Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Irani sulmon me raketa Izraelin

Konflikti në Lindjen e Mesme merr tashmë një përmasë tjetër. Irani ka sulmuar me raketa Izraelin. Forcat e Mbrojtjes Izraelite njoftuan lëshimin e raketave balistike. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha të martën se SHBA beson se Irani po përgatit një sulm të menjëhershëm me raketa balistike kundër Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit. Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, thuhej në deklaratë.

Sirenat e alarmit dëgjohen në TelAviv. Policia izraelite thotë se ka marrë një raport për një sulm me armë zjarri në lagjen Jaffa të Tel Avivit.

Ka disa viktima, tha një zëdhënës i policisë. Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se ndodhi pranë një stacioni hekurudhor të lehtë në Jaffa.

The post Irani sulmon me raketa Izraelin appeared first on Lapsi.al.

❌