Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Rich Homie Quan

Është zbuluar shkaku i vdekjes së Rich Homie Quan.

I lindur si Dequantes Devontay Lamar, reperi vdiq nga efektet e kombinuara të fentanilit, alprazolamit, kodeinës dhe prometazinës, sipas zyrës së ekzaminuesit mjekësor në Fulton County, Georgia, për TMZ. Vdekja e reperit është cilësuar si një aksident.

Rich Homie Quan ndërroi jetë të enjten, më 5 shtator, në moshën 33-vjeçare, konfirmoi zyra e mjekësisë ligjore në një deklaratë për The Post.

“Të enjten, 5 shtator 2024, Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Fulton u njoftua nga Spitali Grady Memorial për vdekjen e Dequantes Devontay Lamar”, thuhej në deklaratë. Një autopsi ishte caktuar për të nesërmen, e premte, 6 shtator. TMZ ishte i pari që dha lajmin për vdekjen e tij.

Familja e reperit konfirmoi lajmin për vdekjen e tij në media, duke thënë se ishin të thyer dhe të dërrmuar nga vdekja e tij e papritur.

Rich Homie Quan bëri emër me hitin e tij të vitit 2013, “Type of Way”. Kënga zuri një vend në tabelën e Billboard Hot 100. Ai punoi me disa artistë të profilit të lartë të Atlantës gjatë karrierës së tij, duke përfshirë 2 Chainz dhe Jacquees. Ai ishte gjithashtu pjesë e projektit Cash Money Records, “Rich Gang”, së bashku me Young Thug.

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së reperit Rich Homie Quan appeared first on Lapsi.al.

❌