❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet

By: rom ario

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, është shprehur se muajt korrik dhe gusht kanë regjistruar një numër më të ulët turistësh që e kanë vizituar vendin.

Komentet Topuzi i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk ka qenë problematikë vetëm në vendin tonë, por edhe në shtete të tjera turistike.

“Nuk ka mĂ« fund sezoni, turizmi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« mĂ«nyrĂ« jetese. Ka njĂ« shtrirje vitet e fundit. Ne jemi ndoshta vendi qĂ« kemi shtrirjen mĂ« tĂ« gjatĂ« nga 118 vende. Kjo Ă«shtĂ« gjĂ« pozitive, sepse nĂ«se turizmi nuk shtrihet thuajse gjatĂ« gjithĂ« vitit, sepse krijon probleme me personelin.

ËshtĂ« njĂ« vit mĂ« i mirĂ«, ka rreth 20 % mĂ« shumĂ« lĂ«vizje tĂ« tĂ« huajve nĂ« ShqipĂ«ri. Korriku e gushti nuk kanĂ« qenĂ« ato qĂ« priteshin. Kryesisht pĂ«r zonat bregdetare. Por nuk Ă«shtĂ« çështje vetĂ«m e ShqipĂ«risĂ«, por edhe Spanja, Greqia, Mali i Zi kanĂ« patur mĂ« pak turistĂ« nga 5-10 % vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e bregdetit”, tha Topuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet appeared first on Euronews Albania.

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë

By: rom ario

Një 34-vjeçar në Pukë ka humbur jetën pasi është aksidentuar teksa drejtonte automjetin e tij.

Ai që prej mbrëmjes së djeshme kishte humbur kontaktet me familjarët dhe Policia e gjeti automjetin e tij teksa kishte rëndë 50 metra poshtë rrugës e rrjedhimisht edhe trupin e pajetë të të riut.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej  mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

GjatĂ« kontrollit tĂ« rrugĂ«s paraditen e sotme, nĂ« vendin e quajtur “Laku i QershisĂ«â€, nĂ« njĂ« rrugĂ« dytĂ«sore qĂ« tĂ« çon nĂ« lagjen BullicĂ« tĂ« fshatit BerishĂ« Vendi, rreth 50 metra poshtĂ« rrugĂ«s Ă«shtĂ« gjetur i pajetĂ« shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me  automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut

By: rom ario

Izraeli ka nisur një sulm të ri në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut, Dahieh, thotë ushtria e tij.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se korrespondentët e saj dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që dilte nga zona.

Sipas mediave të huaja, Dahieh dikur ishte zemra e Hezbollahut në Bejrut. Tani duket si një qytet fantazmë.

Në periferitë jugore të qytetit rrugët janë bosh dhe dyqanet janë të mbyllura. Mijëra njerëz janë larguar dhe të tjerë ende po përpiqen të ikin.

Dhe në të gjithë Bejrutin këtë mëngjes, u dëgjua zhurma e shpeshtë e dronëve që fluturonin sipër qytetit.

Izraeli ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë vendin që të qëndrojnë larg vendeve të lidhura me Hezbollahun, pasi ai zotohet të vazhdojë fushatën e tij kundër grupit, edhe pas vrasjes së liderit të tij, Hassan Nasrallah.

Pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një tjetër sulm në Dahieh, imazhet tregonin një shtëllungë të madhe tymi që kishte mbuluar zonën.

Ka pikëpyetje të shumta sesi do të përgjigjet Hezbollahu ndaj këtyre sulmeve. Grupi ka ende një arsenal të frikshëm armësh, me raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur thellë brenda Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste

By: rom ario

Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri.

Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.

Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu njĂ« sulm mĂ« 16 shtator ndaj njĂ« kampi stĂ«rvitor tĂ« Shtetit Islamik nĂ« njĂ« lokacion tĂ« largĂ«t tĂ« pazbuluar nĂ« SirinĂ« qendrore. NĂ« atĂ« sulm u vranĂ« 28 militantĂ«, pĂ«rfshirĂ« “sĂ« paku katĂ«r liderĂ« sirianĂ«â€.

“Sulmi ajror do t’ia pamundĂ«sojĂ« Shtetit Islamik tĂ« kryejĂ« operacione kundĂ«r interesave amerikane, si dhe kundĂ«r aleatĂ«ve dhe partnerĂ«ve tanĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.

Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.

Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste appeared first on Euronews Albania.

PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ‘BabagjyshĂ«ve’, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi 41-Bis

By: rom ario

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa nĂ« vitin 2014-2015, ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetin kriminal tĂ« grupit tĂ« bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« disa vjedhje/grabitje, si dhe dhĂ«nien e vlerave monetare me pĂ«rqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ‘BabagjyshĂ«ve’, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi 41-Bis appeared first on Euronews Albania.

“Mos e shpĂ«rdoroni”- OKB thirrje nĂ« ditĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r mungesĂ«n e ushqimit

By: rom ario

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit, OKB bën thirrje për të ndaluar keqpërdorimin e tij.

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është shtuar që nga viti 2014, por nga ana tjetër, me tonelata ushqime hidhen në kosh apo shpërdorohen çdo ditë.

Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë.

Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.

OKB kujton se, shpërdorimi i ushqimit, është i lidhur zinxhir me një sërë faktorësh. Asgjësimi i ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike.

Gjithashtu keqpërdorimi i ushqimit, ndikon negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe kontribuon në rritjen e kostos së ushqimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos e shpĂ«rdoroni”- OKB thirrje nĂ« ditĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r mungesĂ«n e ushqimit appeared first on Euronews Albania.

Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria

By: rom ario

66 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga Policia Kufitare e Malit të Zi në fshatin Sukobin të Ulqinit.

Dy persona ishin duke transportuar lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Sapo kanë vën re shërbimet e policisë kanë braktisur çantat e mbushura me marijuanë.

Dy personat ende tĂ« paidentifikuar kanĂ« arritur t’i shpĂ«tojnĂ« policisĂ« duke u rikthyer nĂ« territorin shqiptar.

Pas informacionit se në këtë fshat të Ulqinit në afërsi të kufirit po trafikohej drogë menjëherë uniformat blu kanë ndërhyrë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonë shërbimet e policisë kanë gjetur 3 çanta me 119 pako me marijuanë me peshë rreth 66 kg.

Autoritetet policore të Shqipërisë janë në kërkim të dy trafikantëve të cilët arritën të arratiseshin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin

By: rom ario

Kryeministri i pĂ«rkohshĂ«m i Libanit thotĂ« se vendi i tij nuk ka “asnjĂ« alternativĂ« pĂ«rveç opsionit diplomatik” nĂ« lidhje me konfliktin e Hezbollahut me Izraelin.

Sipas mediave tĂ« huaja, Najib Mikati tha se ai “nuk do tĂ« hezitonte pĂ«r asnjĂ« moment” pĂ«r tĂ« vazhduar pĂ«rpjekjet diplomatike.

“Ushtria libaneze Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« zbatojĂ« RezolutĂ«n 1701 tĂ« OKB-sĂ«, ne mund tĂ« ofrojmĂ« kushtet e duhura”, tha ai.

Ai konfirmoi se një milion libanezë janë zhvendosur brenda vendit dhe 700 strehimore janë përgatitur.

“LĂ«vizja aktuale e zhvendosjes Ă«shtĂ« mĂ« e madhja nĂ« historinĂ« e Libanit”, tha ai mĂ« tej.

Mikati vazhdoi: “Jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe po bashkĂ«punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r ta kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« fazĂ« diplomatikisht, brenda dhe nĂ« aspektin e sigurisĂ«â€.

Rezoluta 1701 e OKB-së, e cila doli në vitin 2006, ishte një përpjekje për të zyrtarizuar fundin e luftës midis Izraelit dhe Libanit.

Ai tha se forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht ndërsa ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së, me përjashtim të Hezbollahut, do të ishin prania ekskluzive e armatosur në jug të lumit Litani të Libanit.

Shteti libanez duhej të kishte sovranitet të plotë mbi jugun e tij, ndërsa paqeruajtësit ndihmuan në kthimin e libanezëve të zhvendosur.

Për vite me radhë, Libani dhe Izraeli kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkelje të panumërta përgjatë kufirit të tensionuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin appeared first on Euronews Albania.

Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE

By: rom ario

Ish-politikani dhe antropologu Mario Bolognari është shprehur se veshja arbëreshe është me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Komentet Bolognari i bĂ«ri nĂ« ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana, ku tha se kostumet arbĂ«reshe dhe tradita e tyre pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« mĂ«nyrĂ«n e tĂ« menduarit tĂ« vendeve tĂ« tjera europiane.

Ai tha gjithashtu se kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar.

“QĂ« nga fillimi kostumet femĂ«rore kanĂ« pĂ«rfaqĂ«suar njĂ« lloj gjuhe tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« njĂ« zone jo tĂ« lokalizuar nĂ« njĂ« shtet tĂ« caktuar. Por njĂ« zonĂ« mĂ« e madhe e shkĂ«mbimeve tĂ« diasporĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sot, tĂ« kthehesh edhe tĂ« argumentosh pĂ«r kĂ«to tema Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« ardhmen. Kostumi femĂ«ror bĂ«n pjesĂ« edhe nĂ« ciklin e vitit pĂ«r tĂ« tjerĂ«.

Sepse gruaja e vesh edhe tĂ« dielĂ«n e pashkĂ«s, nĂ« krishtlindje, apo valle qĂ« quhet nĂ« arbĂ«resh. ËshtĂ« njĂ« kostum qĂ« tregon si tĂ« thuash njĂ« kartĂ« identiteti tĂ« gruash si mbretĂ«reshĂ« e skenĂ«s nĂ« ato momente qĂ« ajo pĂ«rfaqĂ«son. Kjo bĂ«n pjesĂ« nĂ« ciklin jetĂ«sor, sepse e vesh kostumin nĂ« ditĂ«n e martesĂ«s, por e vesh edhe nĂ« ditĂ«n e vdekjes. KĂ«tu kemi diçka qĂ« shkon pĂ«rtej kulturĂ«s sĂ« vendeve tĂ« vogla. Takon njĂ« ndjenjĂ« dhe mĂ«nyrat e interpretimit tĂ« jetĂ«s qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n.

Pra janĂ« kostume dhe tradita dhe mĂ«nyra tĂ« tĂ« vepruarit tĂ« vendeve tĂ« tjera europiane. T’i japĂ«sh tĂ« drejtĂ« traditĂ«s dhe tĂ« humbĂ«sh objektet apo veshjet, edhe kjo bĂ«n pjesĂ« nĂ« EuropĂ«n e sĂ« nesĂ«rmes. Edhe pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale bĂ«n pjesĂ« nĂ« kĂ«to pyetje. Pra çfarĂ« do ruajmĂ« nga e shkuara dhe çfarĂ« do tĂ« marrim me vete drejt sĂ« ardhmes”, tha Bolognari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE appeared first on Euronews Albania.

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarja në Tiranë

By: rom ario

Një 22-vjeçare në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke i shitur kokainë një tjetër shtetasi, 29-vjeçar.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që u procedua penalisht edhe blerësi 29-vjeçar.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve arrestuan shtetasen K. P., 22 vjeçe, si dhe proceduan nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« shtetasin R. I., 29 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« shtetasen K. P., duke i shitur 29-vjeçarit njĂ« dozĂ« me lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar narkotike kokainĂ«, e cila u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarja në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Ministri Yassin: Libani nĂ« prag tĂ« ‘katastrofĂ«s’ me njĂ« milion tĂ« zhvendosur

By: rom ario

Ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive Emergjente në Liban, Nasser Yassin, ka thënë se në pak orë, numri i njerëzve të zhvendosur në Liban u rrit nga 300,000 në pothuajse një milion.

Sipas mediave tĂ« huaja, ai i tha korrespondentit special tĂ« Sky News, Alex Crawford, se pavarĂ«sisht hapjes sĂ« qindra strehimoreve, Libani Ă«shtĂ« “nĂ« njĂ« moment shumĂ« kritik”.

“Ne jemi nĂ« prag qĂ« tĂ« arrijmĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« katastrofike humanitare”, tha ai mes tĂ« tjerave.

Sipas tij, Libani ka një popullsi prej tre deri në katër milionë libanezë, 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe 250,000 refugjatë palestinezë.

“Ne e kemi marrĂ« kĂ«tĂ« mbi supet tona dhe tani kemi njĂ« barrĂ« shtesĂ« prej njĂ« milion libanezĂ« tĂ« zhvendosur ose tĂ« prekur nga agresioni aktual”, shtoi ai.

Ai tha se metoda e Izraelit pĂ«r tĂ« postuar nĂ« rrjetin social ‘X’ pĂ«rpara se tĂ« kryente sulme pĂ«rfaqĂ«son “profesionalizimin e gjenocidit”.

Kujtojmë se nga ana tjetër Izraeli thotë se po synon militantët e Hezbollahut që kryejnë sulme me raketa kundër veriut të territorit të tij që kanë zhvendosur banorët izraelitë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri Yassin: Libani nĂ« prag tĂ« ‘katastrofĂ«s’ me njĂ« milion tĂ« zhvendosur appeared first on Euronews Albania.

Dosja e tritolit në anijen në Sarandë, si u fiksua autori e i arrestuari nga kamerat

By: rom ario

Euronews Albania ka sigururar dosjen e plotë hetimore të ngjarjes së rëndë në Sarandë ku në muajin qershor, humbi jetën Armandi Nelaj duke tentuar të vendoste eksploziv në një anije udhëtarësh. Viktima dhe bashkëpuntori i tij u fiksuan 2 ditë para ngjarjes duke blerë pajisje zhytjeje ndërsa prokuroria e Sarandës ka zgjeruar hetimet.

Turisti belg F.R dhe ai anglez N.M ishin personat e fundit qĂ« komunikuan me Armandi Nelajn pak para se 52 vjeçari tĂ« humbte jetĂ«n mbrĂ«mjen e 24 qershorit duke tentuar ti vendoste eksploziv tragetit “Kristi”, e tipit “Delfin” nĂ« portin e SarandĂ«s.

Turistët kanë komunikuar me viktimën pak para shpërthimit duke i ofruar ndihmë pasi e kishin parë në një varkë pa ndricim duke tërhequr 2 canta të zeza në ujë.

Turistët kanë deklaruar se viktima ishte me maskë zhytjeje dhe i ka thënë të largoheshin, por pas rreth 30 sekontash kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Ata kanë lajmëruar policinë kufitare e bashkë me to kanë nxjërrë në breg varkën e viktimës.

Por mesa duket prokuroria e Sarandës ka arritur të administrojë prova të forta për ngjarjen dhe implikimin e viktimës dhe bashkëpunëtorit të tij të arrestuar Erdion Muho.

“ Nga kĂ«qyrja e pamjeve filmike rezulton se nĂ« datĂ« 23.06.2024, rreth orĂ«s reale 13:17-13:26, nĂ« ambientet e subjektit ‘pajisje peshkimi’, vijnĂ« dy persona nga jashtĂ« dhe tĂ« identifikuar nga policia si shtetasit Armandi Nelaj dhe Erdion Muho. Pasi kanĂ« hyrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ambient kanĂ« blerĂ« lopata peshkimi dhe materiale tĂ« tjera peshkimi dhe mĂ« pas kanĂ« dalĂ« nga ky subjekt ” thuhet nĂ« dosjen e prokurorisĂ«.

Grupi hetimor Ă«shtĂ« i bindur se motiv i ngjarjes Ă«shtĂ« konkurenca pĂ«r linjĂ«n SarandĂ«-Korfuz dhe palĂ« e dĂ«mtuar Ă«shtĂ« kompania detare “Finikas Lines”.

“ Gjithashtu nga kĂ«qyrjet e pamjeve filmike, konstatohet se mĂ« datĂ« 22.06.2024, shtetasi Erdion Muho vĂ«rehet duke shoqĂ«ruar shtetasin Armandi Nelaj, pĂ«r tĂ« pozicionuar varkĂ«n me tĂ« cilĂ«n ka dalĂ« mĂ« det mĂ« datĂ« 24.06.2024 kur ndodhi edhe shpĂ«rthimi” evidentohet si provĂ« nĂ« dosjen hetimore.

Madje nga dëshmia e të dëmtuarve, ata i kanë dhënë indicie prokurorisë së plani i personave që kanë qenë të interesuar ti godasin biznesin, ka qenë që të digjnin një anije tjetër që ndodhej për rimond në portin e Pireut. Për këtë dyshohet se janë ofruar 30 mijë euro por ngjarja nuk u realizua.

Po ashtu trageti i kompanisĂ« “Finikas”, nĂ« vitin 2020 Ă«shtĂ« qĂ«lluar me armĂ« nga toka nĂ« zonĂ«n e ksamilit teksa lundronte nĂ« det, ngjarje e cila nuk Ă«shtĂ« zbardhur nga policia.

Prokuroria e Sarandës pritet të zgjerojë hetimet për ngjarjen e rëndë për motive konkurence.

I arrestuari i vetëm deri më tani Erdion Muho u la në burg nga gjykata e apelit edhe pse ofroji garanci pasurore për tu hetuar në gjendje të lirë.

Pas ngjarjes 35 vjeçari u largua nĂ« drejtim tĂ« GreqisĂ« pĂ«r tĂ« patur njĂ« alibi ndĂ«rsa gjatĂ« arrestimit, hetuesit vunĂ« re se ai kishte ndruar aparatin celular duke pretenduar se i kishte rĂ«nĂ« nĂ« ujĂ«. MegjithatĂ« edhe nga ekspertimi i aparatit tĂ« ri, hetuesit kanĂ« gjetur biseda ku Muho dĂ«rgon informacion pĂ«r subjetin tregtar “Finikas” dhe ka njĂ« vlerĂ«sim negativ pĂ«r kĂ«tĂ« kompani detare konkurente.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja e tritolit në anijen në Sarandë, si u fiksua autori e i arrestuari nga kamerat appeared first on Euronews Albania.

Izraeli vazhdon bombardimet nĂ« Liban, Irani paralajmĂ«ron “mundĂ«sinĂ« pĂ«r luftĂ«â€

By: rom ario

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallahun, liderin e kamotshëm.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditĂ«n “dhjetĂ«ra shĂ«njestra terroriste tĂ« Hezbollahut” nĂ« Liban, pĂ«rfshirĂ« “raketahedhĂ«s tĂ« cilĂ«t ishin kthyer nĂ« drejtim tĂ« tokĂ«s izraelite, struktura nĂ« tĂ« cilat ishin fshehur armĂ«t dhe infrastruktura tĂ« tjera terroriste tĂ« Hezbollahut”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e pĂ«rshkroi vrasjen e liderit tĂ« Hezbollahut Nasrallah mĂ« 27 shtator si tĂ« domosdoshme drejt “ndryshimit tĂ« baraspeshĂ«s sĂ« pushtetit nĂ« rajon pĂ«r vitet nĂ« vijim”.

Zyrtarët iranianë kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian premtoi mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.

Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araqchi, u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve Fars tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« nĂ« Nju Jork se “tĂ« gjithĂ« duhet tĂ« jenĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se situata Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht shpĂ«rthyese dhe se gjithçka Ă«shtĂ« e mundur, madje edhe lufta”.

Raportohet se 11 njerëz u vranë nga sulmet e së dielës. Mbi 700 janë vrarë prej se Izraeli i nisi bombardimet e pareshtura të hënën e 23 shtatorit.

Ndërkohë, numri i të zhvendosurve nga lufta në jug të Libanit është dyfishuar dhe tani ka arritur në 211.000, sipas Kombeve të Bashkuara.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta luftojë kërcënimin nga Hezbollahu dhe ta sigurojë kthimin e sigurt të izraelitëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në kufi me Libanin.

“Ne do tĂ« vazhdojmĂ« ta degradojmĂ« Hezbollahun derisa t’i arrijmĂ« synimet tona”, tha Netanyahu tĂ« shtunĂ«n.

Marina izraelite e shkatërroi një raketë që po shkonte në drejtim të Izraelit nga Deti i Kuq, ndërsa tetë raketa të tjera të shkrepura nga toka libaneze ranë në zona të hapura, tha ushtria izraelite.

Nasrallahu u vra gjatë sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër selisë qendrore të këtij grupi në jug të Bejrutit të premten.

Vrasja e Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe Iranin. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

Izraeli njoftoi vrasjen e tij të shtunën, ndërsa Hezbollahu e konfirmoi vdekjen e tij më vonë.

Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit pas vrasjes së tij dhe ka vazhduar të hedhë raketa drejt Izraelit edhe të dielën.

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka rritur frikën se konflikti mes tyre mund të dalë nga kontrolli dhe ta zhysë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në të.

Hezbollahu dhe Izraeli kanĂ« kĂ«mbyer zjarr pĂ«rgjatĂ« kufirit paralelisht me luftĂ«n e Izraelit nĂ« GazĂ« kundĂ«r Hamasit – njĂ« grupi tjetĂ«r tĂ« shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Hezbollahu thotë se po e lufton Izraelin në mbështetje të Hamasit, i cili e kreu një sulm në jug të Izraelit tetorin e kaluar duke e nxitur luftën në Gazë, shkruan REL.

Më shumë se 1.670 njerëz, përfshirë 104 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban prej 8 tetorit të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli vazhdon bombardimet nĂ« Liban, Irani paralajmĂ«ron “mundĂ«sinĂ« pĂ«r luftĂ«â€ appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite: Një tjetër personazh i lartë i Hezbollahut u vra në sulm

By: rom ario

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në sulmet e kryera në Liban të shtunën.

Sipas mediave të huaja, Nabil Qaouk, kreu i Këshillit të Sigurisë Parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i Këshillit Qëndror të tij, u vra nga avionët luftarakë dje, thotë IDF në një deklaratë.

Ndërkohë Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë koment mbi fatin e Qaouk, nëse ka ndërruar jetë ose jo.

IDF e pĂ«rshkroi Qaoukun si “afĂ«r majĂ«s” sĂ« Hezbollahut dhe vazhdoi duke thĂ«nĂ« se ai ishte “i angazhuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« promovimin e komploteve terroriste kundĂ«r shtetit tĂ« Izraelit dhe qytetarĂ«ve tĂ« tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite: Një tjetër personazh i lartë i Hezbollahut u vra në sulm appeared first on Euronews Albania.

“Nuk e shikojmĂ« diasporĂ«n si lopĂ« pĂ«r ta mjelĂ«â€- Kocaqi: Ku do ndryshojĂ« partia jonĂ«

By: rom ario

Historiania Elena Kocaqi Ă«shtĂ« shprehur nĂ« ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se forca politike qĂ« ajo pritet tĂ« krijojĂ«, nuk e shikon diasporĂ«n pĂ«r ta pĂ«rdorur vetĂ«m pĂ«r vota, por do ta angazhojĂ« nĂ« formimin e programit dhe nĂ« vendimmarrje.

Kocaqi tha se nĂ« forcĂ«n e re politike Aleanca KombĂ«tare Shqiptare do tĂ« thirren ekspertĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« brenda dhe jashtĂ« vendit pĂ«r tĂ« kontribuar dhe ky sipas saj do tĂ« jetĂ« ndryshimi me partitĂ« e tjera, qĂ« sipas saj, e shohin diasporĂ«n ‘si lopĂ« pĂ«r ta mjelë’.

Ajo tha gjithashtu se partia e re do të synojë edhe përqindjen e qytetarëve që nuk dalin për të votuar, por edhe votuesit e partive të vjetra, PS dhe PD.

“Pse mĂ« vĂ« me Adriatik Lapajn. Ne nuk e kemi me njĂ«ri-tjetrin, por me pushtetin. Ata nuk janĂ« kundĂ«rshtarĂ«t tanĂ« pĂ«r momentin. UnĂ« kam qenĂ« nĂ« çdo shoqatĂ« tĂ« diasporĂ«s. IntelektualĂ«t e ekipit tonĂ« gjysma do tĂ« jenĂ« tĂ« diasporĂ«s, ata qĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« Parlament dhe Qeveri nesĂ«r. Ne nuk thamĂ« qĂ« do tĂ« marrim gjithĂ« votĂ«n e diasporĂ«s. Ne jemi kĂ«tu pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« ofertĂ« politike.

Unë nuk jam tip imponues që të them votën e diasporës do e marrë të gjithë unë. Ne diskutojmë edhe votën brenda vendit. Sepse janë rreth 50 % në Shqipëri që nuk votojnë. Ne synojmë edhe votën e atyre që votojnë PS e PD, pasi janë mërzitur me partitë e vjetra. Votën në Shqipëri nuk e kanë marrë me tapi Edi Rama dhe Sali Berisha. Qëllimi im nuk është të lëmë rininë në diasporë, por ta kthejmë rininë në shtëpi. Nuk e shohim diasporën si lopë për ta mjelë.

Ka njerĂ«z qĂ« e duan ShqipĂ«rinĂ« dhe ata duhet tĂ« jenĂ« kĂ«tu. ShqipĂ«ria mund tĂ« ngrihet jo vetĂ«m me ne qĂ« jemi kĂ«tu, por duke marrĂ« ekspertizĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« edhe tĂ« atyre qĂ« nuk janĂ« kĂ«tu. Ky do tĂ« jetĂ« ndryshimi mes nesh dhe tĂ« tjerĂ«ve, do tĂ« jemi bashkarisht te kjo gjĂ«, jo tĂ« themi ne jemi kĂ«tu dhe ju na mbĂ«shtesni”, tha Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk e shikojmĂ« diasporĂ«n si lopĂ« pĂ«r ta mjelĂ«â€- Kocaqi: Ku do ndryshojĂ« partia jonĂ« appeared first on Euronews Albania.

Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

By: rom ario

Austriakët kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.

Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.

FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.

Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.

Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.

â€œĂ‡Ă«shtja Ă«shtĂ« kancelari do emĂ«rohet nga radhĂ«t e FPO-sĂ«â€, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshĂ« e shkencave politike nĂ« Universitetin Carinthia.

“NĂ«se ndodh kjo, atĂ«herĂ« mĂ« duhet tĂ« them se roli i AustrisĂ« nĂ« Bashkimin Evropian do tĂ« jetĂ« krejtĂ«sisht tjetĂ«r. Kickl ka thĂ«nĂ« shpesh se [kryeministri i HungarisĂ«] Viktor Orban Ă«shtĂ« shembull pĂ«r t’u ndjekur pĂ«r tĂ« dhe ai do ta mbajĂ« kĂ«tĂ« qĂ«ndrim”, shtoi ajo, shkruan REL.

Fitorja e FPO-së dp ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar.

OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme.

MegjithatĂ«, Nehammer thotĂ« se partia e tij nuk do t’i bashkohet njĂ« qeverie pjesĂ« e sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« edhe Kickl.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike appeared first on Euronews Albania.

Historiania Kocaqi zbulon në Euronews krijimin e një partie të re: 3 bazat parimore

By: rom ario

Historiania Elena Kocaqi ka zbuluar në Euronews Albania se së bashku me një grup njerëzish po punojnë për krijimin e një partie të re politike opozitare.

Kocaqi tha nĂ« ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se partia do tĂ« quhet Aleanca KombĂ«tare Shqiptare dhe pritet qĂ« muajin tjetĂ«r tĂ« regjistrohet nĂ« GjykatĂ«.

Ajo tha gjithashtu se kjo forcë politike do të ketë 3 baza parimore për ata persona që do të jenë elitë e saj, të cilat janë: 1. Njerëz që e duan Shqipërinë. 2. Meritokracia. 3. Njerëz që të mos kenë vjedhur në kurriz të popullit.

“Kam vite qĂ« pĂ«rgatitem pĂ«r kĂ«tĂ« gjĂ«. Duke qenĂ« profesorĂ«, avokate, unĂ« kam pasur nevojĂ« tĂ« hyjĂ« nĂ« politikĂ« pĂ«r tĂ« jetuar. NĂ«se hyj nĂ« politikĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« kontribuar. Duke parĂ« qĂ« vendi Ă«shtĂ« 35 vite tranzicion dhe gjysma e qytetarĂ«ve nuk votojnĂ«, nĂ« kĂ«tĂ« prizĂ«m nuk ka alternativĂ«.

Kemi njĂ« situatĂ« politike ku Ă«shtĂ« e nevojshme qĂ« tĂ« dalĂ« njĂ« element i ri nĂ« politikĂ«, por qĂ« tĂ« jenĂ« intelektualĂ«, sepse nga njĂ« politikĂ« me profesorĂ« nĂ« vitin 90’ arritĂ«m nĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« nĂ« Parlament u futĂ«n edhe bandit. Bazat parimore tĂ« kĂ«toj organizimi tĂ« ri do tĂ« jenĂ« 3. E para njerĂ«z qĂ« e duan ShqipĂ«rinĂ«, pra ata qĂ« do tĂ« jenĂ« nesĂ«r ministra, duhet tĂ« kenĂ« dhĂ«nĂ« prova qĂ« ta duan vendin. E dyta merita dhe e treta tĂ« mos kenĂ« futur dorĂ«n nĂ« xhepat e shqiptarĂ«ve.

Aleanca KombĂ«tare Shqiptare, unĂ« jam kĂ«shilluar me diasporĂ«n, me shoqatat. TĂ« gjithĂ« donin njĂ« element kombĂ«tar brenda partisĂ«. Kemi rreth njĂ« muaj me mbledhjen e firmave. MendojmĂ« tĂ« çojmĂ« mĂ« shumĂ« se 3 mijĂ« firma qĂ« kĂ«rkon ligji. Tani jemi afĂ«r 3 mijĂ« firma. Me kĂ«to, pastaj janĂ« statuti, programi dhe disa dokumentacione qĂ« plotĂ«sohen dhe ne shkojmĂ« brenda muajit tjetĂ«r nĂ« GjykatĂ« pĂ«r regjistrimin e partisĂ«â€, tha Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Historiania Kocaqi zbulon në Euronews krijimin e një partie të re: 3 bazat parimore appeared first on Euronews Albania.

Kanosi njĂ« shtetase qĂ« t’i dĂ«rgonte foto intime, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari

By: rom ario

Një 33-vjeçar i akuzuar për përndjekje është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi Policia bĂ«n tĂ« ditur se ky shtetas nĂ« vitin 2019 kanosi njĂ« shtetase duke u prezantuar si njĂ« shtetas tjetĂ«r, qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime.

Ndaj kĂ«tij shtetasi nĂ« vitin 2023 Gjykata kishte vendosur masĂ«n e sigurisĂ« ‘arrest me burg’ pĂ«r veprĂ«n penale ‘pĂ«rndjekja’.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje.

Operacioni “Para drejtĂ«sisĂ«â€, 33-vjeçari, duke u prezantuar si njĂ« shtetas tjetĂ«r, kanosi njĂ« shtetase, nĂ« vitin 2019, qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.

Drejtoria e Interpol TiranĂ«s e ka shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar kĂ«tĂ« shtetas, sepse mĂ« datĂ« 19.07.2023, i Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rndjekja”. Nga hetimet dyshohet se nĂ« vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur njĂ« shtetase, pĂ«r t’i dĂ«rguar video intime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi njĂ« shtetase qĂ« t’i dĂ«rgonte foto intime, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan

By: rom ario

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatĂ«s, nĂ« afĂ«rsi tĂ« pompĂ«s sĂ« benzinĂ«s e cila Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« Zveçanit, ka ndodh njĂ« shpĂ«rthim”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« zĂ«vendĂ«sdrejtori i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.

“Rasti cilĂ«sohet si shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, theksoi Elshani, shkruan REL.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.

Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.

PĂ«r hedhje tĂ« mjeteve shpĂ«rthyese dhe djegie tĂ« veturave Ă«shtĂ« raportuar disa herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rajon, sidomos nĂ« kohĂ«n e riregjistrimit tĂ« makinave me targa ilegale serbe nĂ« ato RKS – Republika e KosovĂ«s.

Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Biden e quan vrasjen e udhĂ«heqĂ«sit e Hezbollahut njĂ« “masĂ« drejtĂ«sie”

By: rom ario

Presidenti Joe Biden e quajti tĂ« shtunĂ«n sulmin izraelit qĂ« vrau Hassan Nasrallahun, udhĂ«heqĂ«sin e Hezbollahut njĂ« “masĂ« drejtĂ«sie” ndaj sundimit tĂ« tij prej katĂ«r dekadash pĂ«rmes terrorit.

Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Zoti Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023.

“Nasrallah, tĂ« nesĂ«rmen, mori vendimin fatal pĂ«r tĂ« bashkuar forcat me Hamasin dhe pĂ«r tĂ« hapur atĂ« qĂ« ai e quajti njĂ« ‘front verior’ kundĂ«r Izraelit”, tha Presidenti Biden me anĂ« tĂ« njĂ« deklarate.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu nën drejtimin e Nasrallahut ka qenë përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve.

Megjithatë Presidenti Biden shtoi se synimi i Shteteve të Bashkuara është ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit udhëzoi të shtunën disa kategori punonjësish në ambasadën amerikane në Bejrut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të largohen nga Libani.

“Personeli i AmbasadĂ«s sĂ« SHBA-sĂ« nĂ« Bejrut duhet tĂ« shmangĂ« udhĂ«timet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit nĂ« njĂ« deklaratĂ«, shkruan VOA.

Në udhëzim thuhet se mund të vendosen kufizime shtesë për personelin amerikan, nëse përkeqësohet më tej situata e sigurisë dhe shtohen kërcënimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden e quan vrasjen e udhĂ«heqĂ«sit e Hezbollahut njĂ« “masĂ« drejtĂ«sie” appeared first on Euronews Albania.

❌