Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallahun, liderin e kamotshëm.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditĂ«n âdhjetĂ«ra shĂ«njestra terroriste tĂ« Hezbollahutâ nĂ« Liban, pĂ«rfshirĂ« âraketahedhĂ«s tĂ« cilĂ«t ishin kthyer nĂ« drejtim tĂ« tokĂ«s izraelite, struktura nĂ« tĂ« cilat ishin fshehur armĂ«t dhe infrastruktura tĂ« tjera terroriste tĂ« Hezbollahutâ.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e pĂ«rshkroi vrasjen e liderit tĂ« Hezbollahut Nasrallah mĂ« 27 shtator si tĂ« domosdoshme drejt ândryshimit tĂ« baraspeshĂ«s sĂ« pushtetit nĂ« rajon pĂ«r vitet nĂ« vijimâ.
Zyrtarët iranianë kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian premtoi mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.
Ministri i JashtĂ«m iranian, Abbas Araqchi, u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve Fars tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« nĂ« Nju Jork se âtĂ« gjithĂ« duhet tĂ« jenĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se situata Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht shpĂ«rthyese dhe se gjithçka Ă«shtĂ« e mundur, madje edhe luftaâ.
Raportohet se 11 njerëz u vranë nga sulmet e së dielës. Mbi 700 janë vrarë prej se Izraeli i nisi bombardimet e pareshtura të hënën e 23 shtatorit.
Ndërkohë, numri i të zhvendosurve nga lufta në jug të Libanit është dyfishuar dhe tani ka arritur në 211.000, sipas Kombeve të Bashkuara.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta luftojë kërcënimin nga Hezbollahu dhe ta sigurojë kthimin e sigurt të izraelitëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në kufi me Libanin.
âNe do tĂ« vazhdojmĂ« ta degradojmĂ« Hezbollahun derisa tâi arrijmĂ« synimet tonaâ, tha Netanyahu tĂ« shtunĂ«n.
Marina izraelite e shkatërroi një raketë që po shkonte në drejtim të Izraelit nga Deti i Kuq, ndërsa tetë raketa të tjera të shkrepura nga toka libaneze ranë në zona të hapura, tha ushtria izraelite.
Nasrallahu u vra gjatë sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër selisë qendrore të këtij grupi në jug të Bejrutit të premten.
Vrasja e Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe Iranin. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.
Izraeli njoftoi vrasjen e tij të shtunën, ndërsa Hezbollahu e konfirmoi vdekjen e tij më vonë.
Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit pas vrasjes së tij dhe ka vazhduar të hedhë raketa drejt Izraelit edhe të dielën.
Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka rritur frikën se konflikti mes tyre mund të dalë nga kontrolli dhe ta zhysë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në të.
Hezbollahu dhe Izraeli kanĂ« kĂ«mbyer zjarr pĂ«rgjatĂ« kufirit paralelisht me luftĂ«n e Izraelit nĂ« GazĂ« kundĂ«r Hamasit â njĂ« grupi tjetĂ«r tĂ« shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.
Hezbollahu thotë se po e lufton Izraelin në mbështetje të Hamasit, i cili e kreu një sulm në jug të Izraelit tetorin e kaluar duke e nxitur luftën në Gazë, shkruan REL.
Më shumë se 1.670 njerëz, përfshirë 104 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban prej 8 tetorit të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
LEXONI GJITHASHTU:
The post Izraeli vazhdon bombardimet nĂ« Liban, Irani paralajmĂ«ron âmundĂ«sinĂ« pĂ«r luftĂ«â appeared first on Euronews Albania.