Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një mijë turistë britanikë u sëmurën pas një udhëtimi në Cape Verde

Një grup prej rreth 1,000 turistësh britanikë po padit agjencinë e udhëtimeve Tui pasi ata u infektuan me një virus në stomak gjatë pushimeve në Cape Verde.

Gjithsej 926 turistë që ishin me pushime në atë destinacion u infektuan me viruse të stomakut si shigella dhe salmonela gjatë tre viteve, dhe disa nuk ishin në gjendje të dilnin nga dhomat e tyre për ditë të tëra për shkak të pasojave të sëmundjes, raportoi Guardian.

Jetinder Paul, avokat i specializuar për sëmundje të rënda gjatë qëndrimit jashtë vendit, i cili përfaqëson të dëmtuarit, tha se numri i tyre është jashtëzakonisht shqetësues.

“Këto shifra tregojnë se këto nuk janë raste të izoluara. Vazhdojmë të presim një numër të madh njerëzish me eksperienca të ngjashme, gjë që tregon një pasqyrë shqetësuese të sëmundjes që nuk tregon shenja ndalimi”, tha ai, duke shtuar se sëmundje të tilla të stomakut mund të shkaktojnë probleme afatgjata shëndetësore, madje edhe vdekje.

Sipas tij, pikërisht për shkak të seriozitetit të situatës, duhet të përcaktohen shkaqet që kanë çuar në fenomene të tilla./abcnews.al

❌