Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë

✇Albeu
By: V K

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Presidencë, në një takim të panjoftuar më parë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Vizita e Spiropalit në Presidencë, vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar. Nga raportimet mësohet se në qendër të takimit mund të jenë zhvillimet politike në vend, veçanërisht pas tensioneve dhe përplasjeve që janë krijuar në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj mes deputetëve opozitarë.

Takimi vjen 4 ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet pasditen e së hënës, dhe sikundër është paralajmëruar mund të ketë edhe bllokime rrugësh, në kuadër të asaj që konsiderohet si mosbindje civile.

Dhe gjithashtu mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit, mund të diskutohet edhe data se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Një mundësi është që zgjedhjet të mbahen të dielën e parë të muajit maj, por data zyrtare do të caktohet nga Presidenti me një dekret, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

The post Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

❌