Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Keqpërdorimet me tendera – përplasje virtuale mes deputetes së LDK-së dhe deputetit të LVV-së

Një përplasje virtuale ka ndodhur mes deputetes së LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili dhe deputetit të LVV-së, Salih Zyba.

Deputetja e LDK-së, ishte ajo e para e cila në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka quajtur pushtetin të korruptuar, transmeton Telegrafi.

“Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë. PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a? Po ti o zotëri a e din që pasi që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni”, shkruan deputetja.

Tutje, ajo ka përmendur edhe disa kontrata, që sipa saj janë fshehur.

“Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke fshehur, sepse ke zgjedhur ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë. E ky është vetëm  një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë. Të korruptuar jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë”, vijon reagimi i deputetes.

Pas kësaj, ka reguar deputeti i LVV-së, Salih Zyba.

Zyba thotë se LDK nuk ka mundur të helmonte ushtrinë, duke përfituar milionat nga kompanitë e afërta me ta.

“Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. Ka përfundu kjo punë”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Zyba ka shpërndarë edhe disa lajme të mëhershme, ku thuhej se ushtarët e FSK-së, janë helmuar nga ushqimi./Telegrafi/

The post Keqpërdorimet me tendera – përplasje virtuale mes deputetes së LDK-së dhe deputetit të LVV-së appeared first on Telegrafi.

❌