Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Grushta kujt nuk blen bileta nga ne me çmime të rritura”: kërcënimet e Ferdico, shefi i ultrasve interistë

“Unë futem në Sektor me Debora, do shkoj para pankartës së Boys Roma dhe do shoh të gjithë emrat që kam shënuar, kush nuk është i shënuar me Curva Nord, t’i paralajmërojë të gjithë se do të rrihet para të gjithëve”. Kështu, Marco Ferdico, një nga shefat e ultrasve interistë e tashmë në burg, mësohet se ka kërcënuar se “do të rrihte të gjithë ata që shkonin në Curva Nord duke blerë bileta përmes kanaleve të pavarura, pa paguar shtesën prej 10 eurosh”, e imponuar pikërisht nga shefat e sektorëve në biletat që ata menaxhonin.

Kjo ndaj Ferdico, është një nga akuzat – siç del nga urdhri i gjykatësit hetues Santoro prej gati 600 faqesh – që ka të bëjë me zhvatjen e pretenduar në biznesin e paligjshëm të biletave, një nga kapitujt e hetimit nga prokurorët e Milanos Storari dhe Ombra, si dhe “menaxhimi i parkingjeve përreth stadiumit San Siro” dhe biznese të tjera.

Lexo më tejHetimet për ultrasit: Ja çfarë rrezikojnë Inter dhe Milan

Në frontin e parkimit, siç mund të lexohet në dokumente, nga viti 2020 e në vazhdim njëri prej të arrestuarve, Giuseppe Caminiti, kishte paguar Andrea Beretta, ish-shefin ultra të Inter tani në burg për vrasjen e Antonio Bellocco, “pjesë e të ardhurave në të zeza që rrjedh nga menaxhimi i parkingjeve të menaxhuara nga kompanitë e Zaccagni, një sipërmarrës që përfundoi sot në arrest shtëpie, “duke financuar kështu aktivitetin e Curva Nord. Në arrest shtëpie ndodhet edhe Debora Turiello, tifoze e Inter dhe e akuzuar si pjesë e shoqatës kriminale mafioze me rrethana rënduese.

The post “Grushta kujt nuk blen bileta nga ne me çmime të rritura”: kërcënimet e Ferdico, shefi i ultrasve interistë appeared first on Lapsi.al.

❌