Rusia bombardon Ukrainën, goditen objektet civile, mbi 16 të plagosur në Zaporizha
Më shumë se 16 persona mbetën të plagosur pas sulmeve që ushtria ruse kreu në Ukrainë gjatë mbrëmjes së të dielës.
Bombardimet ajrore nisën njëkohësisht në 13 qytete të ndryshme duke goditur zona të banuara dhe ndërtesa civile.
Pjesa më e madhe e sulmeve ishte në qytetin Zhaporizha. Kryebashkiaku i qytetit tha se një numër i madh njerëzish dyshohet se kanë mbetur në rrënoja.
Ndërkohë numri i viktimave pas bombardimit të qytetit Sumy ka arritur në 10 dhe 22 të plagosur. Ushtria ruse goditi me dy raketa spitalin ku merrnin ndihmën e parë qytetarët e plagosur.
Nga ana tjetër Ushtria e Ukrainës ka vijuar sulmet me dronë. Sipas ministrisë ruse gjatë orëve të para të ditës së diel janë kryer më shumë se 125 sulme me dron, kryesisht në bazat ushtarake që janë në kufirin me Rusinë. Në qytetin rus Voronezh dronët godinën që objekt që përdorej si depo municionesh.
The post Rusia bombardon Ukrainën, goditen objektet civile, mbi 16 të plagosur në Zaporizha appeared first on Euronews Albania.