Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar

By: user 8

Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.

Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Por në një investigim të kryer, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.

The post Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar appeared first on Lapsi.al.

Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa

By: D Marku

Vetëm 3 muaj pasi u dënua me 4 vite e 5 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, ish-kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici, kërkon të lirohet me kusht.

Kërkesa e Gjicit është depozituar në gjykatën e Elbasanit nga avokati i tij Markeljan Janca. Ndërsa gjyqtarja që pritet të shqyrtojë këtë kërkesë në 14 Tetor, është zgjedhur përmes shortit elektronik, Suela Lika.

Për të bindur gjyqtaren se Gjici duhet të lirohet, ish-kryebashkiaku pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për tu liruar me kusht.

Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akte seksual me Alma Kaçin, video e cila më pas u shpërnda më tej në media dhe telefonat e çdo qytetari.

Skandali solli nisjen e një hetimi penal në SPAK, duke çuar në dorëheqjen e Gjicit si kryebashkiak dhe më pas në prangosjen e tij nga policia.

Nën hetim por me masën “arrest në shtëpi” u vendos dhe e dashura e tij, Alma Kaçi. Çështja shkoi në gjyq me të dy protagonistët e video-skandalit.

Ndërkohë para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

Gjici u dënua me 4.5 vite burgim ndërsa gjykata i hoqi dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

The post Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa appeared first on Albeu.com.

Safet Gjici kërkon lirinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatë

By: Ardit

Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar. Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat […]

The post Safet Gjici kërkon lirinë, ja kur do të mbahet seanca në Gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja

By: V K

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.

Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Por në një investigim të kryer, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.

The post Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

❌