Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama ndan pamjet nga Spitali Ditor në QSUT: Shmang fluksin e pacientëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga Spitali Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. Me një sipërfaqe prej…

Source

Presidenti Begaj pret në takim senatorin italian: Italia, porta hyrëse e Shqipërisë për në Bashkimin Europian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë. Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve. Presidenti Begaj theksoi se Italia është…

Source

Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 prona dhe automjetet e motrës së shqiptarit të dënuar në Angli

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases I.H., të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. I.H., është motra e shqiptarit të dënuar në Angli, O. Hasani. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës…

Source

Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende të botës, Veliaj: Presim t’i duartrokasim në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”

Pas dy medaljeve historike në Lojërat Olimpike në Paris, Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në sportin e taekwondo-së në samitin “5th Albanian Open G1 TAEKWONDO”, i cili u zhvillua për herë të pestë në Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Sportit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kampioni Ernest Merdanaj, me pikët e fituara në këtë kampionat, po bëhet gati për të…

Source

Gazment Bardhi, padi në SPAK: Më kanë shantazhuar në telefon

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një mesazh anonim që i ka ardhur në telefon. Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme…

Source

Reagon Mazniku pas betimit të Tavos: U mbyll telenovela e Himarës

Arbër Mazniku, ministër shteti për Pushtetin Vendor ka reaguar pas betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës. “Është një moment shumë i mirë, u mbyll kjo telenovela e Himarës, në mënyrën më të mirë të mundshme. Detyra e bashkisë është të merret me shërbimin ndaj njerëzve, duhet të fillojmë që sot përgatitjet për vitin e ri turistik, që gjithë infrastruktura të jetë e gatshme.

Source

Vangjel Tavo merr detyrën si kryebashkiak: Këtë vit nisim ndërtimin e dy rrugëve në Borsh

Vangjel Tavo u betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë këtë vit nis ndërtimi i 2 rrugëve që i hap rrugën Lungomares 6.8 kilometra. Një nga investimet e para dhe do të thoja shumë i madh për Borshin dhe Borshi e meriton pa dyshim. Për Bashkinë e Himarës është taksambledhësi kryesor”, ka thënë Tavo.

Source

Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës e përfunduar plotësisht në fund të vitit

Zëvendëskryeministrja thotë se Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati, pra e përfunduar plotësisht deri në fund të vitit. “Edhe 3 muaj! Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.

Source

Edi Paloka: Kemi informacione për ministra dhe deputetë të lidhur me krimin. Do të kërkojmë krijimin e Komisionit të së Vërtetës

Edi Paloka ka deklaruar se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të quhet Komisioni i së Vërtetës. Sipas Palokës, synimi i këtij Komisioni do të jetë zbardhja e lidhjeve të politikës me krimin. “Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë…

Source

Tavo betohet sot si kryebashkiak i Himarës. Mblidhet Këshilli Bashkiak

Vangjel Tavo betohet sot si kryetar i bashkisë së Himarës. Mbledhja pritet të mbahet sot në Këshillin Bashkiak të Himarës, në ambientet e institucionit, ku do të ndiqen procedurat protokollare për të zgjedhurit vendorë dhe Tavo do betohet para anëtarëve. Mbledhja është njoftuar se nisë në orën 10:00. Pas kësaj procedure ai merr edhe zyrtarisht detyrën e re dhe ulet në postin që la pas…

Source

Niko Peleshi përplaset me Jorida Tabakun në Komisionin e Integrimit

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka debatuar me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku. “Ta fillosh një mbledhje pa e deklaruar të hapur, pa parë nëse ka kuorum ose nëse s’ka, pa njoftuar se çfarë kemi në diskutim, të shfrytëzosh këtë mikrofon për të bërë deklarata, është shumë politike por nuk është qytetare. Kjo deklaratë politike do t’ju lutesha…

Source

Ervin Salianji thirrje nga qelia për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit: Mos e ulni kokën! Reagoni!

Ervin Salianji ka bërë thirrje nga qelia për të marrë pjesë në protestën e 7 tetorit. Salianji ka publikuar një foto dhe shkruan: Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut! Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit…

Source

Media e huaj: Shqipëria mes 5 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar këtë vit

Udhëtimi në destinacione më pak të njohura ofron përvoja unike dhe njohuri për kultura të ndryshme. Ndërsa pikat e njohura turistike shpesh marrin vëmendjen më të madhe, eksplorimi i këtyre vendeve alternative ofron përfitime përtej kursimeve të kostos”. “Bussines Day” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura për t’u vizituar brenda vitit dhe listën e plotësojnë Uzbekistani…

Source

Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar

Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar. Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun. Por sipas Top Channel…

Source

Mbi 60 persona të vdekur nga uragani “Helen” në juglindjen e SHBA-së

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani “Helen” përfshiu juglindjen e SHBA. Me gomone, helikopterë e makina: ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po bëjnë e të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nga vërshimet. Kjo konsiderohet stuhia më e fuqishme që godet Floridan, ndërsa tërbimit të saj nuk i kanë shpëtuar as Georgia dhe Karolina…

Source

Martohet vajza e Michael Schumacher, ceremonia spektakolare në vilën e familjes në Majorca

Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në F1, Michael Schumacher, u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në një ceremoni spektakolare të mbajtur në vilën e familjes në Majorca. Çifti shkëmbyen betimet të shtunën pasdite në rezidencën luksoze të nënës së Gina-s, Corina Schumacher, e bleu në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Ceremonia e martesës zgjati…

Source

Nis ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kamzës, Veliaj: Do jetë 5 herë më i madh se Terminali Lindor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë për nisjen e punimeve për ndërtimin e terminalit Veri-Perëndimor të autobusëve, me vendndodhje te kthesa e Kamzës. Gjatë inspektimit në terren, ai tha se problemet me pronësinë, që e mbajtën peng prej 9 vitesh zbatimin e këtij projekti, kanë marrë fund. “Jam vërtet entuziast sepse kemi 9 vite që e presim këtë ditë.

Source

Rishfaqet pas disa vitesh ish-kryeprokurori Adriatik Llalla (FOTO)

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish-kryeprokurori është takuar me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar. “Një takim pas disa vitesh me ish…

Source

Media e madhe britanike: Vizitoni peizazhet mahnitëse të Shqipërisë

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi – por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”.

Source

❌