Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League: 52 gola në 16 sfidat debutuese

Conference League nis rrugëtimin e ri me një lumë golash në 16 ndeshjet e para të kompeticionit: 52 gola të shënuar me suksesin më të thellë të arritur nga Cercle Brugge. Fitore bindëse të Chelsea, Fiorentina e Omonia, që e rreshtojnë veten mes favoritëve.

Në Stamford Bridge, Enzo Maresca nxorri në fushë ekipin e dytë të Chelsea e megjithatë supremacia e Blues ishte evidente. 4-2 përfundoi në Londër, me anglezët që nuk e vunë asnjëherë ndeshjen kundër Gent në diskutim. Veiga zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12′, ndërsa Neto bëri 2-0 sapo skuadrat dolën nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë. Belgët provuan të futen në lojë dhe u duk se mund ta bënin, kur Watanabe ngushtoi diferencën në minutën e 50′. Sidoqoftë, Chelsea u përgjigj me Nkunku në të 63′ dhe Dewsbury-Hall shtatë minuta më vonë, duke vënë në kasafortë rezultatin. Gandelman shënoi shumë vonë golin e 4-2 për të shpresuar për një rikthim.

Conference League nis mirë për finalisten e dy edicioneve të fundit, Fiorentina. Në Franchi, Viola mposhti skuadrën uellsiane The Neë Saints 2-0. Ndeshja ishte me sens unik, por përfundoi vetëm në pjesën e dytë ku djemtë e teknikut Palladino mbyllën lojën brenda tre minutave. Në minutën e 65′ Adli shënoi golin e tij të parë me fanellën e re me një goditje me të majtën. Pastaj Kean dyfishoi epërsinë nga afërsia. Portieri Roberts me 5 pritje i shpëtoi miqtë nga një pasiv shumë më i rëndë. Dëmtimi në gju i Mandragorës në fund të pjesës së parë ishte e vetmja notë negative.

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Dragao, United barazon me 10 lojtarë: një penallti fundos Romën në Elfsborg

League Stage Conference League

Cercle Brugge 6-2 St. Gallen
Dinamo Minsk 1-2 Hearts
FC Astana 1-0 TSC Backa Topola
FC Heidenheim 2-1 Olimpija Ljubljana
FC Noah 2-0 Mlada Boleslav
Legia Warszawa 1-0 Real Betis
Molde 3-0 Larne
Omonia Nicosia 4-0 Vikingur Reykjavik
Borac Banja Luka 1-1 Panathinaikos
Chelsea 4-2 Gent
CS Petrocub 1-4 Pafos FC
FC Copenhagen 1-2 Jagiellonia Bialystok
Fiorentina 2-0 TNS
LASK 2-2 Djurgaarden
Lugano 3-0 HJK Helsinki
Shamrock Rovers 1-1 APOEL Nicosia

The post Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League: 52 gola në 16 sfidat debutuese appeared first on Lapsi.al.

Liga e Konferencës/ 25 gola në 8 ndeshje, festojnë 3 futbollistë shqiptarë!

Janë mbyllur 8 ndeshjet e para të Conference League, sfida të cilat startuan në orën 18:45 dhe u shënuan plot 25 gola. Interesant është fakti se në fushën e lojës zbritën 3 futbollistë shqiptarë, të cilët arritën të festonin me triumf. Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, i cili u aktivizua titullar, në duelin që Astana […]

The post Liga e Konferencës/ 25 gola në 8 ndeshje, festojnë 3 futbollistë shqiptarë! appeared first on BoldNews.al.

Conference League/ Legia e Çelhakës triumfon ndaj Real Betis, tre shqiptarë sigurojnë fitore evropiane

Pas përfundimit të xhiros së dytë të fazës së parë të Champions League dhe Europa League këtë të enjteje kanë nisur edhe sfidat e xhiros së dytë të fazës së parë të UEFA Conference League.

Plot 16 skuadra zbritën në fushën e blertë, me 8 sfidat e pasdites që prodhuan plot 25 gola, teksa interesant është fakti se në fushën e lojës zbritën 3 futbollistë shqiptarë, të cilët arritën të festonin me triumf.

Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, i cili u aktivizua titullar, në duelin që Astana fitoi ndaj serbëve të TSC me rezultatin 1-0, ndërkohë që nga stoli u aktivizua edhe Jurgen Celhaka, i cili u fut në minutën e 74-t, në triumfin 1-0 të Legias Warsaw ndaj spanjollëve të Real Betis, si dhe Erald Çinari, që është pjesë e armenëve të Noah, me sulmuesin shkodran u inkuadrua në minutën e 69’-të, në duelin ndaj Mlada Boleslav, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-0.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Heidenheim fitoi 2-1 ndaj Olimpia Ljubjana, Cercle Brugge siguroi triumfin tenistik 6-2 ndaj St.Gallen, Hearts mundën 2-1 Dinamo Minsk, ndërsa Molde e Omonia fituan respektivisht 3-0 e 4-0, ndaj Larne e Vikingur. /i.m /abcnews.al

❌