit të këtij investimi, u zgjidh nga tabela e punimeve e cila ishte ende në hyrje të rrugës. Investimi nuk i përket as Bashkisë, e as FSHZH-së, por rezulton të jetë kryer nga kompania private KNAUF, dhe siç e kërkon procedura, leja nuk mund të ishte dhënë veçse nga Bashkia Dibër.

Tabela e punimeve, 29 gusht 2024

Rruga është rreth 6 km dhe sipas banorëve të fshatit, punimet kanë përfunduar në muajin qershor të këtij viti.

“Është një rrugë shumë e rëndësishme, sepse lidh 3 fshatra, Limjan, Vrenjt dhe Volezë. Janë diku te 200 familje në të tre fshatrat”, na tregon Miftari, banor i fshatit Vrenjt.

Ndërsa për Arturin, i cili ka një pemëtore në anë të rrugës thotë se asfaltimi i saj i ka krijuar shumë lehtësi.

“Rruga është zhvillim për të gjithë njerëzit dhe këtë vit për fatin e mirë kjo u realizua dhe ne si fermerë kemi shumë avantazh, sepse vijmë më shpejt te parcelat, makina nuk dëmtohet dhe prodhimi nuk na dëmtohet, sepse shumë vite kishim pluhur dynjanë dhe merrnin rendiment pothuajse zero.

Kjo është një rrugë me standard, shumë e mirë dhe shpresojmë që si kjo rrugë të bëhen të gjitha rrugët rurale të Shqipërisë”, shprehet Arturi.

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin për asfaltimin e rrugës në Limjan e Vrenjt të njësisë administrative Kastriot, do ta kategorizojmë të pambajtur nga kreu i bashkisë Dibër.

The post Asfaltohet rruga që lidh fshatrat Limjan e Vrenjt në Dibër appeared first on Faktoje.al.

Dibër/Fshati që prej 30 vitesh pret asfaltimin e rrugës 

Rruga e fshatit Rreth Kale në Dibër ende nuk është asfaltuar, pavarësisht premtimit të kryebashkiakut socialist Rahim Spahiu gjatë fushatës zgjedhore të një viti më parë. Banorët e fshatit i thanë Faktoje se në 30 vite askush nuk ka vënë dorë për rregullimin e rrugës.

Në 4 maj 2023, kreu i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu premtoi asfaltimin e rrugës në fshatin Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr. Ai e njoftoi këtë në një postim të tij në Facebook, ku përshkruante takimin me banorët e fshatit Rreth kale. Spahiu theksoi se asfaltimi i rrugës ishte prioritet për zonën dhe shumë shpejt do të niste puna në terren.

“Takim me banorët në fshatin Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr për punët e kryera dhe projektet e së ardhmes”, shkroi në Facebook, Spahiu.

Postimi i Rahim Spahiut në Facebook

Faktoje bëri një verifikim në rrugën Rreth-Kale të Njësinë Administrative Muhurr më datë 29 gusht, ku konstatuam se nuk kishte nisur asnjë ndërhyrje në këtë rrugë.

“Ka 30 vjet që nuk është vënë dorë në këtë rrugë. Na kanë thënë që brenda këtij viti do të shtrohet. Është afërsisht rreth 2 km deri te xhamia”, tregon Xhaferri, banor i zonës.  

Më tej ai shton se e kanë ngritur si shqetësim në strukturat përkatëse, pasi janë rreth 100 shtëpi rreth e rrotull kësaj rruge.

“E kemi ngritur si shqetësim, e kemi diskutuar disa herë dhe tani po shpresojmë të na e rregullojnë. Vështirë shumë të kalohet në këtë rrugë, si në dimër, ashtu edhe në verë”, shton ai.

Në lidhje me këtë zotim të kryebashkiakut Spahiu, Faktoje iu drejtua fillimisht me një kërkesë për informacion Bashkisë së Dibrës. Zyrtarisht, ky institucion bën të ditur se është bërë procedura e tenderimit, por janë në pritje të lidhjes së kontratës, duke mos dhënë një datë kur pritet të nisin punimet.

“Sa u përket punimeve për asfaltimin e rrugës Rreth – Kale në Njësinë Administrative Muhurr, procedura e tenderimit është bërë dhe jemi në pritje të lidhjes së kontratës për fillimin e punimeve. Vlera e investimit është 8.333.333 lekë, pa TVSH”, njofton Bashkia Dibër. 

Të dhënat nga “Open Procurement” tregojnë se punimet përfundojnë për 2 muaj, por nuk ka një datë të nisjes së tyre. Operatori ekonomik kontraktues është “Selami’ dhe shpallja e fituesit është bërë në datë 14 gusht 2024.

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin për asfaltimin e rrugës në fshatin Rreth Kale të njësisë administrative Muhurr, do ta kategorizojmë të pambajtur.

The post Dibër/Fshati që prej 30 vitesh pret asfaltimin e rrugës  appeared first on Faktoje.al.

Ku mbeti premtimi për asfaltimin e rrugës në Brest të Sipërm?

Rruga rreth 1 km e Brestit të Sipërm në Dibër ende nuk është asfaltuar, pavarësisht premtimit të kryebashkiakut Rahim Spahiu gjatë fushatës zgjedhore të një viti më parë. Banorët e fshatit i thane Faktoje se asfaltimi i kësaj rruge është premtuar disa herë, por ata vazhdojnë të presin realizimin e këtij investimi.

Dy javë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023, kryetari i Bashkisë së Dibrës, Rahim Spahiu u zotua se së shpejti do të asfaltohej rruga e fshatit Brest i Sipërm.

“Asfaltimi i rrugës së Brestit të Sipërm, së shpejti do të jetë punë e kryer!”-premtoi Spahiu.

Postimi i kryebashkiakut Rahim Spahiu në Facebook

Në lidhje me këtë premtim të zotit Spahiu, ne iu drejtuam fillimisht me një kërkesë për informacion Bashkisë së Dibrës. Institucioni na bëri të ditur se është bërë procedura e tenderimit, por ende nuk kanë nisur punimet.

“Sa u përket punimeve për asfaltimin e rrugës së Brestit të Sipërm, procedura e tenderimit është bërë dhe jemi në pritje të lidhjes së kontratës për fillimin e punimeve. Vlera e investimit është 16.666.667 lekë pa TVSH”, njofton Bashkia Dibër.  

Të dhënat nga “Open Procurement” tregojnë se kompania fituese është shpallur më 14 gusht 2024 dhe kohëzgjatja e kontratës është 2 muaj.

Verifikimi ne terren

Në verifikimin në terren që Faktoje bëri më 29 gusht në rrugën e fshatit Brest i Sipërm, konstatuam se ende nuk kishte nisur puna për asfaltimin e saj. Rruga rreth 1 km vijon të jetë një shqetësim për banorët e zonës, që e presin prej vitesh ketë investim. Sipas banorëve, në dimër është e vështirë të kalohet në këtë rrugë, për shkak të baltës dhe gropave.

“Dimër dhe verë nuk na ndahet balta dhe pluhuri në këtë rrugë. Besoj deri në fund të vitit do e kenë shtruar, të paktën kështu na është thënë. Jemi diku te 60 e ca familje që e përdorim këtë rrugë”, thotë Izeti, banor i fshatit Brest i Sipërm.

Banorë të tjerë të fshatit i thanë Faktoje se asfaltimi i kësaj rruge është premtuar disa here gjatë viteve, por nuk ka pasur asgjë konkrete deri më tani.

Në dhjetor të vitit 2023, Faktoje raportoi se rruga plot gropa e Brestit të Sipërm ishte kthyer në një makth për banorët e fshatit, sidomos gjatë dimrit. 

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin për asfaltimin e rrugës Brest i Sipërm do ta kategorizojmë ende të pambajtur.

The post Ku mbeti premtimi për asfaltimin e rrugës në Brest të Sipërm? appeared first on Faktoje.al.

Fermerët në Maqellarë pa ujë për vaditjen e tokave

Zona e Maqellarës në Dibër vijon të vuajë mungesën e ujit për vaditjen e tokave bujqësore. Edhe pse kjo është një ndër problematikat më të mëdha që kjo zonë ka prej 3 dekadash, projekti i premtuar nga kryebashkiaku i Dibrës, duket ende larg. Bashkia e Dibrës thotë se projekti është ende në fazë hartimi dhe nuk ka ende një datë kur mund të nisë zbatimi i tij.

Më 26 prill 2023, kryebashkiaku i Dibrës, Rahim Spahiu foli për projektin që do t’i jepte zgjidhje problemit të vaditjes së tokave bujqësore në Maqellarë. Duke e cilësuar si një prej prioriteve të ngutshme, zoti Spahiu u zotua për nisjen e projektit.

“Ndër prioritetet e ngutshme është padiskutim projekti që do të adresojë vaditjen e 500 ha tokave bujqësore në Maqellarë!”-bëri të ditur zoti Spahiu.

Postimi i kryebashkiakut të Dibrës në Facebook

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga ky premtim, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Dibër, për të pyetur në lidhje me ecurinë e projektit. Zyrtarisht, Bashkia Dibër sqaroi se projekti është akoma në fazën e hartimit.

“Në këtë projekt përfitojnë 10 fshatra të Njësisë Administrative Maqelllarë. Vaditet një sipërfaqe toke bujqësore prej 800 hektarë. Nga informacionet që disponon Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Dibër ky projekt është akoma në fazën e hartimit të tij”, bën të ditur Bashkia e Dibrës.

Faktoje bëri një verifikim të Maqellarë më 30 gusht. Ajo që binte në sy ishin sipërfaqe të mëdha toke të lëna pa mbjellë. Sipas fermerëve, shkak për këtë është mungesa e vaditjes, por edhe braktisja e fshatit nga rinia.

“Ujë nuk ka asnjë pikë, plehrat kimike janë shtrenjtë, makineritë po ashtu janë të shtrenjta. Nuk na e mban të mbjellim. Dhe të rinj nuk ka më, kush do punojë, ne 70 vjeç?’, shprehet i shqetësuar Miftari, banor i Maqellarës.

Fermerë të tjerë thonë që e kanë gjetur zgjidhjen me puse uji për vaditje dhe kultivojnë të mbjella që nuk duan shumë ujë.

“Ne kemi pas ujë, tani nuk kemi, ku e di unë. Përpara po, e kemi pas, të gjitha kanalet vaditeshin, tani nuk ka. Për të vaditur kemi hapur puse, me vështirësi të mëdha. Mbjellim zakonisht, grurë, misër, patate”, thotë Ismaili, fermer në Maqellarë.

Në një artikull të publikuar në dhjetor të 2023, Faktoje raportoi se prej më shumë se tre dekadash, kjo zonë nuk ka ujë për vaditje.

Nisur nga verifikimi i kryer në terren dhe informacioni i grumbulluar edhe në rrugë zyrtare, premtimin për dhënien zgjidhje të problemit të vaditjes në Maqellarë do ta kategorizojmë ende të pambajtur.

* Faktoje, e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Fermerët në Maqellarë pa ujë për vaditjen e tokave appeared first on Faktoje.al.

Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Dibrës, Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar […]

The post Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

❌