❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8.8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm.

Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.

Gjithashtu, zĂ«ri i ripagesave tĂ« borxhit tĂ« jashtĂ«m rishikohet me njĂ« ulje prej rreth 6.8 miliardĂ« lekĂ«sh, po si rezultat i efektit tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, si dhe tĂ« mos-materializimit tĂ« pagesave tĂ« mundshme, tĂ« parashikuara pĂ«r t’u kryer nga Ministria e Financave pĂ«r kredi tĂ« garantuara, pagesa tĂ« cilat janĂ« kryer nga vetĂ« huamarrĂ«si.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.

Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve.

Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.

Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 lekë që ishte në fillim të janar. /Telegrafi/

 

The post Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm appeared first on Telegrafi.

Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve false.

Ai i kĂ«rkon SPAK-ut tĂ« hetojĂ« pĂ«r disa mesazhe qĂ« i kanĂ« mbĂ«rritur mĂ« datĂ« 28 Shtator nĂ« aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe pĂ«rmenden personazhe tĂ« krimit tĂ« organizuar, nga njĂ« person anonim me pseudonimin “Mbreti Zog”.

Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“KĂ«to mesazhe intimiduese dhe me pĂ«rmbajtje tĂ«rĂ«sisht tĂ« rreme vijnĂ« pas seancĂ«s plenare tĂ« datĂ«s 12 Shtator 2024, ku gjatĂ« njĂ« interpelance me Kryeministrin e ShqipĂ«risĂ« Edi Rama, unĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« e deputetit tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« e pĂ«rballa atĂ« me disa tĂ« dhĂ«na tĂ« platformĂ«s SKY/ECC qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« publike, si dhe e paralajmĂ«rova se shumĂ« shpejt do ta pĂ«rballĂ« me tĂ« dhĂ«na tĂ« tjera tĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s natyrĂ« qĂ« provojnĂ« lidhjet mes funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« publik dhe krimit tĂ« organizuar, gjithmonĂ« pa cenuar dhe duke respektuar rregullat pĂ«r ruajtjen e sekretit hetimor”, thotĂ« Bardhi nĂ« letrĂ«n pĂ«r Drejtuesin e SPAK-ut dhe pĂ«r tĂ« cilĂ«n ka vĂ«nĂ« nĂ« dijeni ambasadat e SHBA, BE-sĂ« dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« TiranĂ«.

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. /Telegrafi/

The post Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK appeared first on Telegrafi.

Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht

Deputetët e Partisë Socialiste do të vijojnë të marrin pjesë rregullisht në komisionet parlamentare, pavarësisht bojkotit të njoftuar nga ana e opozitës, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS bëjnë të ditur se kreu i grupit, Niko Peleshi, i ka udhëzuar deputetët që pavarësisht aksionit të PD, puna e tyre duhet të vazhdojë si në komisione dhe në Parlament.

“Ne do ta vazhdojmĂ« jetĂ«n parlamentare, Ă«shtĂ« zgjedhja e opozitĂ«s nĂ«se do tĂ« marrĂ« pjesĂ« apo jo. Deri tani nuk ka qenĂ« e nevojshme pĂ«r mbledhje online”, tha Peleshi pĂ«r gazetarĂ«t. I pyetur pĂ«r reagimin e opozitĂ«s pas dĂ«nimit tĂ« Ervin Salianjit, Peleshi tha: “Nuk e kemi kuptuar çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« opozita, çfarĂ« do tĂ« thotĂ« bojkot”.

I vetmi komision në të cilin opozita mori pjesë është ai i integrimit europian, ku morën pjesë vetëm deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, duke debatuar me socialistët.

“Duhet siguruar qĂ« prokuroria dhe institucionet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe transparente, duke ruajtur çështjet e korrupsionit pa ndikime politike. Nuk mund tĂ« kemi integrim kur mungon shteti ligjor dhe kur opozita goditet politikisht”, tha Tabaku.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesit e mazhorancĂ«s kritikuan sjelljen e opozitĂ«s. “Keni tĂ« drejtĂ«n tuaj pĂ«r gjuhĂ«n dhe qĂ«ndrimin tuaj politik, por do t’ju lutesha qĂ« tĂ« paktĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« komision, kur mblidhemi pĂ«r njĂ« proces qĂ« Ă«shtĂ« i gjithĂ« shqiptarĂ«ve, tĂ« bĂ«jmĂ« deklarata politike”, deklaroi Niko Peleshi.

NdĂ«rsa Edi Paloka iu pĂ«rgjigj: “NjĂ« vit para zgjedhjeve, tĂ« gjithĂ« krerĂ«t e partive kryesore opozitare janĂ« ose nĂ«n arrest ose nĂ« persekutim publik ose nĂ« çështje penale nga kjo drejtĂ«sia e reformuar”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit, deputetët janë informuar se Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me 15 tetor dhe Tirana zyrtare është ndarë nga Maqedonia e Veriut.

The post Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht appeared first on Telegrafi.

Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare

Deputeti Edi Paloka konfirmoi në një konferencë për shtyp se opozita është gati të nisë aksionin e saj pas arrestimit të Ervin Salianjit, duke nisur me mospraninë e saj në komisionet parlamentare, deri sa të këtë një vendim të grupit për këtë çështje.

Paloka shtoi se shumë shpejt opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni për të vërtetën, i cili do të vërtetojë lidhjen e politikës me krimin.

“Do tĂ« ketĂ« njĂ« qĂ«ndrim tĂ« PD pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ«. Do tĂ« kĂ«rkojmĂ« ngritjen e komisionit tĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«s pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar lidhjet e politikĂ«s me krimin. Lidhur me atĂ« qĂ« unĂ« dhe kolegia morĂ«m sot nĂ« komision, ndryshe nga kolegĂ«t e tjerĂ« nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e komisioneve, deri sa grupi tĂ« marrĂ« njĂ« vendim. Do tĂ« vendosim dhe marrĂ«dhĂ«niet qĂ« do tĂ« kemi me kĂ«tĂ« parlament”, tha Paloka.

Disa ditë para hapjes së kapitujve të parë të negociatave me BE, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të kërkuara.

Ai renditi zgjedhjet, persekutimin e opozitës dhe kontratat korruptive si pika kyçe që PD kërkon të evidentohen dhe në raport.

“PĂ«r tĂ« qartĂ«suar pĂ«r kĂ«do qĂ« PD ka qenĂ« iniciatore e integrimit, vazhdon tĂ« jetĂ« lokomotivĂ« e integrimit, sepse e sheh si interes tĂ« shqiptarĂ«ve. Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi nĂ« njĂ« narko-regjim qĂ« nuk plotĂ«son asnjĂ« nga kushtet qĂ« kĂ«rkon BE. UnĂ« pĂ«rmenda 4 prioritetet qĂ« PD kĂ«rkon tĂ« evidentohen dhe nĂ« raport. Çështja e parĂ« ajo e reformĂ«s zgjedhore.

Kjo mazhorancĂ« nuk pranon rekomandimet e OSBE. Rama shkel tĂ« drejtat e opozitĂ«s nĂ« zgjedhje, nuk ka standarde minimale. Çështja e dytĂ«, reforma nĂ« drejtĂ«si. QytetarĂ«t po pĂ«rballen me njĂ« torturĂ« qĂ« nuk e kanĂ« kaluar ndonjĂ«herĂ«. JanĂ« mbi 130 mijĂ« dosje nĂ« sirtarĂ«t e drejtĂ«sisĂ« sĂ« re. NjĂ« qytetar duhet tĂ« pres 14 vite qĂ« çështja tĂ« mbyllet. Kjo ndodh sepse kjo reformĂ« u bĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejtĂ«sinĂ« nĂ« dorĂ«n e RamĂ«s.

Sot pak muaj para zgjedhjeve, 3 liderët e opozitës janë nën arrest. Sali Berisha është në arrest. Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nën persekutim publik nga çështjet që iu janë hapur. Vetëm 2 ditë më parë kolegu ynë shkoi pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllanë e Xhafajt. Ky i fundit edhe pse duhet të ishte para drejtësisë për ligjin antimafia ka marrë nga Rama drejtimin e një komision për të ndryshuar reformën në drejtësi. Beleri u arrestua dy ditë para se të zgjidhej kryetar bashkie, edhe ai me dëshmitar të rremë, por u zgjodh europarlamentar nga burgu.

Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qĂ«ndrimin e kĂ«saj mazhorance ndaj kĂ«saj gjykate. Pika tjetĂ«r Ă«shtĂ« ajo e kontratave me PPP, kontratave korruptive qĂ« nĂ« fakt duhet tĂ« zhvillohen me tenderĂ« ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Paloka. /Telegrafi/

The post Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare appeared first on Telegrafi.

Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit

Kelmendi, Njësia Administrative në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej destinacioneve që nuk njeh stinë.

I rrethuar nga fshatra turistikë, me histori shekullore, ushqimet karakteristike, mikpritje, arkitekturë alpine e kanë shndërruar Malësinë e Kelmendit një një udhëtim të paharruar për turistë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bjeshkët e Kelmendit teksa turistët eksplorojnë natyrën mahnitëse edhe në këtë fund shtatori.

Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, që nga turizmi i aventurës, tek ai i vëzhgimit dhe duke vijuar me kulinarinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës.

Eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajak në lumin Cem, ecjet në terrenet e pashkelura, kalërimi mes magjisë së natyrës unike, zona e Kelmendit ka shumë or të ofruar.

Tamara, qendra e Kelmendit vetĂ«m 46 kilometra nga Kopliku, Ă«shtĂ« njĂ« prej fshatrave mĂ« tĂ« frekuentuar nĂ« veri. Rruga qĂ« tĂ« çon drejt TamarĂ«s pĂ«rveç infrastrukturĂ«s moderne tĂ« ofron edhe pamje mahnitĂ«se tĂ« “Leqeve tĂ« Hotit”.

Razma, Boga, Zona e Recit në Komunën e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca, janë të tjera pika turistike të njohura në Komunën e Kelmendit.

Turistët vendas e të huaj mund të eksplorojnë shpella të ndryshme në gjithë Malësinë e Madhe të cilat u ofrojnë edhe të dhëna jetësore të popullimit mijëravjeçare ku më të njohurat janë shpellat në Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemirë. /Telegrafi/

The post Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit appeared first on Telegrafi.

Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në dalje të fshatit Fier-Shegan, në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Dy mjete, një tip Smart dhe një Toyota janë përplasur njëra me tjetrën.

Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci është me pesë të plagosur, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun. /Telegrafi/

The post Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal appeared first on Telegrafi.

PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi i posaçëm i izolimit

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa nĂ« vitin 2014-2015, ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetin kriminal tĂ« grupit tĂ« bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« disa vjedhje/grabitje, si dhe dhĂ«nien e vlerave monetare me pĂ«rqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale. /Telegrafi/

The post PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi i posaçëm i izolimit appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kjo javë do të karakterizohet me ndryshime të situatës meteorologjike.

Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë, territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Rrjedhimisht, për ditën e enjte dhe të premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18 m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

Ftesa pĂ«r qeverinĂ« shqiptare pĂ«r tĂ« paraqitur dokumentin pĂ«r “Pozicionin Negociues pĂ«r Grupimin e 1 tĂ« kapitujve “ThemelorĂ«t” pĂ«r negociatat pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e KĂ«shillit tĂ« BE- sĂ« nĂ«pĂ«rmjet njĂ« letre tĂ« datĂ«s 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisĂ«, tĂ« cilĂ«n BIRN e ka parĂ«, kĂ«rkon shqyrtimin “me prioritet tĂ« lartĂ«â€ me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar nga komisioni parlamentar pĂ«r Çështjet Europiane tĂ« draft-dokumentit tĂ« pĂ«rgatitur nga Grupi Negociator, nĂ« bazĂ« tĂ« Raportit Screening tĂ« Bashkimit Evropian.

“NĂ« pĂ«rputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga KĂ«shilli i Ministrave) pritet tĂ« dĂ«rgohet pranĂ« Bashkimit Evropian brenda njĂ« kohe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r t’i hapur rrugĂ« procedurĂ«s (me vendet anĂ«tare) pĂ«r çeljen negociatave pĂ«r Grupin e I tĂ« kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se KonferencĂ«s sĂ« DytĂ« NdĂ«rqeveritare, nĂ« mundĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« parĂ« (indikohet paraprakishi rreth mesit tĂ« tetorit 2024)”, thuhet nĂ« letrĂ«n e qeverisĂ« pĂ«r Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente pĂ«r momentin” pĂ«r letrĂ«n dhe se çfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« nĂ« vijim me procesin e integrimit.

NdĂ«rsa kryetarja e Komisionit parlamentar pĂ«r Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letĂ«rkĂ«mbimin duke e cilĂ«suar njĂ« procedurĂ« konfidenciale, por i tha BIRN-it se ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e vonuar nĂ« kĂ«tĂ« proces pĂ«r shkak tĂ« mosplotĂ«simit tĂ« kritereve.

“ËshtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« ShqipĂ«ria ka humbur 10 vite tĂ« gjata pritje si rezultat I mosplotĂ«simit tĂ« kritereve dhe dy vite tĂ« tjera tĂ« gjata pritjeje si rezultat I ngritjes sĂ« çështjes sĂ« zgjedhjeve tĂ« lira dhe tĂ« ndershme sepse kjo Ă«shtĂ« edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit ShqipĂ«ria nuk ka avancuar dot nĂ« kĂ«tĂ« proces si rezultat I zbatimit tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s”- komentoi ajo pĂ«r BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“OpozitĂ«s I intereson hapja e negociatave sepse do tĂ« fillojĂ« pikĂ«risht me kapitullin e parĂ« qĂ« lidhen me çështjen e drejtĂ«sisĂ«, tĂ« antikorrupsionit, tĂ« luftĂ«s ndaj krimit tĂ« organizuar, tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut, tĂ« drejtat fondamentale ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« edhe zgjedhjet, qĂ« kanĂ« qenĂ« pengesa kryesore nĂ« kĂ«tĂ« proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikĂ«pamja e ShqipĂ«risĂ« kjo nuk do tĂ« ketĂ« ndikim pĂ«r momentin, por do tĂ« ketĂ« ndikim nĂ« rajon nĂ« pĂ«rgjithĂ«si sepse do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ekzistojnĂ« nĂ« hartĂ« pika tĂ« zeza tĂ« cilat nuk do tĂ« lejojnĂ« integrimin e plotĂ« dhe kjo do tĂ« nisĂ« qĂ« me tregun, me diplomat dhe me shumĂ« element tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« proces duhet tĂ« kishin avancuar tĂ« gjithĂ« sĂ«bashku”- pĂ«rfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do tĂ« intensifikohet edhe mĂ« shumĂ«, dhe do tĂ« kĂ«rkohet njĂ« angazhim shumĂ« i madh i administratĂ«s publike pĂ«r tĂ« ndĂ«rmarrĂ« e zbatuar reformat e kĂ«rkuara, po gjithashtu dhe politikĂ«s, grupeve tĂ« interesit e shoqĂ«risĂ« civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i kĂ«tyre reformave nga BE do tĂ« jetĂ« mĂ« intensiv dhe i vazhdueshĂ«m”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi pĂ«rfundimtar bĂ«het nga KĂ«shilli i Ministrave tĂ« BE-sĂ«, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga AmbasadorĂ«t tregon qĂ« nuk ka mĂ« pengesa nga vendet anĂ«tare”- tha ai. /Telegrafi/

The post Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në appeared first on Telegrafi.

Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg, u shpreh se urdhrin e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dĂ«nuar politik me urdhĂ«r tĂ« Fatmir XhafĂ«s”, tha Salianji, teksa pritet zbatimi i vendimit tĂ« gjykatĂ«s pĂ«r burgosjen e tij.

“Sot unĂ« jam i dĂ«nuar politik me urdhĂ«r tĂ« Fatmir XhafĂ«s dhe porosi tĂ« RamĂ«s. Rama, a e paralajmĂ«roi vendimin nĂ« seancĂ«? Pse Rama u detyrua tĂ« komentonte njĂ« vendim gjyqĂ«sor? NĂ« çdo deklarim tĂ« mĂ«parshĂ«m ka thĂ«nĂ« nuk komentoj vendimet. ÇfarĂ« e detyroi tĂ« shkelte standardin? QĂ« ishte i tĂ«rbuar nga njĂ« vendim gjyqĂ«sor? KĂ«naqĂ«sinĂ« e mori, ndalimin pĂ«r kandidimin pĂ«r deputet e arriti”, theksoi Salianji.

“NĂ« 15 maj 2018, dola nĂ« kĂ«tĂ« foltore me Bardhin e Alibeajn dhe publikuam vendimin nĂ« Itali pĂ«r dĂ«nimin e vĂ«llait tĂ« Xhafajt. Pas kĂ«tij publikimi, si Agron Xhafaj, ashtu edhe vĂ«llai i tij ministĂ«r, nuk patĂ«n asnjĂ« reagim pĂ«r tre ditĂ« resht duke u fshehur. Krimi im Ă«shtĂ« qĂ« kam denoncuar me emĂ«r kĂ«do qĂ« i ka rĂ«nĂ« nĂ« qafĂ« qytetarĂ«ve”, shtoi mĂ« tej deputeti demokrat. /Telegrafi/

The post Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me një vit burg.

Gjykata e Apelit tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m e dĂ«noi deputetin demokrat pĂ«r “kallĂ«zim tĂ« rremĂ«.

Gjykata e Apelit ka reaguar sĂ«rish nĂ« lidhje me vendimin e dhĂ«nĂ«, ku nĂ« njĂ« prononcim tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r media bĂ«n me dije se vendimi pĂ«r tĂ« pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet tĂ« plotĂ«.

“Nisur nga disa kĂ«rkesa lidhur me vendimin e djeshĂ«m, çështja ndaj tĂ« pandehurve Ervin Salianji, etj
, ju njoftojmĂ« se vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« unanimitet”, thuhet nĂ« njoftimin e gjykatĂ«s.

Gjykata e Apelit vendosi tĂ« enjten tĂ« lerĂ« nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Ervin Salianjin dhe dĂ«nimin e tij me 1 vit burg pĂ«r dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dĂ«nua nĂ« 2019-Ă«n nga Shkalla e ParĂ« nĂ« lidhje me nje audio pĂ«rgjim, ku pretendohej se vĂ«llai i ministrit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« kohĂ«s, Fatmir Xhafaj, ishte i pĂ«rfshirĂ« ne trafikun e kanabisit.

NĂ« atĂ« kohĂ«, Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« vendosi se audio-pĂ«rgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorĂ« tĂ« 4 tĂ« pandehurit, mes tĂ« cilĂ«ve Fredi Alizotin, qĂ« inskenoi zĂ«rin e Geron XhafĂ«s, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. TashmĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« KushtetutĂ«s, i nderpritet menjĂ«herĂ« mandati Salianjit dhe nga ana tjetĂ«r ligji i dekriminalizimit i heq tĂ« drejtĂ«n tĂ« kandidojĂ« nĂ« zgjedhjet e vitit 2025 dhe nĂ« zgjedhjet e ardhshme.

The post Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Telegrafi.

Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet

Përkujdesi ndaj të moshuarve nga familjarët po zbehet si një traditë në vendin tonë, për Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve dhe uljes së numrit të lindjeve.

Të dhënat e Cens 2023 treguan se gjyma e familjeve kanë persona mbi 60 vjeç, të cilët janë një kontingjent i madh për kujdes në periudhën e afërt.

Nertila Podgorica, nga Departamenti i ShkencĂ«s sĂ« InfermierisĂ« dhe GerontologjisĂ« nĂ« Universitetin e Shkencave ShĂ«ndetĂ«sore nĂ« Austri, kreu njĂ« studim “VĂ«shtirĂ«sitĂ« dhe sfidat e pĂ«rjetuara nga infermierĂ«t nĂ« institucionet e kujdesit tĂ« tĂ« moshuarve nĂ«
ShqipĂ«ri”.

Studimi vuri në dukje se në Shqipëri funksionojnë 39 qendra rezidenciale për të moshuarit, nga të cilat 14 ofrojnë shërbime në Qarkun e Tiranës. Krahasuar, 25 të tjerat ofrojnë shërbime në Korçë (6 qendra), Shkodër (5 qendra), Berat (3 qendra), Durrës, Vlorë dhe Elbasan (2 qendra), Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Fier dhe Kukës (1 qendër).

Stafi i këtyre qendrave përbëhet kryesisht nga mjekë dhe infermierë. Në të njëjtën kohë, ka vetëm pak punonjës socialë dhe ndihmësinfermiere, edhe pse profesioni i punonjësit social dhe asistentit të infermierit është i parashikuar në strukturën e autorizuar.

Kjo ndodh sepse as kurrikula universitare dhe as institucionet e trajnimit në Shqipëri nuk ofrojnë trajnim adekuat për asistentët e infermierëve dhe punonjësit socialë në kujdesin për të moshuarit.

Infermierët konsiderohen si shtylla kurrizore e sistemit të kujdesit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve thelbësore të kujdesit shëndetësor për popullatën. Njohuria, trajnimi, sjellja dhe kujdesi i infermierëve ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e kujdesit, pasi studimet tregojnë se perspektiva e ofruesve të kujdesit ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për individët e moshuar.

Studimi i bazuar në anketë gjeti se Shqipëri infermierët përballen me probleme dhe vështirësi të ndryshme në institucionet e kujdesit për të moshuarit. Këto sfida lidhen me mjedisin fizik dhe pajisjet teknike të ambienteve, si dhe me nivelin arsimor të infermierëve.

Mungesa e trajnimit të stafit dhe e një mjedisi të përshtatshëm provohet nga faktet se ndikon në cilësinë e kujdesit të ofruar për të moshuarit në ambientet e kujdesit për të moshuarit, vlerësoi studimi..

Gjatë punës në ambientet e azileve, infermierët kujdesen për personat me demencë dhe të moshuar të tjerë me gjendje të ndryshme shëndetësore, të cilët shprehin pasiguri në vendimmarrje në lidhje me terapinë apo vendime të tjera, veçanërisht në fund të jetës së tyre.

Si rezultat i përballjes me dilema të ndryshme morale dhe pamundësisë për të mbrojtur të moshuarit, infermierët ndeshen me probleme të ndryshme emocionale. Këto sfida intensifikohen kur banorët e moshuar shfaqin sjellje agresive në rritje, duke çuar në shqetësime psikologjike tek infermierët, ulje të orarit të punës, largim nga profesioni dhe, në fund të fundit, mungesë infermierësh.

Sipas Cens 2023 në të gjithë vendin u numëruan 755,950 njësi familjare, ku 49% e tyre dominohen nga persona në moshë pensioni. Të dhëna më të detajuara tregojnë se 195 mijë familje kishin persona të grup-moshës 6069 vjeç, të cilët përbëjnë 26 për qind të totalit të njësive familjare dhe është grupi dominues, raporton Monitor. /Telegrafi/

The post Shqipëria në emergjencë për kujdesin ndaj të moshuarve, mungojnë azilet dhe stafet appeared first on Telegrafi.

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dha dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues.

Ai u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së. /Telegrafi/

The post Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e RTSH-së appeared first on Telegrafi.

Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, u njohën zyrtarisht këtë të mërkurë me akuzën për çështjen e kompleksit Partizani.

Berisha, nuk u paraqit personalisht në zyrat e SPAK, por mbyllja e hetimeve u firmos nga avokatët e tij.

Sakaq në një konferencë me gazetarët, Berisha hodhi poshtë akuzat për përfitime të paligjshme nga ana e familjarëve të tij. Berisha tha se fëmijët e tij i kanë të gjitha pasuritë e deklaruara dhe nga vetingu 30-vjeçar ka rezultuar se nuk kanë asnjë pasuri nga burime të paqarta.

“SĂ« dyti, po tek vetingu, ndjehem krenar sepse nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur unĂ« jam i vetmi politikan nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« kam deklaruar se jam pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r fĂ«mijĂ«t e mi.

Sepse unë atyre në krye të radhës u kisha bërë të qartë se kërkesa ime numër një ndaj tyre ishte vetëm zbatimi i ligjit në raport me pushtetin e babait të tyre.

ÇfarĂ« rezulton?

Rezulton se nga ky veting, ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta.

Rezulton se ata nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga tendera, prokurime apo burime publike.

Rezulton se pasuria e tyre është e tëra e bazuar në punën që ata kanë bërë në OKB, në punën që ata kanë bërë në universitetet e vendit dhe jashtë vendit, në punën që ata kanë bërë si ekspertë në fushat e tyre.

Dhe mendoj se kjo përbën për mua, por edhe për çdo mik dashamirës, një tranparencë shumë të vyer.

Në këtë veting 30-vjeçar, rezulton se Sali Berishës nuk i ka paguar kush kurrë qoftë edhe një shpenzim të vetëm.

Nuk ka udhëtuar me bileta të paguar nga njeri.

Nuk ka fjetur në hotele 4500 euro të paguara nga të tjera.

Nuk ka ndërtuar vilë 75 metra themelet pa të ardhura.

Nuk ka firmosur kurrĂ« vendime siç ka firmosur Edi Rama pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« vĂ«llait tĂ« vet 38 mijĂ« metra katrorĂ«â€, tha Berisha. /Telegrafi/

The post Berisha: Fëmijët e mi nuk kanë një qindarkë të vetme pasuri nga burime të paqarta appeared first on Telegrafi.

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus

Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit.

“ShqipĂ«ria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicĂ«n e grave dhe fĂ«mijĂ«ve tĂ« shtetasve shqiptarĂ« nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar njĂ« program qĂ« ofron mundĂ«si specifike pĂ«r riintegrim, duke siguruar strehim, punĂ«, dhe ndihmĂ« pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar integrimin e tyre tĂ« plotĂ« nĂ« shoqĂ«ri. ËshtĂ« thelbĂ«sore qĂ« tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« promovojmĂ« njĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, nĂ« respekt tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe lirive themelore,” tha Hasani.

NĂ« eventin anĂ«sor tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« “LlogaridhĂ«nie pĂ«r UkrainĂ«n”, ministri pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se procesi i llogaridhĂ«nies duhet tĂ« ecĂ« paralelisht me pĂ«rpjekjet pĂ«r paqe.

“ShqipĂ«ria mbĂ«shtet plotĂ«sisht procesin e mbajtjes sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« pĂ«r agresionin ushtarak rus kundĂ«r UkrainĂ«s. Krijimi i regjistrit tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nga agresioni rus Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt krijimit tĂ« njĂ« mekanizmi ndĂ«rkombĂ«tar kompensimi,” tha kryediplomati shqiptar.

Kryediplomati Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet iniciativën e BE-së për konfiskimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për të adresuar pasojat e ndryshme të agresionit rus kundër Ukrainës.

Në qershor 2024, Shqipëria iu bashkua Grupit Bërthamë për llogaridhënien për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për ngritjen e një gjykate për ndjekjen penale të krimit të agresionit.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

The post Hasani: Shqipëria, e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus appeared first on Telegrafi.

Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit të A2 për idenë e krijimit të shtetit sovran bektashi.

Delegacioni i BE-së shpreh mbështetjen për tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Nuk kemi komente nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«. Liria e mendimit, ndĂ«rgjegjes dhe fesĂ« Ă«shtĂ« e sanksionuar nĂ« nenin 10 tĂ« KartĂ«s sĂ« BE-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat themelore. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, BE-ja mbĂ«shtet tolerancĂ«n dhe dialogun ndĂ«rfetar. BE-ja nuk ka kompetencĂ« pĂ«r tĂ« rregulluar çështjet fetare”, lexohet nĂ« reagimin e BE-sĂ«.

The post Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së appeared first on Telegrafi.

Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të dyshuar të rrahjes së tij

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale i kërkon Gjykatës së Tiranës lirimin nga qelia të Dritan Nano, personit të dyshuar se ka porositur aktin, me argumentin se nuk ka asnjë konflikt as personal dhe as penal me këtë shtetas.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, ku kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë së Nanos.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut.

Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson. /Telegrafi/

The post Avokati Sokol Mëngjesi kërkon lirimin e urdhëruesit të dyshuar të rrahjes së tij appeared first on Telegrafi.

❌