Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Papa Françesku kritikon mjekët që kryejnë aborte: Janë vrasës!

Papa Françesku ka shkaktuar polemika, pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.

“Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë vrasës”, tha Papa.

“Dhe për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore”.

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit “nuk kanë shpëtuar kurrë jetë”.

Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.

Gjatë një fluturimi nga Azia, Françesku tha se votuesit amerikanë duhet të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të vendosin midis një kandidati presidencial që dëshiron të dëbojë emigrantët dhe atij që mbështet të drejtat e abortit, një referencë për Donald Trump dhe Kamala Harris.

 

Papa Françesku shkakton polemika, i quan mjekët që kryejnë abortin si “vrasës”

Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.

“Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë vrasës,” tha Papa. “Dhe për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore.”

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit “nuk kanë shpëtuar kurrë jetë”.

Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.

Gjatë një fluturimi nga Azia, Françesku tha se votuesit amerikanë duhet të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të vendosin midis një kandidati presidencial që dëshiron të dëbojë emigrantët dhe atij që mbështet të drejtat e abortit, një referencë për Donald Trump dhe Kamala Harris./abcnews.al

Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Liban, Papa Françesku: E pamoralshme

Papa Françesku ka reaguar në lidhje e sulmet e Izraelit në Liban, duke thënë se ‘shkojnë përtej moralit’. “Edhe në luftë ka një moral për t’u ruajtur. Lufta është e pamoralshme. Mbrojtja duhet të jetë gjithmonë proporcionale me sulmin. Kur ka diçka joproporcionale, ju shihni një tendencë për të dominuar që shkon përtej moralit.”, u […]

The post Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Liban, Papa Françesku: E pamoralshme appeared first on BoldNews.al.

Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore

Papa Françesku ka anuluar të gjitha aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti të lehtë, njoftoi Vatikani.

Sipas raportimeve, Papa e mori vendimin si masë paraprake, përpara vizitës së tij të planifikuar në Luksemburg dhe Belgjikë në fund të kësaj jave, raporton Reuters.

Në fillim të këtij viti, Papa tashmë anuloi aktivitetet e tij për shkak të një të ftohti dhe bronkitit, dhe gjatë vizitës së tij dy javore në Azinë Juglindore dhe Oqeani, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ai mori pjesë në më shumë se 40 ngjarje dhe udhëtoi pothuajse 33,000 kilometra.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa Françesku anulon të gjitha aktivitetet e tij, shkak gjendja shëndetësore appeared first on Euronews Albania.

❌