Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Lojtar special”, Zidane elozhe për Bellingham: Do të sjellë shumë tituj në “Bernabeu”

Anglezit Jude Bellingham i mjaftoi vetëm një sezon për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid. Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi. Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane, […]

The post “Lojtar special”, Zidane elozhe për Bellingham: Do të sjellë shumë tituj në “Bernabeu” appeared first on BoldNews.al.

“Lojtar special”, Zidane elozhe për Bellingham: Është shumë i fortë, do të sjellë shumë tituj në “Bernabeu”

Anglezit Jude Bellingham i mjaftoi vetëm një sezon për t’u shndërruar në idhullin e tifozëve të Real Madrid. Britaniku ka justifikuar deri më tani çdo qindarkë investimi të Florentino Perez duke i dhuruar madrilenëve gola, asistë, si dhe shumë fantazi.

Një lojtar i kompletuar që së fundmi fiton edhe elozhet e një si Zinedine Zidane, me “legjendën” e Real Madrid, i cili në një koment të shkurtër për mediat është shprehur se e konsideron talentin anglez, një lojtar spektakolar, shumë të fortë dhe që dotë të sjellë një numër të mëdhenjsh titujsh, në “Santiago Bernabeu”.

“Është një lojtar me të vërtetë special, të gjithë ne ndihemi me shumë fat që ai është pjesë e Real Madrid. Është shumë i fortë dhe unë shpresoj që do t’i sjell shumë tituj skuadrës”,- u shpreh një prej lojtarëve, më të mirë në historinë e “Los Blancos”.

Interesant është fakti se Bellingham te Real mban veshur fanellën me numër pesë, fanellë e cila i përkiste edhe Zidane. Duhet theksuar se britaniku ia ka dalë ta nderojë atë dhe ta meritojë një numër me aq shumë peshë në historinë e madrilenëve, teksa këtë sezon është kthyer në protagonistin kryesor të skemave të Carlo Ancelotti. /i.m /abcnews.al

Në moshën 29-vjeçare, djali i Zinedine Zidane lë futbollin

Enzo Zidane, djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli në moshën 29-vjeçare. Sipas spanjolles AS, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tre vajzave dhe familjes së tij në vijim. Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte. Ndër të tjera ai ka…

Source

❌