Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Joaquin Phoenix nxit aludimet se është martuar me aktoren

Joaquin Phoenix ka nxitur së fundmi aludimet se ai mund të jetë i martuar me partnerenn e tij prej kohësh, Rooney Mara.

Gjithçka nisi pasi Phoenix, 49 vjeç, iu referua Marës si “gruaja” e tij gjatë një interviste të fundit në podcast. Duke u shfaqur në podcastin “Talk Easy with Sam Fragoso”, Phoenix përmendi rastësisht “gruan” e tij ndërsa diskutoi se si e shkroi fjalimin e tij për pranimin e Oscars 2020, duke vënë në dukje: “E shkrova me ndihmën e mamasë dhe gruas sime”.

Ndonëse më vonë ai iu referua aktores me emër, ai u përmbajt nga sqarimi i drejtpërdrejtë i statusit të marrëdhënies së tyre, duke i lënë fansat të pyesin nëse çifti, i njohur për natyrën e tyre private,ishin martuar fshehurazi.

Phoenix dhe Mara janë bashkë prej disa vitesh dhe u fejuan në vitin 2019, por ata gjithmonë kanë mbajtur një profil të ulët në publik. Paraqitjet e tyre në tapetin e kuq janë të rralla dhe zakonisht shmangin diskutimin e marrëdhënies së tyre në intervista.

Duke i shtuar akoma më shumë ​​spekulimet, Rooney u pa duke marrë pjesë në premierën e filmit të fundit të Joaquin, “Joker: Folie à Deux”, në fillim të kësaj jave. Ndonëse aktorja ka pozuar e vetme në tapetin e kuq, në dorën e saj të majtë është vënë re një unazë.

The post Joaquin Phoenix nxit aludimet se është martuar me aktoren appeared first on Lapsi.al.

❌