Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Inaugurohet Kosova Innovation Hub: Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori amerikan Hovenier bashkohen për të fuqizuar të rinjtë e Pejës

Sot në Pejë u zhvillua ceremonia e hapjes së Kosova Innovation Hub, një qendër inovative e dedikuar për fuqizimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).

Në këtë ngjarje mori pjesë Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe përfaqësues të tjerë lokalë, preu shiritin e inaugurimit.

Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetet lokale, duke përmendur ndikimin pozitiv që do të ketë Kosova Innovation Hub, veçanërisht në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë.

Ai theksoi se kjo qendër do të ofrojë mundësi të reja për të rinjtë në këtë zonë.

“Në veçanti, kjo qendër do të ketë një ndikim të madh në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë. Ne besojmë se Kosova Innovation Hub do të jetë një platformë e rëndësishme për të rinjtë e këtyre komuniteteve, duke iu mundësuar të angazhohen, bashkohen dhe të zhvillohen profesionalisht”, ka thënë Muhaxheri.

Kosova Innovation Hub synon të ofrojë një hapësirë kreative dhe arsimore për të rinjtë, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për t’u zhvilluar në sektorin e teknologjisë. /Telegrafi/

The post Inaugurohet Kosova Innovation Hub: Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori amerikan Hovenier bashkohen për të fuqizuar të rinjtë e Pejës appeared first on Telegrafi.

❌