Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Conference League/ Legia e Çelhakës triumfon ndaj Real Betis, tre shqiptarë sigurojnë fitore evropiane

Pas përfundimit të xhiros së dytë të fazës së parë të Champions League dhe Europa League këtë të enjteje kanë nisur edhe sfidat e xhiros së dytë të fazës së parë të UEFA Conference League.

Plot 16 skuadra zbritën në fushën e blertë, me 8 sfidat e pasdites që prodhuan plot 25 gola, teksa interesant është fakti se në fushën e lojës zbritën 3 futbollistë shqiptarë, të cilët arritën të festonin me triumf.

Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, i cili u aktivizua titullar, në duelin që Astana fitoi ndaj serbëve të TSC me rezultatin 1-0, ndërkohë që nga stoli u aktivizua edhe Jurgen Celhaka, i cili u fut në minutën e 74-t, në triumfin 1-0 të Legias Warsaw ndaj spanjollëve të Real Betis, si dhe Erald Çinari, që është pjesë e armenëve të Noah, me sulmuesin shkodran u inkuadrua në minutën e 69’-të, në duelin ndaj Mlada Boleslav, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-0.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Heidenheim fitoi 2-1 ndaj Olimpia Ljubjana, Cercle Brugge siguroi triumfin tenistik 6-2 ndaj St.Gallen, Hearts mundën 2-1 Dinamo Minsk, ndërsa Molde e Omonia fituan respektivisht 3-0 e 4-0, ndaj Larne e Vikingur. /i.m /abcnews.al

❌