Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës

✇Albeu
By: V K

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Kuvendi është vënë në lëvizje pas vendimit të 24 shtatorit marrë nga Kushtetuesja, ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Mandati i Elsa Toskës u deklarua i mbaruar përpara afatit, me kolegët e saj që e kanë vlerësuan dorëheqjen nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetues.

Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese, ka në trupën e saj vetëm 8 nga 9 anëtarë që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.

The post Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës appeared first on Albeu.com.

Kuvendi hap aplikimet, shpallet vakanca në Gjykatën Kushtetuese

Parlamenti ka shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Këtë të martë janë hapur aplikimet për vendin vakant. Afati i aplikimeve është deri në datën 28 tetor 2024. Kujtojmë se Elsa Toska dha dorëheqjen rreth dy javë më parë, për arsye që nuk u bënë të ditura. Këtë post ajo e mbante që prej nëntorit të 2019-ës.

The post Kuvendi hap aplikimet, shpallet vakanca në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

❌