Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Adriana Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh

Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli me një reagim ku ka sqaruar se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.

Një reagim në lidhje me këtë së fundmi e ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Asnjëherë s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës.

Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë.

Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën.

Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Adriana Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh appeared first on Telegrafi.

Selena Gomez arrin statusin e miliarderes: I jam mirënjohëse njerëzve që blejnë produktet e mia

Selena Gomez ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj – ajo është zyrtarisht miliardere.

Shtëpia botuese, e cila kryeson ‘Indeksin e Miliarderëve’ të Bloomberg, tha se vlera e saj totale neto tani qëndron në më shumë se një miliard euro, kryesisht falë markës së saj Rare Beauty.

Selena tani ka komentuar suksesin e saj të radhës.

“Jam shumë mirënjohëse për këtë, por mendoj se është e papëlqyeshme të flasësh për para. Mund të falënderoj njerëzit që blejnë produktet e mia për këtë sukses. Janë ata që e bënë realitet këtë ëndërr timen, kështu që unë jam me të vërtetë, me të vërtetë e nderuar dhe thjesht e lumtur”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Selena është gjithashtu një nga miliarderet më të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Time, Rare Beauty “është produkti më i shitur i Sephora dhe është i disponueshëm në 36 vende” dhe vazhdon të fitojë më shumë para.

Vitin e kaluar, produkti më i njohur i markës së saj ishte një produkt për faqe që kushtoi 20 euro.

‘Indeksi i miliarderëve’ të Bloomberg raportoi se, përveç Rare Beauty, burimet e tjera kryesore të të ardhurave të Selenas përfshijnë turnetë e saj, albumet, angazhimet në aktrim, të ardhurat nga platformat muzikore dhe pasuritë e paluajtshme. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

The post Selena Gomez arrin statusin e miliarderes: I jam mirënjohëse njerëzve që blejnë produktet e mia appeared first on Telegrafi.

Vajza e Bruce Willis poston një fotografi me të atin: E dua shumë këtë njeri

Vajza e Bruce Willis, Tallulah Willis, ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale ku pozon me të atin.

“E dua shumë këtë njeri dhe edhe pse ndjenjat janë të vështira gjatë kësaj kohe, jam mirënjohëse që po i përjetoj”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.

Aktori është shfaqur rrallë në publik që kur u diagnostikua me afazi, një çrregullim gjuhësor, në vitin 2022, dhe më pas sëmundja kaloi në demencë frontotemporale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by tallulah willis (@buuski)

Tallulah së fundmi tha se Bruce “ndihet njësoj, gjë që është mirë në situatën e tij”.

“Vizitat tona kanë kaq shumë dashuri dhe mendoj se kjo tejkalon gjithçka”, shtoi ajo.

E njëjta tha gjithashtu se fakti që “ata mund të kenë një marrëdhënie” me Bruce-n e mban të gjithë familjen të lumtur.

“E di që ai e di se sa shumë e dua unë, e di sa shumë më do dhe e di sa shumë na do të gjithëve”, tha ajo.

Edhe pse gjendja e Bruce ka qenë e rëndë për të gjithë familjen, Tallulah thotë se “krijoi mundësinë për më shumë dashuri mes tyre”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by tallulah willis (@buuski)

Nga çfarë vuan Bruce Willis?

Demenca frontotemporale është një lloj i rrallë i demencës që shkakton probleme me sjelljen dhe të folurin. Simptomat e para të dukshme janë ndryshimet e personalitetit dhe sjelljes dhe vështirësitë në të folur. Ky lloj demence i referohet lobit frontal dhe temporal të trurit, ku dëmtimi ndodh për shkak të sëmundjes.

Nuk dihet se çfarë e shkakton, por shpesh ka një komponent gjenetik. /Telegrafi/

The post Vajza e Bruce Willis poston një fotografi me të atin: E dua shumë këtë njeri appeared first on Telegrafi.

Një këngëtare thotë se ka qenë në festat e Diddyt në moshën 16-vjeçare, tregon se çfarë ka parë aty

Që kur Diddy u arrestua dhe u akuzua për shantazh dhe trafikim njerëzish me qëllim shfrytëzimi seksual, është folur shumë për festat e tij famëkeqe.

Këngëtarja e “The Good Friday” pohon se në moshën 16-vjeçare ishte e ftuar në një nga festat e tij në vitet 1990.

Ajo i tha Sun se ajo dhe një mik e takuan Diddy-n në një dyqan, ku ai po jepte autografe për të promovuar albumin e tij të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Good Fridae (@good.fridae)

Pavarësisht se Diddy e dinte se Fridae ishte e mitur, ai e ftoi atë të vinte në rezidencën e tij gjithsesi.

Shoku im e pyeti se në çfarë hoteli po qëndronte dhe ai tha: “Në fakt po bëj festë, vajza, duhet të vini”, rrëfen këngëtarja.

“I thashë se nuk kishim letërnjoftime sepse ishim të mitur. Ai tha: “Oh, unë nuk i kontrolloj letërnjoftimet në festën time”, tha ajo.

Pavarësisht se nuk mendoi se ishte një ide e mirë, shoqja e saj e bindi të shkonte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Good Fridae (@good.fridae)

Dyshohet se edhe truprojat e reperit i kanë bindur se duhet të vijnë, e më pas i kanë thënë se ka pasur “dy festa të ndryshme”.

“Ju jeni të ftuar vetëm në një, dhe më vonë do t’ju kërkohet të bashkoheni me një tjetër”, tha roja i sigurisë, sipas Fridae.

Diddy

Kur mbërritën në festë, Fridae pretendon se atyre iu tha të mos përdornin telefona dhe të mos hynin në një “dhomë të mbyllur të ruajtur nga siguria”.

Ajo beson se kjo ishte dhoma ku ndodhi gjithçka e përshkruar për festën e çuditshme. /Telegrafi/

The post Një këngëtare thotë se ka qenë në festat e Diddyt në moshën 16-vjeçare, tregon se çfarë ka parë aty appeared first on Telegrafi.

Hedh akuza të rënda – Ronela Hajati thotë se ka disa emra shqiptarësh si ‘Diddy’

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, mori vëmendjen e të gjithëve me një nga postimet e fundit.

Ajo hodhi akuza të rënda për disa këngëtarë shqiptarë, ndonëse nuk zbuloi emra.

Artistja në një postim të shpërndarë në InstaStory tha se ka disa emra që ngjasojnë me rastin e Sean ‘Diddy’ Combs.

Foto: Screenshot/Instagram

“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy-t”, u shpreh ajo – shoqëruar postimin me një selfie me buzëqeshje ironike.

Reperi u përfshi së fundmi në një skandal të madh duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve e po ashtu edhe autoriteteve në ShBA.

Combs akuzohet se ka nxitur viktimat femra dhe punonjëset në ahengje të droguara dhe disaditore.

Një ish-truproje ka pohuar gjithashtu se reperi i akuzuar mbante kasetat e stilit të Jeffrey Epstein të festave të tij ‘të çuditshme’. /Telegrafi/

Diddy

The post Hedh akuza të rënda – Ronela Hajati thotë se ka disa emra shqiptarësh si ‘Diddy’ appeared first on Telegrafi.

Armend Rexhepagiqi: Nuk kam dashur kurrë të bëhem baba

Artisti i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë.

I ftuar në “Canape”, ylli i muzikës ka folur ndër të tjera për jetën private dhe për faktin që ai dhe e shoqja, Aida, kanë zgjedhur të mos bëhen prindër.

Fillimisht, këngëtari tha se nuk ka pasur instinktin e prindërit dhe më tej sqaroi zgjedhjen e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e kam pasur (instinktin) dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem, andaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që ne të kemi fëmijë”, u shpreh ai.

“Ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm, të cilin e kemi ndjerë dhe e kemi respektuar”.

Krijuesi i hitit “Shkel” ndër të tjera tha: “Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë. Kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt, të cilët kanë fëmijë të vegjël ose krijoj raporte të mira, por me veten nuk e kam ndjerë shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë (të mos kenë fëmijë). Mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te gratë se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo grua duhet të ketë instinkt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndjerë këtë. Nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”.

I njëjti vlen të ceket se po rikthehet së shpejti me projekte të reja dhe me koncerte. /Telegrafi/

Armendi dhe Aida Baraku

The post Armend Rexhepagiqi: Nuk kam dashur kurrë të bëhem baba appeared first on Telegrafi.

Fero nis procedurat për heqjen e tatuazheve

Rap-artisti i njohur, Fero, këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo për shkak të rrethanave në jetën private me ish-partneren e tij, Arbenita Ismajlin, por jo vetëm.

Ish-këngëtari tani duket se ka nisur me heqjen e tatuazheve për shkak të përkushtimit në fenë islame, meqë tanimë dihet se nuk janë të lejuara.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo është vënë re në atë që ka në qafë, ku shihet se ka filluar që t’i zbehet.

Fero prej më shumë se një viti është tërhequr nga muzika për t’iu përkushtuar muzikës dhe fesë islame.

Ai u shpreh i penduar për të gjitha gjërat që ka bërë në të kaluarën, si për muzikë si për veprat që ka qenë i akuzuar.

I njëjti së fundmi ka fituar edhe kujdestarinë e vajzës për një vit. /Telegrafi/

Fero

The post Fero nis procedurat për heqjen e tatuazheve appeared first on Telegrafi.

Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut

Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” të Nexhmije Pagarushës, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në Korenë e Jugut, në kuadër të festivalit ‘Cheonan World Dance Festival’.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Baletit në Facebook, ku u njoftua se është interpretuar baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.

Në lidhje me këtë performancë ka reaguar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.

Ministri shprehet i lumtur për performancën e shkëlqyer të balerinëve shqiptarë.

“Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” prezantohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës në Korenë e Jugut. Përfaqësim i shkëlqyer i balerinëve tanë në festivalin Cheonan Ëorld Dance Festival”, kanë qenë fjalët e Çekut.

Muzika është realizuar nga Tish Daija, koreografia nga Panajot Kanaçi dhe kostumografia nga Vesa Kraja.

Trupa e Baletit të Kosovës ka realizuar tashmë disa shfaqje të veçanta nëpër vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

The post Nën tingujt e kryeveprës shqiptare “Baresha” – Baleti Kombëtar i Kosovës me performancë të shkëlqyer në Korenë e Jugut appeared first on Telegrafi.

E dashura e re e Cruz Beckham është dhjetë vjet më e madhe se ai

E dashura e re e Cruz Beckham është dhjetë vjet më e madhe se ai dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me nënën e tij, Victoria.

Cruz filloi një romancë me këngëtaren dhe kompozitoren braziliane, Jackie Apostel, e cila ka një ngjashmëri të çuditshme me të ëmën e këngëtarit.

Djali më i vogël i Beckham (19-vjeçar) besohet se ishte në lidhje me Jackie që nga qershori, dhe ata u shfaqën të dashuruar në shfaqjen e Victoria’s në ‘Javën e Modës në Paris’.

Foto: Getty Images

Jackie dukej mahnitëse me një fustan elegant të bardhë saten me flokët e saj kafe të errët të tërhequr në një topuz. Cruz zgjodhi një kostum blu të hapur dhe një këmishë të bardhë për këtë event.

Pamja e saj të kujtonte një foto të Victorias me një fustan të ngjashëm saten.

Foto: Instagram

Brazilianja është pothuajse një dekadë më e madhe se Cruz, i cili në shkurt mbush 20 vjeç dhe muajin e ardhshëm do të festojë ditëlindjen e saj të 29-të.

Gjithashtu, Cruz, si i zgjedhuri i tij, po ndërton një karrierë si këngëtar, për të cilën është veçanërisht krenare nëna e tij, një ish-anëtare e grupit të muzikës pop, “Spice Girls”. /Telegrafi/

E dashura e re e Cruz

The post E dashura e re e Cruz Beckham është dhjetë vjet më e madhe se ai appeared first on Telegrafi.

Kiara me fjalë të mëdha për Luizin: I them do të bëjë gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli tashmë janë një nga çiftet më të dashura për publikun që u krijua në Big Brother VIP Albania 2.

Ata kanë kaluar shumë vështirësi së bashku, nisur me pjesëmarrjen në reality shou, ku edhe pati aludime nga më të ndryshmet.

Megjithatë, dyshja siç shihet e kanë menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme, meqë tani janë të martuar e me një vajzë.

 

Kiara e ftuar në “Pardon my French” ka folur për raportin me të duke shtuar se momentalisht është mjaft e lumtur.

“Jam shumë e lumtur goca me partnerin që kam në krah dhe jam e plotësuar nga të gjitha anët. Çdo gjë më plotëson. Çfarëdo lloj gjëje t’i kërkoj edhe në mes të natës çohet vetëm ti të jesh e lumtur thotë. Momentin që ti je e lumtur, jam edhe unë i lumtur. Kemi harmoni në familje”, u shpreh prezantuesja.

Moderatorja tutje tha: “Kështu që nga unë nuk do të mungoj asgjë. Unë i them Luizit bëj gjithçka për ty, dhe do ta bëj deri në ditën që do të mbyllim sytë”.

Vajza e tyre, Luna Mari, erdhi në jetë në fund të muajit prill. /Telegrafi/

The post Kiara me fjalë të mëdha për Luizin: I them do të bëjë gjithçka për ty, deri në ditën që do t’i mbyllim sytë appeared first on Telegrafi.

Beyonce thuhet se ka humbur miliona ndjekës në rrjete sociale për shkak të përfshirjes në rastin me Diddyn

Thashethemet që po qarkullojnë në rrjetet sociale pretendojnë se Beyonce humbi miliona ndjekës në Instagram brenda natës për shkak të lidhjeve të saj të dyshuara me Sean ‘Diddy’ Combs.

Thashethemet, të cilat u bënë virale në X, sugjeruan se rënia e supozuar ishte rezultat i lidhjes së saj dhe bashkëshortit të saj Jay-Z me problemet ligjore të Diddy dhe vdekjen e Aaliyah.
Megjithatë, këto nuk janë vërtetuar.

Sipas Social Blade, një faqe interneti që analizon rrjetet sociale, numri i ndjekësve të Beyonce ka rënë gradualisht që nga marsi 2024, jo brenda natës siç sugjerojnë thashethemet.

Foto: Instagram

Në fakt, më 27 shtator, Beyonce fitoi 56,151 ndjekës, në kundërshtim me raportimet për një rënie të papritur prej katër milionë.

Një përdorues i X fillimisht nxiti thashethemet me një postim në Twitter duke pretenduar, “Beyonce e ka gjetur veten në qendër të një polemike të madhe ditët e fundit pas një humbje masive të ndjekësve”, duke e lidhur atë me skandalin Diddy.

Pavarësisht se nuk ka humbur ndjekësit, pjesa e saj e komenteve në Instagram është përmbytur me mesazhe që lidhen me raportin me Diddyn.

Megjithëse numri i ndjekësve të Beyonce ka rënë gradualisht që nga fillimi i vitit 2024, nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimin se kjo lidhet me Diddyn, i cili aktualisht po mbahet pa lirim me kusht me akuzën e trafikimit. /Telegrafi/

Beyonce, Diddy dhe Jay Z

The post Beyonce thuhet se ka humbur miliona ndjekës në rrjete sociale për shkak të përfshirjes në rastin me Diddyn appeared first on Telegrafi.

Gruaja i kërkon futbollistit Kyle Walker 18 milionë euro për t’i dhënë një shans të dytë

Gruaja e Kyle Walker, Annie Kilner, raportohet se po kërkon 18 milionë euro për të shqyrtuar pajtimin me futbollistin.

32-vjeçarja thuhet se po kërkon rreth gjysmën e pasurisë prej 30 milionë euro të Walker pas lidhjes së tij me influencuesen, Lauryn Goodman.

Lojtari i Manchester Cityt dhe Anglisë, i cili ndan katër fëmijë me Kilner, ka në fshehtësi edhe dy fëmijë me Goodman.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Kilner thuhet se ka kërkuar këshilla ligjore paraprake në lidhje me një divorc të mundshëm dhe është informuar se ajo do të kishte të drejtën për gjysmën e pasurisë së Walker.

“Është një shfaqje për momentin. Kyle dhe Annie po debatojnë pothuajse për gjithçka”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo i ka thënë se do të mendojë për të dhënë një tjetër shans vetëm nëse ai i jep asaj gjysmën e parave të tij fillimisht”.

“I është thënë se ka të drejtë në gjysmën e pasurisë së tij nëse ndahen – dhe nuk dëshiron që një qindarkë tjetër nga pjesa e saj t’i shkojë Lauryn”, thotë tutje burimi.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Një burim tregoi se çifti është konsultuar me avokatët për arritjen e një marrëveshjeje financiare.

Ylli i futbollit është i gatshëm po ashtu që Kilner të marrë paratë për t’i ofruar siguri financiare fëmijëve të tyre.

Kyle Walker dhe Annie Kilner

Burimi shtoi se ka qenë një kohë e vështirë për Kilner, e cila po mendon divorcin mes dyshimeve se martesa e tyre mund të shpëtohet. /Telegrafi/

The post Gruaja i kërkon futbollistit Kyle Walker 18 milionë euro për t’i dhënë një shans të dytë appeared first on Telegrafi.

Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova duket se po vjen më shpejt se që po prisni.

Producentja Olsa Muhameti së fundmi në një intervistë për “SOL” ka dhënë më shumë detaje rreth këtij formati.

E njëjta thekson se tashmë është gati gjithçka, kasti është mbyllur dhe se të gjithë janë të kënaqur me të.

Foto: Screenshot/YouTube

Mes tjerash, autorja e “Përputhen” njofton se ky sezon do të fillojë në javën e parë të tetorit.

“Kasti është mbyllur dhe është fantastik. Të gjithë jemi të kënaqur me kastin. Edhe pak jemi gati të dhurojmë spektakël siç Big-u i Kosovës bën gjithmonë. Ajo që është e sigurt se do të fillojmë në fillim të tetorit. Më herët se që ka nisur vitin e shkuar”, u shpreh ajo.

Muhameti tutje shtoi: “Kështu që i gjithë publiku të bëhet gati për të filluar këtë eksperiencë fantastike si për ne që e bëjmë si produksion, si për ata banorët që do të jenë brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës por edhe më gjerë, por edhe publiku, i cili do të jetë aty për të gjykuar për të reflektuar, për të votuar etj”.

U zbulua gjithashtu se Alaudin Hamiti do të jetë edhe sivjet në moderim të reality shou-t. /Telegrafi/

The post Kur fillon Big Brother VIP Kosova 3? Dalin detajet e reja appeared first on Telegrafi.

Vlera neto e Jamie Foxx: Sa para ka fituar aktori në karrierën e tij?

Jamie Foxx, i lindur Eric Marlon Bishop më 13 dhjetor 1967, në Terrell, Teksas, ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, përfshirë komedinë, aktrimin dhe muzikën.

Talentet e tij të gjithanshme e kanë bërë atë një emër të njohur dhe suksesi i tij reflektohet në vlerën mbresëlënëse neto.

Sa është vlera neto e Jamie Foxx?

Pasuria e aktorit të famshëm ndryshon, por raportohet të jetë mes 150 milionë euro.

Foxx e ka akumuluar këtë pasuri përmes karrierës së tij të shumanshme, e cila përfshin role të spikatura në filma, albume të suksesshme dhe prodhimin e shfaqjeve televizive.

Kjo erdhi në fund të viteve 1990 kur ai luajti në “The Jamie Foxx Show”, një seri që u transmetua nga viti 1996 deri në 2001, duke shfaqur këngët e tij komike dhe duke i fituar atij njohje të gjerë.

Karriera filmike e Foxx gjithashtu mori hov në fund të viteve 1990, me një rol të dukshëm në “Any Given Sunday” së bashku me Al Pacino dhe Cameron Diaz.

Megjithatë, portretizimi i tij i muzikantit legjendar Ray Charles në filmin biografik “Ray” të vitit 2004 mbetet performanca e tij më ikonike.

Roli i dha atij një çmim ‘Oscar’, duke forcuar statusin e tij si një nga aktorët kryesorë të Hollivudit.

Kontributet e Foxx në muzikë kanë qenë po aq domethënëse, me bashkëpunime së bashku me artistë të mëdhenj si Kanye West dhe Drake, dhe albumet e tij shpesh renditen në listat R&B dhe hip-hop.

Përveç përpjekjeve të tij në ekran dhe muzikore, Foxx ka bërë investime të zgjuara në pasuri të paluajtshme.

Ai zotëron një pronë të madhe në Hidden Valley, Kaliforni dhe jo vetëm kaq. /Telegrafi/

Jamie Foxx

The post Vlera neto e Jamie Foxx: Sa para ka fituar aktori në karrierën e tij? appeared first on Telegrafi.

Penelope Cruz dhe Johnny Depp ribashkohen në Spanjë: miqësia e tyre ka zgjatur për më shumë se 20 vjet

Penelope Cruz dhe Johnny Depp janë miq për më shumë se 20 vjet.

Dyshja u takuan në xhirimet e filmit “Blow” në 2000, dhe tre vjet më vonë ata punuan përsëri së bashku në filmin “Pirates of the Caribbean”.

Që atëherë, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë miq të mirë, aq sa në vitin 2010 aktori i “Edward Scissorhands” i huazoi ishullin e tij privat në Bahamas aktores madrilene dhe Javier Bardem, në mënyrë që ata të festonin martesën e tyre në privatësi.

Johnny Depp dhe Penelope Cruz

Penelope dhe Johnny janë parë sërish këto ditë kur morën pjesë në Festivalin e Filmit në San Sebastian; në rastin e regjisorit të prezantojë “Modi: Three Days on the Wing of Madness”, filmin e tij të ri dhe në rastin e kësaj të fundit për të mbështetur bashkëshortin e saj, Javier Bardem.

Për të përjetësuar ribashkimin e tyre, ylli spanjoll hollivudian ka fotografuar veten me Depp dhe ka ndarë imazhin.

Një miqësi si e tyre është e rrallë në kohën e tanishme. /Telegrafi/

Johnny Depp dhe Penelope dikur

The post Penelope Cruz dhe Johnny Depp ribashkohen në Spanjë: miqësia e tyre ka zgjatur për më shumë se 20 vjet appeared first on Telegrafi.

Johnny Depp rrëfen se nuk do ta harrojë kurrë traumën e shkaktuar nga Amber Heard

Johnny Depp ringjalli sherrin e tij me Amber Heard duke thënë se ai kurrë nuk do ta harrojë atë që kaloi me të pas betejës ligjore të profilit të lartë dhe shumë publike të çiftit pas akuzave për abuzim përmes marrëdhënies së tyre, e cila filloi rreth vitit 2012.

Çifti u martua në vitin 2015, por gjërat u përkeqësuan dhe në 2017, Heard paraqiti kërkesë për divorc, si dhe një urdhër të përkohshëm ndalimi kundër yllit të “Pirates of the Caribbean”.

Më pas gjërat u qetësuan deri në vitin 2019, kur ai paditi aktoren e “Aquaman” në lidhje me një shkrim që ajo shkroi në 2018, ku ajo zgjeroi pretendimet e saj për abuzim, duke nisur çështjen e tyre Depp kundër Heard të vitit 2022 në Gjykatën e Qarkut Fairfax.

Johnny Depp dhe Amber Heard

Në fund, gjykata vendosi që Heard ishte përgjegjës për tre akuza shpifjeje dhe duhej të paguante 10 milionë euro ndërsa Depp ishte përgjegjës për një nga tre dhe duhej të paguante 2 milionë euro.

“Secili ka historinë e tij”, i tha Depp shtypit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian.

“Sigurisht, mund të themi se kam kaluar nëpër një sërë gjërash aty-këtu. Por, e dini, jam mirë”.

“Mendoj se ne të gjithë kemi kaluar nëpër një sërë gjërash, në fund të fundit. Ndoshta e jotja nuk ishte … nuk u kthye në një telenovelë, televizive, në fakt”.

“Por ne të gjithë përjetojmë dhe kalojmë nëpër atë që kalojmë. Dhe ato gjëra që ne jemi në gjendje t’i jetojmë, kujtojmë dhe përdorim. Ju kurrë nuk i harroni ato”, tha mes tjerash ylli i famshëm. /Telegrafi/

The post Johnny Depp rrëfen se nuk do ta harrojë kurrë traumën e shkaktuar nga Amber Heard appeared first on Telegrafi.

Lotina Haziri uron Mozzikun për ditëlindje: Ty do t’i falja sërish të gjitha

Ditën e sotme (e diel) rap-artisti i njohur, Mozzik, feston ditëlindjen.

I lindur më 29 shtator të vitit 1995 në Ferizaj, ai ka mbushur plot 29 vite jetë.

Me këtë rast këngëtari mori urime e dedikime të shumta dhe një i tillë nuk mungoi nga partnerja e tij, Lotina Haziri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Bukuroshja nga Gjilani i ka bërë një urim emocionues duke zgjedhur fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen ma mozi. Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i fal krejt prapë. Të dua”, ka shkruar ajo.

Prezantuesja gjithashtu i ka bashkangjitur fotografi e video nga surpriza e veçantë që i ka bërë.

Të njëjtit vlen të ceket se janë bashkë që disa muaj, ndonëse flirtimet kishin nisur vitë më parë. /Telegrafi/

The post Lotina Haziri uron Mozzikun për ditëlindje: Ty do t’i falja sërish të gjitha appeared first on Telegrafi.

Arsyeja që aktori Jonah Hill u pagua 55 mijë euro për rolin në “Wolf of Wall Street”

Nuk është sekret që yjet e mëdhenj në Hollywood paguhen tejet shumë për rolet e tyre.

Por kur Jonah Hill mori një rol në “The Wolf of Wall Street”, ai mori më pak në krahasim me të tjerët.

Pavarësisht se aktori fitoi një nominim për ‘Oscar’ për performancën e tij, ai u pagua vetëm 55 mijë euro për t’u shfaqur në filmin ikonik.

Jonah Hill

Dhe ka potencial që mund të ketë qenë shumë më i lartë – siç mund të prisni.

Edhe pse, sipas standardeve të Hill-it, ai mund të ishte edhe më i ulët dhe ishte ulur në atë pikë vetëm për një arsye ligjore.

Dhe dua të them, paga minimale për aktorët është ende shumë më e madhe se ajo që bëjnë shumica prej nesh, por gjithsesi.

“Ata më dhanë shumën më të ulët të mundshme të parave, kjo ishte oferta e tyre”, tha Hill.

Jonah Hill

“Unë thashë: Do të firmos letrën sonte. Më dërgo letrat sonte”. Unë dua t’i nënshkruaj sonte para se të ndryshojnë mendje, thashë se dua t’i nënshkruaj para se të fle sonte, në mënyrë që ata ligjërisht të mos ndryshojnë mendje”.

“Unë dua të fitoj para për të paguar qiranë time dhe shpresoj të kem një familje një ditë dhe të kem fëmijë dhe gjëra të tjera”, theksoi mes tjerash ylli i Hollywoodit. /Telegrafi/

Jonah Hill

The post Arsyeja që aktori Jonah Hill u pagua 55 mijë euro për rolin në “Wolf of Wall Street” appeared first on Telegrafi.

Kiara Tito për eksperiencën në Big Brother VIP: Ka qenë e vështirë, por do e bëja sërish

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, po rikthehet së shpejti me program të ri.

Ajo do të jetë sërish më pranë fansave, ndonëse bëri një pauzë për shkak të shtatzënisë.

E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, prezantuesja ka folur edhe për periudhën në Big Brother VIP Albania 2.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në finalen e Big Brother VIP Albania 2 (Foto: Kiara Tito/Instagram)

E njëjta theksoi se ka qenë e vështirë për të pasi u përball me gjëra të ndryshme, përfshirë këtu edhe lidhjen me Luiz Ejllin.

Megjithatë, ajo i tejkaloi të gjitha dhe tani është e martuar me artistin shkodran e kanë bashkë një vajzë.

Sidoqoftë, bukuroshja nga Lushnja theksoi se do e përjetonte sërish si eksperiencë.

“I uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha. /Telegrafi/

The post Kiara Tito për eksperiencën në Big Brother VIP: Ka qenë e vështirë, por do e bëja sërish appeared first on Telegrafi.

Ngjarjet e fundit me Diddyn – marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Disa burime i janë përgjigjur thashethemeve se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis po shkojnë drejt një ndarjeje.

Pëshpëritjet se çifti prej shumë vitesh u ndanë u morën pasi Sean “Diddy” Combs u arrestua këtë muaj mes akuzave të rënda për trafikim.

Pas arrestimit të tij, fotot e Ashton me reperin u rishfaqën, duke shkaktuar një fluks pyetjesh për marrëdhënien e aktorit me Milan.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Tani, dy persona të brendshëm po hedhin dritë mbi statusin e marrëdhënies së tyre dhe lidhjen e Ashton me Diddy.

“Kjo është absolutisht qesharake dhe e rreme”, i tha një burim revistës People për çdo ndarje të mundshme.

Një burim i dytë theksoi se lidhja e Ashton me Diddy nuk ekzistonte.

“Ashton nuk ka asnjë përfshirje në asnjë nga këto. Ai nuk bën pjesë në këtë bisedë për Diddy. Ashton e ka parë Diddy-n vetëm në një pjesë të vogël të ngjarjeve sociale dhe biznesore, të cilat të gjitha janë dokumentuar nga media”, thanë ata.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Mila dhe Ashton shkëmbyen betimet në vitin 2015 dhe janë prindër të dy fëmijëve – një vajze nëntëvjeçare të quajtur Wyatt dhe një djali shtatëvjeçar të quajtur Dimitri. /Telegrafi/

The post Ngjarjet e fundit me Diddyn – marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë? appeared first on Telegrafi.

❌