Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime

Disa mijëra persona në Portugali kanë protestuar kundër emigracionit të pakontrolluar, në një tubim të thirrur nga partia ekstremiste CHEGA.

Demonstruesit marshuan përgjatë kryeqytetit Lisbonë me flamurin kombëtar portugez dhe me banera me parullat “Të dëbohen emigrantët që kryejnë krime”.

Kryetari i partisë CHEGA, André Ventura deklaroi se ata që vinin në Portugali për të punuar dhe kontribuuar ishin të mirëpritur.

“Emigracioni nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i mirëqenies sociale, por edhe nga ai i një drame që u diskutua në rrugët tona, drama e strehimit. Nëse ne lejojmë 15 për qind të të huajve të hyjnë në vend, atëherë nuk do të ketë mjaftueshëm shtëpi për këdo. Nuk ka kuptim të shtiremi se streha të tilla ka dhe ato nuk do ndërtohen për një vit,” –tha kryetar i ekstremistëve, André Ventura.

Tensione u verifikuan kur pjesëmarrësit në tubim iu afruan lagjeve të klasës punëtore, me një prani të theksuar emigrantësh.

Disa prej tyre u përleshën me aktivistë pro-emigracionit, që thonë se Portugalia duhet t’u hapë dyert të huajve.

Numri i të huajve që jetojnë në Portugali u rrit me mbi 33 për qind vitin e kaluar, duke shkuar mbi 1 milion. Kjo shifër, sipas Agjencisë për Integrimin, Migracionin dhe Azilin, përbën një të dhjetën e popullsisë totale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstremistët në Portugali protestojnë kundër emigrantëve: Të dëbohet kush bën krime appeared first on Euronews Albania.

❌